Energjia për klientët në nevojë - Miratohet vendimi për gazin, mbështetja financiare 50–100% e kostove të konsumit

Ndonëse Shqipëria nuk ka ende një treg funksional të gazit natyror, qeveria ka miratuar vendimin për statusin e klientit të nevojë për furnizimin me gaz natyror. Këtu përfshihen klientët familjarë, të cilët për shkak të gjendjes sociale, do të duhet të gëzojnë disa të drejta të veçanta, lidhur me furnizimin me gaz, që nënkupton kompensim të shpenzimeve për konsumin e gazit natyror.
Sipas vendimit, mbështetja financiare varion nga 50% në 100% të kostove të konsumit, në varësi të kategorisë që i përket klienti që do të kategorizohet në nevojë. Këtu përfshihen familjet përfituese të ndihmës ekonomike dhe fondit 6%, familjet që kanë anëtarë persona me aftësi të kufizuar, pensionistët, invalidët e punës, si dhe të verbrit, që gjithsesi do të duhet të vërtetojnë gjendjen e të ardhurave të ulta, në raport me pagën minimale në fuqi.
Po ashtu, përveç nivelit të të ardhurave, klientët familjarë e përfitojnë statusin e klientit në nevojë të gazit natyror, nëse përmbushen edhe disa kritere të tjera e më konkretisht kur gazi natyror përdoret si burim kryesor për ngrohje apo përgatitjen e ushqimit në banesën ku jeton familja në fjalë, si dhe pajisjet e gazit natyror të lidhen me sistemin e shpërndarjes së gazit natyror përmes pajisjeve matëse të instaluara. Dokumenti specifikon se ky vendim do t’i shtrijë efektet në momentin e operimit të infrastrukturës së gazit natyror, i cili përmbush kriteret sipas akteve ligjore në fuqi.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin naftën me 2% - SHBA dhe Britania, sulme ushtarake ndaj Houthit në Jemen
Çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm, me mbi 2%, në sesionin e fundit të javës, për shkak të rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme. Shtetet e Bashkuara dhe......

Leku e mbyll javën në qëndrueshmëri - Euro dhe dollari rriten lehtë përballë monedhës vendase
Java është mbyllur me ndryshime të vogla, në tregun e brendshëm valutor, me euron dhe dollarin që kanë realizuar fitime modeste në raport me lekun. Ndërkohë,......

Shpërblim në natyrë të shpronësuarve për interes publik - Aplikohet kur kompensimi është shumë i lartë, ose kur i shpronësuari s’ka banesë tjetër
Qeveria i ka hapur rrugë shpërblimit në natyrë të të prekurve nga shpronësimet për interes publik. Vendimi, i zbardhur nga Televizioni Scan, përcakton se këta......

Në Tetor nis në terren censi i bujqësisë - Detajet/ INSTAT do të përdorë teknologji moderne. Të dhëna të plota për sektorin
Pas Censit të popullsisë, INSTAT ka nisur fazën përgatitore për implementimin e Censit të Bujqësisë, i cili do të luajë rol vendimtar në përditësimin e......

KEK – Rama: 2023 viti me shifrën më të lartë të investimeve të huaja direkte / Ibrahimaj: Strukturë e posaçme, do të shërbejë si pikë takimi e sekretariateve teknike
Këshilli Ekonomik Kombëtar ka mbajtur mbledhjen e parë për këtë vit, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, i cili e sheh dialogun mes qeverisë dhe......

DOSSIER/Nga Tirana në Peshkopi e Korçë me aeroplan! Rast unik në Europë/Si udhëtonin shqiptarët në vitet'20
https://www.youtube.com/watch?v=TxTMfN1ENeg&t=17s Nga Kreshnik KUÇAJ/ SCAN Në vitin 1913, Përlindja e Shqipnis’, gazeta zyrtare e qeverisë së Ismail......

DPSHTRR: Rreth 1.1 milion shërbime me procedurë të lehtësuar -Ndikim i drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve
Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor (DPSHTRR), ka publikuar disa statistika për vitin 2023 mbi shërbimet me procedurë të lehtësuar. Sipas......

Rreth 556 milionë lekë për pronarët që preken nga ndërtimet e legalizuara - Këshilli i Ministrave vendos kompensim financiar në 14 zona kadastrale
Këshilli i Ministrave ka vendosur kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet e......