Miratohet projektligji i ri për turizmin, Kumbaro: Pasqyrim më i mirë i rregullave të lojës!

Gjatë mbledhjes së radhës të Këshillit të Ministrave ditën e sotme një nga vendimet e njoftuara sot ishin dhe disa ndryshime në ligjin e turizmit.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në deklaratën e saj pwr media u shpreh se “sot miratuam ndryshimin e një ligji të rëndësishëm për situatën ku ndodhet Shqipëria në sektorin e ekonomisë, ku turizmi ka qenë kryefjala dhe të gjitha parashikimet janë që do të jenë deri në 2030”.
“Ligji ekzistues i turizmit i vitit 2015 nuk i përgjigjej më realitetit dhe dinamikave të reja, ku duhet ta pranojmë se edhe sektori privat ka ecur në disa aspekte shumë më shpejt, më mirë dhe me ritëm më pozitiv. Por edhe vizoni qeverisë i këtij mandati është shumë i avancuar se ligji i 2015 ku realiteti në fushën e turizmit nuk ishte aspak ky që kemi sot”, tha Kumbaro.
Kjo bënte të nevojshme, vijoi ajo, edhe në konsultim me sektorin privat nevojën për ndryshime ligjore qoftë për realitetet e reja, që shfaqen në tregun e turizmit në sektorin privat, qoftë për kërkesat e reja që vijnë nga konsumatori konkretisht turistët, por edhe tregu që është pjesë e zinxhirit të sektorit të turizmit për të dhënë garanci më shumë për shërbime cilësore, gjë që gjen pasqyrim në amendimet që i kemi bërë ligjit, për kërkesat për të pasqyruar disa realitete të strukturave akomoduese, të cilat nuk ishin në ligjin ekzistues.
Ajo u shpreh gjithashtu se “kjo nga njëra anë pasqyron më mirë rregullat e lojës, por është një mekanizëm i nevojshëm edhe një formalizim të tregut të turizmit”.
“Rritja e kërkesës ka ecur më shpejt se oferta kështu që oferta turistike përgjigjet me formula të paformalizuara në dispozitën ligjore, gjë që e zgjidhim me kategoritë e reja të cilat i kemi parashikuar në ligjin që sapo miratuam sot. Ndërkohë për të ecur më shpejt dhe për t’i dhënë nxitje sektorit privat kemi ndërmarrë një sërë ndryshimesh të procedurave burokratike qoftë në raport me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencitë e Varësisë. Por paralelisht lehtësimi i procedurave shkon edhe me një kontroll të forcuar për të garantuar konkurrencë të ndershme, raport të ndershëm me tatimet në shtet dhe për të forcuar masat administrative disiplinore, aty ku këto rregulla shkelen”, tha ministrja.
SCAN
Sondazh

Nafta, e qëndrueshme pranë 77 USD - Tensionet në Lindjen e Mesme zbehen nga rritja e rezervave në SHBA
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa tregjet po vlerësojnë tensionet në rritje në Lindjen e Mesme, përballë një rritje surprizë të......

12 milionë pagesa me para’ elektronike në 2023 - Shumat rekord, volumi i vlerave monetare të transferuara afro 800 milionë euro
Viti 2023 duket se do të shënojë një rekord të ri sa i përket pagesave me para elektronike. Janë kryer përmes këti sistemi thuajse 13 milionë pagesa, ndërkohë......

Cilat shtete na “mbajnë” me verë? - 5 milionë litra vijnë nga importi. Treg edhe për vende si Zelanda e Re dhe Afrika!
Pavarësisht se Shqipëria është një vend me kultivarë autoktonë të rrushit, ku prodhimi i verës por rritet nga dita në ditë dhe kantinat kanë bërë investime......

Cila është pasaporta më e fuqishme në botë për vitin 2024? Gjashtë vende barazojnë për vendin e parë!
Gjashtë shtete kanë fituar titullin e pasaportave më të fuqishme në vitin 2024, ku të gjitha lejojnë udhëtimin pa viza në 194 nga 227 destinacione në total.......

Lira turke arrin në një nivel të ulët rekord kundrejt dollarit amerikan!
Lira turke arriti një rekord të ulët kundrejt dollarit amerikan të enjten, duke u tregtuar me 30.005 për dollarin pak para mesditës me orën lokale. Kjo shënon......

Rregullatorët në SHBA miratojnë ETF-të në bitcoin - Tregtimi fillon të enjten, parashikohen flukse hyrëse prej $100 MLD
Rregullatori i letrave me vlerë në SHBA miratoi të mërkurën miratoi të mërkurën fondet e para të tregtuara në shkëmbim (ETF) të listuara në SHBA, për të......

Rregullatorët amerikanë miratojnë ETF-të e para të bitcoin, një fitore për Wall Street!
SEC tha se u dha dritën jeshile 11 fondeve të tregtuara në këmbim (ETF) për bitcoin edhe pse u përball me një afat vetëm për një aplikim. Agjencia tha se kjo......

Instituti i Statistikave – Ja kur do të publikohen të dhënat e Censit të popullsisë dhe banesave 2023
Instituti i Statistikave nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare ka njoftuar mbi publikimin e të dhënave të Censit të popullsisë dhe banesave......