Bota Postuar më 12 Janar 2024, 10:09

5.8 miliardë USD gjoba për fintech e kripto në 2023 - 4.3 miliardë vetëm për Binance, platforma më e madhe e shkëmbimeve

Nga SCAN TV
5.8 miliardë USD gjoba për fintech e kripto në 2023 - 4.3

Gjoba më të larta se i gjithë sistemi financiar tradicional u vendosën vitin e kaluar për herë të parë ndaj kompanive të kriptomonedhave dhe fintechs në nivel ndërkombëtar pas kontrolleve për mangësitë në rregullore.

Në përpjekje për të frenuar fluksin e parave ‘ në të zezë’, rregullatorët në mbarë botën vendosën vitin e kaluar 5.8 miliardë dollarë gjoba ndaj subjekteve të tilla, ndërsa shifra korresponduese për pjesën tjetër të sistemit ishte 835 milionë dollarë, një rekord i ulët për dekadën e fundit.

Nga totali, 4.3 miliardë dollarë ishin vetëm për Binance, platforma më e madhe e shkëmbimit të kriptomonedhave në botë, një gjobë që u pa si një paralajmërim nga autoritetet amerikane për kompanitë e kriptove për çdo rregullore që konsiderohet ‘e dobët’.

Megjithatë, pabarazia e madhe në masën e gjobave të vendosura për të dy kategoritë është më shumë një reflektim i praktikave të këqija të ndjekura nga aspektet më të reja të sistemit financiar sesa ndonjë përmirësim në bankat tradicionale.

Në përgjithësi, gjobat për pastrim parash dhe krime të tjera financiare vitin e kaluar u rritën me të paktën 30% nga viti në vit në 6.6 miliardë dollarë, por mbetën shumë nën kulmin prej 11.3 miliardë dollarësh në 2015-ën.

Numri i gjobave ndaj kompanive të kriptomonedhave dhe pagesave u rrit ndjeshëm në vitin 2023. Në veçanti, shkëmbimet shënuan 11 gjoba krahasuar me mesataren e pesë viteve të fundit, më pak se dy gjoba në vit. Gjithashtu, kompanitë e pagesave morën 27 gjoba në krahasim me një mesatare prej pesë gjatë pesë viteve të mëparshme.

Task Forca e Veprimit Financiar kpnfirmoi për ‘Financial Times’ se shumica e juridiksioneve duhet të rregullojnë ende kompanitë e kriptomonedhave sipas standardeve globale, kështu që priten gjoba të mëtejshme në këtë fushë. Kjo mungesë mbikëqyrjeje dhe rregullimi të duhur është një shqetësim i vërtetë pasi rreziqet e paraqitura nga kriptovalutat vazhdojnë të rriten dhe kriminelët kërkojnë të shfrytëzojnë ‘boshllëqet’ kudo që të munden.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat