Shqipëria Postuar më 12 Janar 2024, 12:02

DPSHTRR: Rreth 1.1 milion shërbime me procedurë të lehtësuar -Ndikim i drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve

Nga SCAN TV
DPSHTRR: Rreth 1.1 milion shërbime me procedurë të lehtësuar

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor (DPSHTRR), ka publikuar disa statistika për vitin 2023 mbi shërbimet me procedurë të lehtësuar.

Sipas DPSHTRR-së, gjatë periudhës janar-dhjetor janë kryer 1,186,023 shërbime me procedurë të lehtësuar, që kanë sjellë përfitimet në 441,414 ditë pune të kursyera; 2,331,361 litra karburant të kursyera; 33,305,150 km rrugë të eliminuara dhe 35 milionë euro të kursyer qytetarëve.

Krahasuar me statistikat e vitit 2018, është ulur me 16% kosto mesatare e një shërbimi, është ulur me 30% koha mesatare e marrjes së një shërbimi.

“U kemi shërbyer 59% më shumë qytetarëve në orë, krahasuar me janar-dhjetorin 2018, si dhe është rritur në 20% numri i shërbime të ofruara pa detyrim paraqitje në sportel”, njofton DPSHTRR.

DPSHTRR bën me dije se “performanca pozitive mundëson rishpërndarje të fondeve në investime, projekte, programe e përballim politikash sociale të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Fokusi ynë, të përmirësojmë shërbimin, të eliminojmë fenomenet abuzive e korruptive, dhe të jemi gjithmonë transparent në komunikim me qytetarët”.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat