Cila është pasaporta më e fuqishme në botë për vitin 2024? Gjashtë vende barazojnë për vendin e parë!
Gjashtë shtete kanë fituar titullin e pasaportave më të fuqishme në vitin 2024, ku të gjitha lejojnë udhëtimin pa viza në 194 nga 227 destinacione në total. Katër shtete anëtare të BE-së tani ndajnë kurorën me Singaporin dhe Japoninë si pasaporta numër një në Indeksin tremujor të Pasaportave Henley. Ato janë: Spanja, Gjermania, Franca dhe Italia.
Dy vendet aziatike kanë dominuar indeksin në pesë vitet e fundit. Në vendin e dytë janë vende si Koreja e Jugut, Finlanda dhe Suedia me akses pa viza në 193 destinacione. Danimarka, Irlanda, Holanda dhe Austria dolën në vendin e tretë. Mbretëria e Bashkuar është ngritur me dy gradë në vendin e katërt. Australia dhe Zelanda e Re zuri vendin e gjashtë, ndërsa SHBA ruan vendin e 7-të, sipas renditjes së Henley.
Renditja globale e pasaportave 19-vjeçare u krye në bazë të të dhënave të ofruara nga Autoriteti Ndërkombëtar i Transportit Ajror, ose IATA, i cili rendit pasaportat botërore bazuar në numrin e destinacioneve që zotëruesit e tyre mund të kenë akses pa vizë paraprake.
Pasaportat më të fuqishme në botë:
Renditja - Shteti - Numri i destinacioneve pa viza
Tendenca e përgjithshme e treguar në renditje ka qenë drejt më shumë lirisë së udhëtimit, me numrin mesatar të destinacioneve që udhëtarët mund të kenë akses pa viza pothuajse dyfishuar nga 58 në 2006 në 111 në 2024.
Hendeku global i lëvizshmërisë midis atyre në krye dhe në fund të indeksit është bërë më i gjerë se kurrë. Së pari, pasaportat e renditura më lart lejojnë udhëtimin në 166 destinacione të tjera pa vizë në krahasim me Afganistanin, i cili ka akses në vetëm 28 vende dhe është i fundit në renditje.
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë qenë “alpinistët më të mëdhenj” të indeksit gjatë dekadës së fundit, duke u kapërcyer nga vendi i 55-të në 2014-ën në pozitën e 11-të, thuhet në raport.
Përmirësime të tjera të dukshme në lëvizshmëri përfshijnë Ukrainën dhe Kinën, të cilat janë ngjitur me dy gradë secila vitin e kaluar. Kina tani renditet e 62-ta në indeks, ndërsa Ukraina është tani në vendin e 32-të.
Edel Strazmiri / SCAN
Sondazh

Lira turke arrin në një nivel të ulët rekord kundrejt dollarit amerikan!
Lira turke arriti një rekord të ulët kundrejt dollarit amerikan të enjten, duke u tregtuar me 30.005 për dollarin pak para mesditës me orën lokale. Kjo shënon......

Rregullatorët në SHBA miratojnë ETF-të në bitcoin - Tregtimi fillon të enjten, parashikohen flukse hyrëse prej $100 MLD
Rregullatori i letrave me vlerë në SHBA miratoi të mërkurën miratoi të mërkurën fondet e para të tregtuara në shkëmbim (ETF) të listuara në SHBA, për të......

Rregullatorët amerikanë miratojnë ETF-të e para të bitcoin, një fitore për Wall Street!
SEC tha se u dha dritën jeshile 11 fondeve të tregtuara në këmbim (ETF) për bitcoin edhe pse u përball me një afat vetëm për një aplikim. Agjencia tha se kjo......

Instituti i Statistikave – Ja kur do të publikohen të dhënat e Censit të popullsisë dhe banesave 2023
Instituti i Statistikave nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare ka njoftuar mbi publikimin e të dhënave të Censit të popullsisë dhe banesave......

Në fokus, kreditë e pakthyera dhe garancitë shtetërore - Brenda majit krijohet regjistri me të dhënat e debitorëve dhe marrëveshjet përkatëse
Kreditë shtetërore të pakthyera si garancitë shtetërore të dhëna nga qeveria gjatë pandemisë, duket se do të kthehen edhe këtë vit në vëmendjen e......

“Më ndihmoni të shpenzoj paratë”! - Trashëgimtarja e pasur do të ndajë 25 milionë euro për 50 persona
Një grup prej 50 shtetasish austriakë do të përfitojnë shuma të konsiderueshme parash nga një trashëgimtare të pasur, duke e ndihmuar atë për të vendosur se si......

Tatimorët synojnë tregun e rrobave të përdorura - Rregulla të reja për shitjet përmes platformave digjitale në shumë vende
Ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz shesin rrobat e tyre të përdorura përmes platformave digjitale, autoritetet tatimore të Britanisë së Madhe kanë vendosur të......

Në 2023 u shitën më shumë automjete elektrike - Ritmi po ngadalësohet pasi synohen modele më të mira, më të vogla e më të lira
Shitjet globale të automjeteve plotësisht elektrike dhe hibride u rritën me 31% në 2023-shin, nga 60% rritje në vitin 2022, sipas firmës së kërkimit të tregut......