Shqipëria Postuar më 11 Janar 2024, 12:42

Vendimet e Qeverisë/ Hasani: 22 nëntori do të shpallet festë kombëtare!

Nga SCAN TV
Vendimet e Qeverisë/ Hasani: 22 nëntori do të shpallet festë

Një tjetër vendim i marrë gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave ishte miratimi i një ndryshimi në ligjin “Për festat kombëtare dhe ditët përkujtimore”, ku u propozua shtimi i Ditës së Alfabetit si festë kombëtare.

Në deklaratëbn e tij ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u shpreh se kjo është një ditë me simbolikë të veçantë pasi “22 Nëntori përfaqëson momentin më të madh unifikues të shqiptarëve, të cilët janë të shpërndarë në pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit, janë të përfaqësuar në të gjitha fetë monoteiste. Por ajo që vërtetë i ka bashkuar dhe vazhdon t’i bashkojë është gjuha dhe fakti që në Kongresin e Manastirit zgjodhën të shkruajnë dhe të identifikohen me këtë gjuhë të bukur dhe të shenjtë në alfabetin latin”.

Ministri informoi se kjo iniciativë është bazuar edhe në diskutimet që janë zhvilluar pas Samitit të Diasporës. “Kryeministri i Shqipërisë e njoftoi në prani të të gjithë përfaqësuesve të diasporës shqiptare, por duke pasur parasysh edhe faktin se ky vit, viti 2024, është një vit i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët në rajon. Shqipëria shpreson që të ketë një rrugë sa më të qartë dhe sa më të shpejtë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian por edhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, ata të Kosovës, Preshevës apo Malit të Zi janë në procese të rëndësishme përfaqësuese dhe integruese”, tha Hasani.

Ai bëri të ditur se nga Ministria e Arsimit është përgatitur gjithashtu një kalendar shumë i rëndësishëm eventesh për vitin 2024 të lidhura me gjuhën shqipe. “Ne do të vazhdojmë të kemi përfshirjen maksimale dhe investimin maksimal për ta bërë shqiptarinë dhe punën e shqiptarëve sa më të mirë përfaqësuar dhe me sa më shumë evidente kudo ku ne jemi”, shtoi ai.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat