Gjurma e re e hekurudhës Durrës-Prishtinë - Rama: Do të kalojë nga Shkodra e Gjakova. Ja stacionet në Shqipëri
Linja hekurudhore që do lidhë Shqipërinë me Kosovën parashikohet të ketë një gjurmë, që nis në Portin e ri të Durrësit në Porto Romano, vazhdon drejt Shkodrës, Gjakovës e përfundon në Prishtinë.
Teksa, aktualisht po hartohet studimi i fizibilitetit, që merr në konsideratë 3 alternativa, kryeministri Edi Rama bëri me dije detajet, duke shtuar se ky variant është i preferueshëm, për shkak të afërsisë me linjën tjetër hekurudhore Vorë – Hani i Hotit.
Nëse ky variant finalizohet, atëhere 2 hekurudhat do të kenë itinerar të përbashkët nga Vora, drejt Mamurrasit, Laçit, Milotit, Lezhës dhe Shkodrës. Ndërkohë që, linjë e re do të nevojitet nga Porti i ri i mallrave në Durrës, deri në Vorë, si dhe nga Shkodra, drejt Gjakovës dhe Prishtinës. Ndërkaq, kjo alternativë është mbështetur edhe nga ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e Kosovës, Liburn Aliu.
Punimet për linjën hekurudhore Vorë – Hani i Hotit pritet të nisin gjatë këtij viti, teksa përvecc kredive edhe qeveria ka akorduar një buxhet fillestar për zbatimin e projektit. Ndërkohë që, studimi I fizibilitetit për linjën Durrës – Prishtinë po kryhet nga bashkimi i kompanive ILF Consulting Engineers Austria GmbH & ABKONS SH.P.K.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?
Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30 modelesh. Hipermakina shumë e kërkuar është në......

Vendimet e Qeverisë – Mete: Ligj i ri mbi metodologjinë për shfrytëzimin e kapaciteteve nga operatorët turistikë
Ministri i Financave Ervin Mete ka folur për vendimet e reja mbas mbledhjes së qeverisë ku ka folur për ligjin e ri mbi sektorin e strukturave......

Vendimet e Qeverisë/ Hasani: 22 nëntori do të shpallet festë kombëtare!
Një tjetër vendim i marrë gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave ishte miratimi i një ndryshimi në ligjin “Për festat kombëtare dhe ditët......

Miratohet projektligji i ri për turizmin, Kumbaro: Pasqyrim më i mirë i rregullave të lojës!
Gjatë mbledhjes së radhës të Këshillit të Ministrave ditën e sotme një nga vendimet e njoftuara sot ishin dhe disa ndryshime në ligjin e turizmit. Ministrja......

Nafta, e qëndrueshme pranë 77 USD - Tensionet në Lindjen e Mesme zbehen nga rritja e rezervave në SHBA
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa tregjet po vlerësojnë tensionet në rritje në Lindjen e Mesme, përballë një rritje surprizë të......

12 milionë pagesa me para’ elektronike në 2023 - Shumat rekord, volumi i vlerave monetare të transferuara afro 800 milionë euro
Viti 2023 duket se do të shënojë një rekord të ri sa i përket pagesave me para elektronike. Janë kryer përmes këti sistemi thuajse 13 milionë pagesa, ndërkohë......

Cilat shtete na “mbajnë” me verë? - 5 milionë litra vijnë nga importi. Treg edhe për vende si Zelanda e Re dhe Afrika!
Pavarësisht se Shqipëria është një vend me kultivarë autoktonë të rrushit, ku prodhimi i verës por rritet nga dita në ditë dhe kantinat kanë bërë investime......

Cila është pasaporta më e fuqishme në botë për vitin 2024? Gjashtë vende barazojnë për vendin e parë!
Gjashtë shtete kanë fituar titullin e pasaportave më të fuqishme në vitin 2024, ku të gjitha lejojnë udhëtimin pa viza në 194 nga 227 destinacione në total.......