Në Tetor nis në terren censi i bujqësisë - Detajet/ INSTAT do të përdorë teknologji moderne. Të dhëna të plota për sektorin

Pas Censit të popullsisë, INSTAT ka nisur fazën përgatitore për implementimin e Censit të Bujqësisë, i cili do të luajë rol vendimtar në përditësimin e informacionit statistikor të nevojshëm në nivel lokal dhe rajonal dhe pasqyrimin e ndryshimeve në që kanë ndodhur në këtë sektor në më shumë se një dekadë. Referuar planit vjetor për zbatimin e programit të statistikave zyrtare, realizimi në terren i Censit të Bujqësisë planifikohet të kryhet gjatë periudhës Tetor- Dhjetor 2024.
Është përgatitur një modul pyetjesh, të cilat janë përfshirë në pyetësorin e Censit të Popullsisë dhe Banesave, me qëllim krijimin e listës së fermave bujqësore, e cila do të shërbejë si bazë zgjedhje për censin e ardhshëm të bujqësisë, kjo për arsye të mungesës së regjistrit administrativ të fermave.
Anketues të trajnuar do të vizitojnë njësitë ekonomike bujqësore në mbarë vendin, për të mbledhur të dhëna bazuar në pyetësorin e Cens. Do të ndiqen procedura të standardizuara për të ruajtur konfidencialitetin dhe saktësinë gjatë gjithë procesit të mbledhjes së të dhënave. Censi i Bujqësisë do të sigurojë informacione mbi module të veçanta, në të gjitha fermat bujqësore që kanë të bëjnë me: ujitjen, praktikat e menaxhimit të tokës, makineritë dhe pajisjet dhe pemëtarinë, të cilat rrjedhin nga zbatimi i rregulloreve të Komisionit Evropian mbi Vrojtimet Strukturore të Fermave, me vit reference vitin 2023, për vendet anëtare të BE.
INSTAT do të përdorë teknologjinë moderne TI për të përgatitur dhe kryer Censin në terren në mënyrë të besueshme, efikase dhe me kosto-efektivitet. Investimet në harduerin, softuerin dhe ngritjen e kapaciteteve të TI-së do të forcojnë mjedisin e përgjithshëm të INSTAT-it dhe do të ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme edhe për realizimin e anketave të tjera statistikore të bujqësisë.
Censi i Bujqësisë do të sigurojë gjithashtu të dhëna për strukturën e bujqësisë, veçanërisht për njësitë e vogla administrative.
INSTAT, do të përdorë gjithashtu burimet e disponueshme të të dhënave administrative për përgatitjen e Censit si dhe për kontrollet e cilësisë. INSTAT do të bashkëpunojë edhe me institucione të tjera, veçanërisht me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për krijimin e një kornize/liste të besueshme dhe të përditësuar për t'u përdorur për mbledhjen e të dhënave në terren
Një strategji e dedikuar komunikimi do të zhvillohet dhe finalizohet për Censin e Bujqësisë, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të nxjerrë në pah rëndësinë e Censit të Bujqësisë në audiencën e synuar.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

KEK – Rama: 2023 viti me shifrën më të lartë të investimeve të huaja direkte / Ibrahimaj: Strukturë e posaçme, do të shërbejë si pikë takimi e sekretariateve teknike
Këshilli Ekonomik Kombëtar ka mbajtur mbledhjen e parë për këtë vit, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, i cili e sheh dialogun mes qeverisë dhe......

DOSSIER/Nga Tirana në Peshkopi e Korçë me aeroplan! Rast unik në Europë/Si udhëtonin shqiptarët në vitet'20
https://www.youtube.com/watch?v=TxTMfN1ENeg&t=17s Nga Kreshnik KUÇAJ/ SCAN Në vitin 1913, Përlindja e Shqipnis’, gazeta zyrtare e qeverisë së Ismail......

DPSHTRR: Rreth 1.1 milion shërbime me procedurë të lehtësuar -Ndikim i drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve
Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor (DPSHTRR), ka publikuar disa statistika për vitin 2023 mbi shërbimet me procedurë të lehtësuar. Sipas......

Rreth 556 milionë lekë për pronarët që preken nga ndërtimet e legalizuara - Këshilli i Ministrave vendos kompensim financiar në 14 zona kadastrale
Këshilli i Ministrave ka vendosur kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet e......

MEPJ: 20 marrëveshjeve të reja për sigurimet shoqërore gjatë 2024 – Në fokus edhe promovimi i eksporteve “Made in Albania”
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar mbi marrëveshjet që priten të nënshkruhen në vitin 2024 si pjesë e politikave të jashtme në diplomacinë......

India, fuqi botërore në rritje - Vendi lë pas Kinën për t’u bërë ekonomia e tretë më e madhe në 2030
Disa muaj më parë, lajmi se popullsia e Indisë kishte tejkaluar atë të Kinës, bëri që disa ekonomistë dhe biznesmenë të flisnin për ‘shekullin indian’, pasi......

Plani i Irlandës për një shëndetësi publike të fortë - Qeveria po vijon me rekrutimin e stafit duke forcuar spitalet
Irlanda po kalon nga modeli amerikan i sigurimit në modelin britanik të mbulimit universal, një plan sa i shtrenjtë dhe i guximshëm, por vendi ka edhe para dhe......

5.8 miliardë USD gjoba për fintech e kripto në 2023 - 4.3 miliardë vetëm për Binance, platforma më e madhe e shkëmbimeve
Gjoba më të larta se i gjithë sistemi financiar tradicional u vendosën vitin e kaluar për herë të parë ndaj kompanive të kriptomonedhave dhe fintechs në nivel......