Shpërblim në natyrë të shpronësuarve për interes publik - Aplikohet kur kompensimi është shumë i lartë, ose kur i shpronësuari s’ka banesë tjetër

Qeveria i ka hapur rrugë shpërblimit në natyrë të të prekurve nga shpronësimet për interes publik. Vendimi, i zbardhur nga Televizioni Scan, përcakton se këta të fundit mund të kompensohen me prona shtetërore në rastet kur është i vështirë apo i pamundur dëmshpërblimi financiar. Më specifikisht, kjo formë dëmshpërblimi, do të aplikohet në rastet kur vlera e shpronësimit është shumë e lartë në raport me vlerën e fondit buxhetor të shpronësimeve; si dhe në rastet kur prona që shpronësohet është njësi banimi, dhe pronarët nuk kanë njësi banimi tjetër në pronësi, kanë nevojë strehimi dhe atyre mund t’u sigurohet banesë nga banesat në pronësi të shtetit.
Më tej, vendimi përcakton se subjektet që shpronësohen për interes publik, shpërblehen në natyrë, së pari nëpërmjet shkëmbimit të pasurisë që u shpronësohet me një pasuri tjetër të paluajtshme, në pronësi të shtetit me të njëjtën vlerë me pasurinë që shpronësohet; dhe së dyti nëpërmjet kombinimit të formës së shpërblimit në vlerë financiare me shkëmbimin në natyrë të pasurisë.
Kërkesa për shpronësim me shpërblimin në natyrë paraqitet nga institucioni publik në favor të të cilit bëhet shpronësimi, dhe merret në shqyrtim nga Agjencia Shtetërore për Shpronësimet. Por shpërblimi në natyrë mund të kërkohet edhe nga vetë subjekti që preket nga shpronësimi për ineters publik, i cili i drejtohet me kërkes po ashtu Agjencisë Shtetërore për Shpronësim.
Subjekti kërkues mund të propozojë kompensimin nëpërmjet shpërblimit në natyrë për të gjithë ose për një pjesë të pronarëve, që preken nga projekti për të cilin po kryhet shpronësimi për interes publik.
Në çdo rast, pasuria e paluajtshme në pronësi të shtetit, që mund të përdoret si shpërblim në natyrë, duhet të jetë e lirë nga çdo lloj barre, konflikti gjyqësor apo pengesë tjetër ligjore. Po ashtu, vendimi përcakton se shpërblimi në natyrë realizohet vetëm pasi merret pëlqimi i subjektit që shpronësohet. Pëlqimi i subjektit që shpronësohet për të marrë shpërblimin në natyrë duhet të jetë unanim i të gjithë bashkëpronarëve, e konfirmuar nëpërmjet një akti noterial të nënshkruar nga të gjithë bashkëpronarët ose përfaqësuesit e tyre me prokurë, në të cilin përshkruhet në mënyrë të qartë e të saktë pasuria e paluajtshme në pronësi të shtetit, që do të përdoret si shpërblim në natyrë dhe pranimi i shpërblimit për shpronësimin për interes publik nëpërmjet shpërblimit në natyrë.
Gjithsesi, qeveria është kujdesur që të përjashtojë nga ky proces pronat shtetërore me vlera të larta. Nuk do përdoren përë këtë qëllim pasuritë e paluajtshme në pronësi të shtetit, që ndodhen në zonat bregdetare, zonat për zhvillimin e turizmit dhe pasuritë e tjera që ndalohen për t’u tjetërsuar, sipas legjislacionit në fuqi.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Në Tetor nis në terren censi i bujqësisë - Detajet/ INSTAT do të përdorë teknologji moderne. Të dhëna të plota për sektorin
Pas Censit të popullsisë, INSTAT ka nisur fazën përgatitore për implementimin e Censit të Bujqësisë, i cili do të luajë rol vendimtar në përditësimin e......

KEK – Rama: 2023 viti me shifrën më të lartë të investimeve të huaja direkte / Ibrahimaj: Strukturë e posaçme, do të shërbejë si pikë takimi e sekretariateve teknike
Këshilli Ekonomik Kombëtar ka mbajtur mbledhjen e parë për këtë vit, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, i cili e sheh dialogun mes qeverisë dhe......

DOSSIER/Nga Tirana në Peshkopi e Korçë me aeroplan! Rast unik në Europë/Si udhëtonin shqiptarët në vitet'20
https://www.youtube.com/watch?v=TxTMfN1ENeg&t=17s Nga Kreshnik KUÇAJ/ SCAN Në vitin 1913, Përlindja e Shqipnis’, gazeta zyrtare e qeverisë së Ismail......

DPSHTRR: Rreth 1.1 milion shërbime me procedurë të lehtësuar -Ndikim i drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve
Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor (DPSHTRR), ka publikuar disa statistika për vitin 2023 mbi shërbimet me procedurë të lehtësuar. Sipas......

Rreth 556 milionë lekë për pronarët që preken nga ndërtimet e legalizuara - Këshilli i Ministrave vendos kompensim financiar në 14 zona kadastrale
Këshilli i Ministrave ka vendosur kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet e......

MEPJ: 20 marrëveshjeve të reja për sigurimet shoqërore gjatë 2024 – Në fokus edhe promovimi i eksporteve “Made in Albania”
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar mbi marrëveshjet që priten të nënshkruhen në vitin 2024 si pjesë e politikave të jashtme në diplomacinë......

India, fuqi botërore në rritje - Vendi lë pas Kinën për t’u bërë ekonomia e tretë më e madhe në 2030
Disa muaj më parë, lajmi se popullsia e Indisë kishte tejkaluar atë të Kinës, bëri që disa ekonomistë dhe biznesmenë të flisnin për ‘shekullin indian’, pasi......

Plani i Irlandës për një shëndetësi publike të fortë - Qeveria po vijon me rekrutimin e stafit duke forcuar spitalet
Irlanda po kalon nga modeli amerikan i sigurimit në modelin britanik të mbulimit universal, një plan sa i shtrenjtë dhe i guximshëm, por vendi ka edhe para dhe......