India, fuqi botërore në rritje - Vendi lë pas Kinën për t’u bërë ekonomia e tretë më e madhe në 2030

Disa muaj më parë, lajmi se popullsia e Indisë kishte tejkaluar atë të Kinës, bëri që disa ekonomistë dhe biznesmenë të flisnin për ‘shekullin indian’, pasi ata e konsideronin këtë zhvillim si një përmbysje me rëndësi të madhe gjeopolitike.
Pa dyshim, zhvillimi parashikon rritje të mëtejshme spektakolare, falë edhe përbërjes së popullsisë së Indisë prej 1.4 miliardë banorësh, me 80% dërrmuese nën moshën 50 vjeç. Edhe nëse pritshmëria e një shekulli indian rezulton e ekzagjeruar, sigurisht që viti 2023 mund të quhet ‘viti i Indisë’, pasi shifrat e popullsisë së saj nuk ishin ndryshimi i vetëm i madh në ekonominë e pestë më të madhe në botë.
Transformimi i Indisë në një fuqi botërore në rritje u konfirmua në fund të gushtit nga zbarkimi i suksesshëm i anijes së saj në Hënë, duke e vënë atë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, duke rritur besimin e popullit indian dhe duke i dhënë atij një pozicion të paprecedentë midis superfuqive aktuale dhe të mëparshme, SHBA, Kina dhe ish-Bashkimi Sovjetik, të cilët natyrisht kishin shënuar të njëjtën arritje shumë më herët. Në të njëjtën kohë, rritja e saj përkon me ngadalësimin e Kinës, por edhe me tensionet gjeopolitike midis Pekinit dhe Uashingtonit, për këtë arsye ajo tërheq investitorë në mbarë botën. Në fund të fundit, ajo është e vetmja që mund të jetë një alternativë e besueshme për Kinën, pasi ka një fuqi punëtore dhe treg të brendshëm të krahasueshëm në madhësi me Kinën, qeveritë perëndimore e shohin atë si partnerin e tyre dhe qeveria Modi po përpiqet të krijojë një mjedis miqësor ndaj biznesit.
Ritmet e saj të rritjes tashmë po lënë pas gjigantin ekonomik të Azisë dhe ekonominë e dytë në botë, Kinën, e cila po ngadalësohet këtë vit, duke sfiduar pritshmëritë për një rimëkëmbje të shpejtë në vitin 2023.
Që nga fillimi i shekullit të 21-të, ekonomia indiane ka mesatarisht një normë rritjeje vjetore prej 6% deri në 7%, ndërsa Kina po përpiqet të përmbushë objektivin e saj prej 5%.
Shumë ekonomistë e konsiderojnë të mundshme që të regjistrojë një normë rritjeje afër 7%. FMN-ja madje parashikon që India të vazhdojë të rritet me ritme të larta për të paktën pesë vjet të tjerë, ndërkohë që të gjitha parashikimet konvergojnë në vlerësimin se në vitin 2050 ekonomia e saj do të jetë e njëjtë me atë të SHBA-së. Që nga viti i kaluar, ajo ka zhvendosur Britaninë dhe ka zënë vendin e saj si ekonomia e pestë më e madhe në planet. Goldman Sachs parashikoi kohët e fundit se vendi aziatik me rritje të shpejtë do të kapërcejë jo vetëm Japoninë dhe Gjermaninë, por edhe SHBA-në, ndërsa S&P Global dhe Morgan Stanley kishin parashikuar që India do të bëhej ekonomia e tretë më e madhe deri në vitin 2030. Tani Goldman Sachs vlerëson se India do të shfaqet si fuqia e dytë më e madhe ekonomike në botë deri në vitin 2075.
India arrin të tërheqë gjigantë biznesi si Apple, i cili në fillim të dhjetorit njoftoi se do të prodhonte të paktën 50 milionë iPhone në vit në Indi gjatë dy deri në tre vitet e ardhshme. Nëse gjithçka shkon sipas planit, atëherë India së shpejti do të zërë 25% të prodhimit global të iPhone.
Sondazh

Plani i Irlandës për një shëndetësi publike të fortë - Qeveria po vijon me rekrutimin e stafit duke forcuar spitalet
Irlanda po kalon nga modeli amerikan i sigurimit në modelin britanik të mbulimit universal, një plan sa i shtrenjtë dhe i guximshëm, por vendi ka edhe para dhe......

5.8 miliardë USD gjoba për fintech e kripto në 2023 - 4.3 miliardë vetëm për Binance, platforma më e madhe e shkëmbimeve
Gjoba më të larta se i gjithë sistemi financiar tradicional u vendosën vitin e kaluar për herë të parë ndaj kompanive të kriptomonedhave dhe fintechs në nivel......

Puna më e mirëpaguar në Kroaci - Rrobaqepësit dhe pastruesit, njerëzit që fitojnë më pak
Punonjësit më pak të paguar në Kroaci janë rrobaqepësit me pagë mesatare mujore 622 euro dhe pastruesit me 677 euro. Inxhinierët e rrjeteve elektronike......

Turistët anulojnë rezervimet në Malin e Zi - Shkak, mungesa e dëborës në Kolashin
Për shkak të mungesës së borës në Kolashin, rezervimet janë anuluar, pothuajse nuk ka vizitorë, edhe pse përgatitjet për sezonin kanë kohë që kanë......

Adea Pirdeni si Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin – Rama: Kërkohet një qasje e re ndaj administratës publike!
“Në këtë fazë të re zhvillimi të vendit dhe në kushtet kur Shqipëria po punon për kapitujt e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian, pasi sapo ka......

OECD publikon raportin e fundit mbi çmimet dhe inflacionin për 38 vendet e saja anëtare!
Inflacioni ra më tej në nëntor në 38 vendet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), sipas të dhënave të reja të publikuara nga......

Kush jep apartament me qira, të regjistrohet në QKB! - Cilat janë risitë që sjell projektligji i ri për turizmin?
Projektligji i ri për turizmin i miratuar në qeveri , sjell ndryshime të rëndësishme për sektorin, të cilat synojnë ti japin zgjidhje informalitetit të lartë,......

Kina teston trenin më të shpejtë në botë - Shpejtësia maksimale që mund të arrijë është 450 kilometra në orë
Kina ka njoftuar se këtë vit, do të përfundojë ndërtimin e prototipeve për të testuar trenin me shpejtësinë më të shpejtë në botë, mesatarisht 400 km në orë.......