Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin naftën me 2% - SHBA dhe Britania, sulme ushtarake ndaj Houthit në Jemen

Çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm, me mbi 2%, në sesionin e fundit të javës, për shkak të rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme. Shtetet e Bashkuara dhe Britania ndërmorrën disa sulme ushtarake kundër objektivave në zonat e kontrolluara nga Houthi në Jemen, për shkak të sulmeve ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq.
Nafta është rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Britania ndërmorrën disa sulme ushtarake kundër objektivave në zonat e kontrolluara nga Houthi në Jemen, ndërsa tensionet në Detin e Kuq rriten më tej. Nafta Brent e Londrës është rritur me mbi 2% në sesionin e sotëm dhe po tregtohet në rreth 79 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 74 dollarë për fuçi, në rritje me 2.4%.
“Këto sulme janë një mesazh i qartë se Shtetet e Bashkuara dhe partnerët nuk do të tolerojnë sulme ndaj personelit tonë dhe nuk do të lejojnë aktorët armiqësorë të rrezikojnë lirinë e lundrimit në një nga rrugët tregtare më kritike në botë”, tha Presidenti amerikan, Joe Biden, në një deklaratë të enjten në mbrëmje. Grupi Houthi ka sulmuar anijet tregtare në Detin e Kuq, duke përfshirë ato nga SHBA-ja dhe Izraeli, si hakmarrje për luftën në Gaza që deri më tani ka vrarë rreth 23,000 njerëz në enklavën palestineze.
Kompanitë e mëdha të transportit detar ndaluan kalimin e rrugëve të Kanalit të Suezit dhe Detit të Kuq në fillim të dhjetorit, duke zgjedhur rrugën përmes Afrikës Jugore. Kjo rezultoi në udhëtime më të gjata dhe më të shtrenjta, të cilat rritën tarifat e transportit të mallrave në oqean. Në një fjalim televiziv të enjten, udhëheqësi i Huthit në Jemen, Abdul-Malik al-Houthi, u zotua se çdo sulm amerikan ndaj grupit nuk do të kalojë pa kundërpërgjigje. Në njoftimin e sulmeve të enjten, presidenti Biden u zotua se nuk do të hezitojë të mdërmarrë masa të mëtejshme për të mbrojtur popullin dhe rrjedhën e lirë të tregtisë ndërkombëtare.
SCAN
Sondazh

Leku e mbyll javën në qëndrueshmëri - Euro dhe dollari rriten lehtë përballë monedhës vendase
Java është mbyllur me ndryshime të vogla, në tregun e brendshëm valutor, me euron dhe dollarin që kanë realizuar fitime modeste në raport me lekun. Ndërkohë,......

Shpërblim në natyrë të shpronësuarve për interes publik - Aplikohet kur kompensimi është shumë i lartë, ose kur i shpronësuari s’ka banesë tjetër
Qeveria i ka hapur rrugë shpërblimit në natyrë të të prekurve nga shpronësimet për interes publik. Vendimi, i zbardhur nga Televizioni Scan, përcakton se këta......

Në Tetor nis në terren censi i bujqësisë - Detajet/ INSTAT do të përdorë teknologji moderne. Të dhëna të plota për sektorin
Pas Censit të popullsisë, INSTAT ka nisur fazën përgatitore për implementimin e Censit të Bujqësisë, i cili do të luajë rol vendimtar në përditësimin e......

KEK – Rama: 2023 viti me shifrën më të lartë të investimeve të huaja direkte / Ibrahimaj: Strukturë e posaçme, do të shërbejë si pikë takimi e sekretariateve teknike
Këshilli Ekonomik Kombëtar ka mbajtur mbledhjen e parë për këtë vit, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, i cili e sheh dialogun mes qeverisë dhe......

DOSSIER/Nga Tirana në Peshkopi e Korçë me aeroplan! Rast unik në Europë/Si udhëtonin shqiptarët në vitet'20
https://www.youtube.com/watch?v=TxTMfN1ENeg&t=17s Nga Kreshnik KUÇAJ/ SCAN Në vitin 1913, Përlindja e Shqipnis’, gazeta zyrtare e qeverisë së Ismail......

DPSHTRR: Rreth 1.1 milion shërbime me procedurë të lehtësuar -Ndikim i drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve
Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor (DPSHTRR), ka publikuar disa statistika për vitin 2023 mbi shërbimet me procedurë të lehtësuar. Sipas......

Rreth 556 milionë lekë për pronarët që preken nga ndërtimet e legalizuara - Këshilli i Ministrave vendos kompensim financiar në 14 zona kadastrale
Këshilli i Ministrave ka vendosur kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet e......

MEPJ: 20 marrëveshjeve të reja për sigurimet shoqërore gjatë 2024 – Në fokus edhe promovimi i eksporteve “Made in Albania”
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar mbi marrëveshjet që priten të nënshkruhen në vitin 2024 si pjesë e politikave të jashtme në diplomacinë......