Adea Pirdeni si Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin – Rama: Kërkohet një qasje e re ndaj administratës publike!
“Në këtë fazë të re zhvillimi të vendit dhe në kushtet kur Shqipëria po punon për kapitujt e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian, pasi sapo ka hedhur me sukses hapin e parë të tyre, kërkohet një qasje e re ndaj administratës publike, për të rritur krahas pagave konkurruese dhe cilësinë e burimeve tona njerëzore, duke adresuar të gjitha hallkat e procesit të funksionimit të saj, nga rekrutimi deri tek promovimi i nëpunësve; duke rishikuar me një sy më kërkues e me ekspertizë më të konsoliduar organizimin e institucioneve, strukturat e funksionet e tyre, proceset e punës e të ndërveprimit mes tyre; duke krijuar kushte më të mira e mekanizma të qëndrueshëm për motivimin e për trainimin e trupës sonë të Shërbimit Civil dhe me radhë…”, ka shkruar Kryeministri i Vendit Edi Rama, në platformën X.
Ai shton gjithashtu se “është e udhës që politikat antikorrupsion të qeverisë të harmonizohen më mirë mes institucioneve të ekzekutivit, me ekzigjencat e procesit sfidues të negociatave me BE për të gjitha institucionet e vendit, si edhe me vetë shoqërinë civile e sipërmarrjen.”
Rama shkruan se për ta nxitur këtë qasje të re dhe adresuar sfidat e mësipërme, ‘do t’i dërgoj Presidentit të Republikës propozimin për miratimin e një tjetër anëtari të ri të kabinetit qeveritar, si Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin’.
“Këtë detyrë do ta kryejë zonja Adea Pirdeni, e cila ka kryer tre vjetët e fundit rolin e zv.ministres së drejtësisë dhe ka spikatur me lidershipin e me profesionalizmin e saj në rolin e zv.kryenegociatores me Bashkimin Europian, si edhe në mbulimin e kapitullit madhor të Gjyqësorit e të Drejtave Themelore,” mbyllet mesazhi i Ramës.
E . S / SCAN
Sondazh

OECD publikon raportin e fundit mbi çmimet dhe inflacionin për 38 vendet e saja anëtare!
Inflacioni ra më tej në nëntor në 38 vendet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), sipas të dhënave të reja të publikuara nga......

Kush jep apartament me qira, të regjistrohet në QKB! - Cilat janë risitë që sjell projektligji i ri për turizmin?
Projektligji i ri për turizmin i miratuar në qeveri , sjell ndryshime të rëndësishme për sektorin, të cilat synojnë ti japin zgjidhje informalitetit të lartë,......

Kina teston trenin më të shpejtë në botë - Shpejtësia maksimale që mund të arrijë është 450 kilometra në orë
Kina ka njoftuar se këtë vit, do të përfundojë ndërtimin e prototipeve për të testuar trenin me shpejtësinë më të shpejtë në botë, mesatarisht 400 km në orë.......

Garancia për kontratat koncesionare - Projektligji i deputetit të PS: Të ndahet në 2 pjesë, lehtësohet barra për kompanitë
Deputeti i Partisë Socialiste Laert Duraj ka propozuar ndryshime në ligjin “Për koncesionet dhe partneritetin public-privat”, që kanë si qëllim ndryshimin e......

Euro gjen stabilitet në tregun e brendshëm - Dollari bie lehtë, por zvogëlohet marzhi i tregtimit me lekun
Euro po shfaqet e qëndrueshme edhe në sesionin e sotëm, në tregun e brendshëm valutor, pak a shumë në të njëjtat vlera të një dite më parë, ndërsa dollari......

Në “filtër” strukturat akomoduese në turizëm - Qeveria miraton ligjin, rregulla të reja për sektorin
Qeveria ka miratuar projektligjin e ri për turizmin, si një përgjigje ndaj ecurisë që ka pasur sektori, bumit të turistëve të regjistruar gjatë vitit që lamë......

Gjurma e re e hekurudhës Durrës-Prishtinë - Rama: Do të kalojë nga Shkodra e Gjakova. Ja stacionet në Shqipëri
Linja hekurudhore që do lidhë Shqipërinë me Kosovën parashikohet të ketë një gjurmë, që nis në Portin e ri të Durrësit në Porto Romano, vazhdon drejt Shkodrës,......

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?
Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30 modelesh. Hipermakina shumë e kërkuar është në......