18 mijë euro gjobë për “Albpetrol” - Neglizhencë në sigurinë e të dhënave, lë “zbuluar” subjektet

Shoqëria “Albpetrol sh.a” është gjobitur me 2.1 milionë lekë apo 18 mijë euro gjobë për shkak të abuzimit dhe neglizhencës për garantimin e sigurisë së të dhënave personale që përpunon, ku përfshihen një numë ri lartë subjektesh. Vendimi është marrë nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ku detajohen edhe shkeljet e gjetura në këtë shoqëri.
Konkretisht në vendim thuhet se “kontrolluesi nuk ka marrë masa në lidhje me hartimin e rregullores “Për mbrojtjen, përpunimin, ruajtjen dhe sigurinë e të dhënave personale” në përputhje me veprimtarinë dhe proceset përpunuese që kryen.
Në këtë pikë, Zyra e Komisionerit vlerëson se, hartimi i kësaj rregulloreje, në të cilën të parashikohen rregulla dhe procedura organizative specifike mbi mënyrën e përpunimit të të dhënave personale (për çdo kategori subjektesh), sigurinë e të dhënave, konfidencialitetin, afatet e mbajtjes së të dhënave, nivelet e aksesit etj., konsiderohet një detyrim shumë i rëndësishëm sipas ligjit në fuqi, pasi shmang pasojat e rënda që mund të vijnë për subjektet e të dhënave.
Po ashtu, vendimi del në përfundimin se “kontrolluesi nuk ka ndërmarrë masa konkrete në kuadër të trajnimit të punonjësve që kanë akses dhe përpunojnë të dhëna personale lidhur me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale si dhe të plotësimit të detyrimeve në lidhje ngritjen, administrimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të menaxhimit së sigurisë së informacionit (SMSI)”.
Komisionerit vlerëson se, për shkak të cilësisë si subjekt përpunues i madh, si dhe për shkak të natyrës së veprimtarisë që ushtron, e cila kërkon masa të shtuara teknike dhe organizative për garantimin e sigurisë së të dhënave personale, Kontrolluesi, është i detyruar të krijojë, mirëmbajë dhe administrojë SMSI në përputhje me parashikimet e ligjeve në fuqi.
Shkelje të tjera lidhen me mos parashikimin e afateve konkrete kohore, mbi përcaktimin e kohës së ruajtjes së të dhënave personale për kategoritë e subjekteve të të dhënave si dhe mosinformimi i subjekteve të të dhënave personale në faqen online të internetit përme politikave të privatësisë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

BE, bonuse e përfitime për rritjen e lindshmërisë - Zero taksa, më shumë se 600 euro për familje dhe automjet dhuratë
Të gjitha vendet europiane kanë një nivel lindshmërie më të ulët se dy fëmijë për cdo grua. Dy qëndrimet kryesore për të mbështetur lindshmërinë janë shumë të......

Ulet sërish çmimi global i ushqimeve - Nëntori, muaji i tetë rradhazi që shënon rënie që nga marsi
Indeksi i çmimeve botërore të agjencisë së ushqimit të Kombeve të Bashkuara shënoi sërish rënie në muajin nëntor, e cila është e teta mujore radhazi që nga......

Rritet eficienca e energjisë në nivel global - Një nga arsyet kryesore, çmimet e larta të energjisë dhe kriza e naftës
Progresi global drejt eficiencës energjetike është përshpejtuar këtë vit si rezultat i çmimeve të larta të energjisë dhe ndërprerjeve të furnizimit me......

Debate për rregullat e bursës së energjisë - KESH do jetë shitës me prioritet, Spahiu: E paprecedentë, nuk ndodh në asnjë vend!
Shoqata Shqiptare e Furnizuesve të Energjisë Elektrike e konsideron si të paprecedentë caktimin e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare si shitës me......

Çmimet e naftës mund të ulen sërish - OPEC+ paralajmëron për reduktim të prodhimit
OPEC+ pritet të realizojë objektivin e tij për të reduktuar prodhimin e naftës me 2 milionë fuçi në ditë, në një vendim që do të konfirmohet të dielën në......

Resortet e skive në Austri, miliona euro shpenzime - Çmimi i lartë i energjisë “gjunjëzon” sektorin në prag sezoni
Në resortin e skive me famë botërore të Austrisë, në Kitzbuhel, bora artificiale po përdoret me shumicë për të krijuar idenë e nisjes së sezonit turistik......

Pse Bitcoin mund të arrijë në 10 mijë dollarë vitin e ardhshëm?!
Bitcoin mund të bjerë në 10,000 dollarë, një rënie prej më shumë se 40% nga çmimet aktuale, tha investitori veteran Mark Mobius. Bashkëthemeluesi i Mobius......

Zvogëlim varësie dhe marrja e situatës në dorë - Vendet e BE-së arrijnë një qëndrim të përbashkët për Aktin e Çipave
Ministrat evropianë miratuan një mandat për të nisur negociatat ndërinstitucionale mbi Aktin e Çipave gjatë takimit të Këshillit të Telekomit. Legjislacioni......