Europa Postuar më 12 Janar 2024, 10:08

Puna më e mirëpaguar në Kroaci - Rrobaqepësit dhe pastruesit, njerëzit që fitojnë më pak

Nga SCAN TV
Puna më e mirëpaguar në Kroaci - Rrobaqepësit dhe

Punonjësit më pak të paguar në Kroaci janë rrobaqepësit me pagë mesatare mujore 622 euro dhe pastruesit me 677 euro.

Inxhinierët e rrjeteve elektronike regjistruan fitime mesatare mujore më të larta në 2023 - shin me 3.121 euro, të ndjekur nga pilotët me 2.760 euro dhe arkitektët e IT me 2.397 euro.

Sipas të dhënave të regjistruara, paga mesatare mujore neto me shtesa pagash në vitin 2023 në Kroaci arriti në 1139 euro, që është 14 % më shumë se një vit më parë.

Paga mesatare ishte pak më e ulët dhe arriti në 1028 euro, që do të thotë se shumica e punonjësve kanë pagë më të ulët se mesatarja e deklaruar. Kur shikohet ndarja e pagave sipas kategorive të pagave, 34% e qytetarëve janë nga 751 deri në 1000 euro dhe 35 % nga 1001 deri në 1500 euro.

Është në rritje numri i punonjësve paga e të cilëve kalon pragun e dy mijë eurove, ndërsa po zvogëlohet numri i atyre me të ardhura mujore nën 750 euro.

Përveç profesioneve menaxheriale, ku pagat janë mesatarisht 115 % më të larta se mesatarja, profesionet më të paguara janë në fushën e teknologjisë dhe zhvillimit, 59% më shumë se mesatarja dhe teknologjisë informative, me 36%.

Dorina Kurtaj / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat