Hungaria kundërshton taksën minimale globale - Vendi takson shumë pak korporatat e mëdha të huaja

Hungaria këmbëngul në kundërshtimin e saj ndaj një norme minimale globale të taksës së korporatave. Vendimi u konfirmua nga kryeministri i vendit Viktor Orban, i cili përmendi shqetësimin për vendet e punës. Ai ka përdorur regjimin e taksave të ulëta për të tërhequr sa më shumë investime.
Taksa minimale është një prej dy marrëveshjeve të arritura një vit më parë mes 140 vendeve për të rishkruar rregullat e taksimit ndërkufitar për të pasur sa më të qartë se si kompanitë e mëdha të internetit mund të regjistrojnë fitime në vendet me taksa të ulëta.
Hungaria ka përdorur normën e saj të taksës së korporatës deri në 9% dhe subvencionet bujare të qeverisë për të tërhequr investime të mëdha nga pordhuesit gjermanë të automjeteve prodhuesit aziatikë të baterive për të forcuar ekonomijë e saj të orientuar kryesisht nga eksporti.
Kryeministri Orban e cilësoi vendimin për rritjen e taksave si një nismë që do të zhdukë vendet e punës, me dhjetëra mijëra të tilla. Ai theksoi se kjo nuk është një çështje globale por kombëtare.
Hungaria arsyeton qëndrimin e saj me faktin se miratimi i planit mund të ndihmojë ekonominë europiane. Por disa zyrtarë në BE sugjerojnë se Budapesti po e përdor kundërshtimin e tij si një mjet për të fituar akses në miliarda euro të fondit të mirëkëmbjes i cili aktualisht është bllokuar.
Komisioni europian miratoi këtë javë planin e rimëkëmbjes së Hugarisë pas pandemisë – me vlerë rreth 5.8 miliardë euro - por tha se vendi nuk do të merrte asnjë pagesë derisa të zbatojë reformat për të forcuar pavarësinë e gjyqësorit dhe për të luftuar korrupsionin.
Orban tha se ekonomia e Hungarisë, e goditur rëndë nga lufta në Ukrainën fqinje, mund të rritet me 1.5% vitin e ardhshëm, duke shtuar se qeveria e tij nacionaliste do të vazhdojë përpjekjet për të mbrojtur familjet nga rritja e kostove të energjisë në vitin 2023.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Gjysma e fermerëve skualifikohet nga financimi për grurin - Bilanci i fushatës/ 3100 aplikantë fitues, dominon Fieri dhe Korça
Më shumë se gjysma e fermerëve që kanë aplikuar për të të përfituar nga mbështetja e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural për mbjelljen e grurit, janë......

Cilat biznese marrin më shumë kredi? - Tregtia, ndërtimi dhe industria përpunuese, por në 5 vitet e fundit kanë ulur "dominimin"
Sipas shifrave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë, vihet re një rritje e huave të reja të disbursuara gjatë tetorit drejt bizneseve dhe korporatave......

18 mijë euro gjobë për “Albpetrol” - Neglizhencë në sigurinë e të dhënave, lë “zbuluar” subjektet
Shoqëria “Albpetrol sh.a” është gjobitur me 2.1 milionë lekë apo 18 mijë euro gjobë për shkak të abuzimit dhe neglizhencës për garantimin e sigurisë së të......

BE, bonuse e përfitime për rritjen e lindshmërisë - Zero taksa, më shumë se 600 euro për familje dhe automjet dhuratë
Të gjitha vendet europiane kanë një nivel lindshmërie më të ulët se dy fëmijë për cdo grua. Dy qëndrimet kryesore për të mbështetur lindshmërinë janë shumë të......

Ulet sërish çmimi global i ushqimeve - Nëntori, muaji i tetë rradhazi që shënon rënie që nga marsi
Indeksi i çmimeve botërore të agjencisë së ushqimit të Kombeve të Bashkuara shënoi sërish rënie në muajin nëntor, e cila është e teta mujore radhazi që nga......

Rritet eficienca e energjisë në nivel global - Një nga arsyet kryesore, çmimet e larta të energjisë dhe kriza e naftës
Progresi global drejt eficiencës energjetike është përshpejtuar këtë vit si rezultat i çmimeve të larta të energjisë dhe ndërprerjeve të furnizimit me......

Debate për rregullat e bursës së energjisë - KESH do jetë shitës me prioritet, Spahiu: E paprecedentë, nuk ndodh në asnjë vend!
Shoqata Shqiptare e Furnizuesve të Energjisë Elektrike e konsideron si të paprecedentë caktimin e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare si shitës me......

Çmimet e naftës mund të ulen sërish - OPEC+ paralajmëron për reduktim të prodhimit
OPEC+ pritet të realizojë objektivin e tij për të reduktuar prodhimin e naftës me 2 milionë fuçi në ditë, në një vendim që do të konfirmohet të dielën në......