Euro gjen stabilitet në tregun e brendshëm - Dollari bie lehtë, por zvogëlohet marzhi i tregtimit me lekun

Euro po shfaqet e qëndrueshme edhe në sesionin e sotëm, në tregun e brendshëm valutor, pak a shumë në të njëjtat vlera të një dite më parë, ndërsa dollari amerikan është dobësuar lehtë.
Sipas agjencisë së këmbimit valutor, Iliria 98, euro blihet me 103.5 dhe shitet me 104.3 lekë, dollari amerikan blihet me 94.1 dhe shitet me 95.1 lekë, franga blihet me 110.4 dhe shitet me 111.4 lekë, ndërsa paundi britanik blihet me 120 dhe shitet me 121 lekë.
Ulja e marzhit të tregtimit, ose diferencës mes çmimit të blerjes dhe shitjes së euros, tregon se nuk priten luhatshmëri dhe aktorët e këtij tregu nuk janë në panik.
Ndërkohë, në tregjet ndërkombëtare dollari amerikan po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, pasi tregtarët janë në pritje të të dhënave mbi inflacionin në SHBA, për të parë nëse bastet për 5 ulje të normave të interesit nga Rezerva Federale, gjatë këtij viti, janë të justifikuara.
Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 102.2. Dollari ra gjatë muajve të fundit të vitit 2023, pasi Rezerva Federale sinjalizoi se kishte përfunduar ciklin e rritjes së interesave.
Tregu pret se banka qendrore amerikane do ta ulë normën bazë të interesit me të paktën 140 pikë bazë, gjatë këtij viti, dhe ulja e parë mund të vijë në muajin mars. Euro po këmbehet në rreth 1.0980 dollarë, në rritje me rreth 0.1%, ndërsa paundi ka fituar 0.2% të vlerës dhe po tregtohet në rreth 1.2770 dollarë.
SCAN
Sondazh

Në “filtër” strukturat akomoduese në turizëm - Qeveria miraton ligjin, rregulla të reja për sektorin
Qeveria ka miratuar projektligjin e ri për turizmin, si një përgjigje ndaj ecurisë që ka pasur sektori, bumit të turistëve të regjistruar gjatë vitit që lamë......

Gjurma e re e hekurudhës Durrës-Prishtinë - Rama: Do të kalojë nga Shkodra e Gjakova. Ja stacionet në Shqipëri
Linja hekurudhore që do lidhë Shqipërinë me Kosovën parashikohet të ketë një gjurmë, që nis në Portin e ri të Durrësit në Porto Romano, vazhdon drejt Shkodrës,......

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?
Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30 modelesh. Hipermakina shumë e kërkuar është në......

Vendimet e Qeverisë – Mete: Ligj i ri mbi metodologjinë për shfrytëzimin e kapaciteteve nga operatorët turistikë
Ministri i Financave Ervin Mete ka folur për vendimet e reja mbas mbledhjes së qeverisë ku ka folur për ligjin e ri mbi sektorin e strukturave......

Vendimet e Qeverisë/ Hasani: 22 nëntori do të shpallet festë kombëtare!
Një tjetër vendim i marrë gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave ishte miratimi i një ndryshimi në ligjin “Për festat kombëtare dhe ditët......

Miratohet projektligji i ri për turizmin, Kumbaro: Pasqyrim më i mirë i rregullave të lojës!
Gjatë mbledhjes së radhës të Këshillit të Ministrave ditën e sotme një nga vendimet e njoftuara sot ishin dhe disa ndryshime në ligjin e turizmit. Ministrja......

Nafta, e qëndrueshme pranë 77 USD - Tensionet në Lindjen e Mesme zbehen nga rritja e rezervave në SHBA
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa tregjet po vlerësojnë tensionet në rritje në Lindjen e Mesme, përballë një rritje surprizë të......

12 milionë pagesa me para’ elektronike në 2023 - Shumat rekord, volumi i vlerave monetare të transferuara afro 800 milionë euro
Viti 2023 duket se do të shënojë një rekord të ri sa i përket pagesave me para elektronike. Janë kryer përmes këti sistemi thuajse 13 milionë pagesa, ndërkohë......