Shqipëria Postuar më 12 Janar 2024, 15:06

Pensionet private, kufij striktë për shoqëritë administruese - Raportim të detyruar në AMF për mjaftueshmërinë e fondeve

Nga SCAN TV
Pensionet private, kufij striktë për shoqëritë administruese

Shoqëritë administruese të fondeve të pensioneve private do të jenë të detyruara të kenë një kapital minimal të vetin në fondin që administrojnë, ndërkohë që duhet ta shtojnë atë me rritjen e numrit të anëtarëve si dhe volumit të parave që ata derdhin në fonde. Me hyrjen në fuqi të Ligjit të ri për pensionet private në vitin e shkuar, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare po plotëson edhe kuadrin rregullator sa i përkesh shoqërive që administrojnë këto fonde. Autoriteti ka hedhur për konsultim publik rregulloren për mjaftueshmërinë e kapitalit të shoqërisë administruese, si dhe i formës, llogaritjes dhe shumës së fondeve të veta që duhet të ketë çdo kohë shoqëria administruese e fondeve të pensionit privat.

Sipas rregullores, fondet e veta të shoqërisë administruese të fondeve, në çdo kohë, duhet të jenë të paktën në vlerën 15,800,000  lekë, si edhe jo më pak se 1/4 e shpenzimeve fikse të shoqërisë administruese të llogaritura, bazuar në pasqyrat financiare të vitit paraardhës.

Kompanitë do të jenë të detyruara të rrisin përqindjen e tyre të kapitalit për ccdo rritje të numrit të anëtarëve të fondeve dhe shumave që ata derdhin.

Nëse totali i aktiveve nën administrim nga shoqëria, tejkalon shumën prej 31,6 miliardë lekë, vlera e fondeve të saj zmadhohet me 0.02 për qind të shtesës së vlerës së aktiveve nën administrim deri në maksimumin prej 1,3 miliardë lekësh.

Rregullorja përcakton që Shoqëria administruese është e detyruar të njoftojë menjëherë Autoritetin, nëse fondet e veta bien nën nivelin e kërkuar në Ligj.

Aktivet e vlefshme për llogaritjen e fondeve të veta të përcaktuara në rregullore përbëhen nga mjete monetare dhe depozita në banka të licencuara në Republikën e Shqipërisë, bono thesari e obligacione të Qeverisë Shqiptare, Tituj Borxhi të emetuara ose të garantuara nga qeveritë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian,  si dhe Tituj borxhi të emetuara dhe/ose të garantuara nga Banka Qendrore Evropiane, Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Botërore.

Lorenc Rabeta / SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 22 Gusht Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht duke rikuperuar pikë gjatë tërë kësaj periudhe teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 82.9 lekë dhe është......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 22 Gusht Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht duke rikuperuar pikë gjatë tërë kësaj periudhe teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 82.9 lekë dhe është......