Parisi ndalon dhënien me qira të skuterave elektrikë - Arsyeja, shqetësimet në rritje për sigurinë publike, përfshirë trotuaret

Parisi po merr në konsideratë të ndalojë 15 mijë skuterat elektrikë që jepen me qera në kryeqytet, për shkak të shqetësimeve për sigurinë publike në trotuaret e kryeqytetit francez. Por nga ana tjetër operatorët po propozojnë një sërë përmirësimesh me shpresën e rinovimit të lincesave të tyre.
Këshilli i qytetit të Parisit po merr në konsideratë mos rinovimin e licencave të tre operatorëve - të cilat skadojnë në shkurt 2023. Votimi është vetëm konsultativ dhe vendimi, i cili pritet në javët e ardhshme, i takon kryebashkiakes të Parisit, Anne Hidalgo.
Nënkryetari i bashkisë David Belliard, një politikan i partisë së gjelbër, përgjegjës për transportin në Paris, tha për “Le Parisien” se problemet e shkaktuara nga skuterët aktualisht janë më të mëdha se avantazhet për qytetin.
Në vitin 2021, 24 njerëz humbën jetën në aksidente të lidhura me skuter-at në Francë, duke përfshirë një në Paris. Këtë vit, Parisi regjistroi 337 aksidente me skuterat elektrikë dhe mjete të ngjashme, në tetë muajt e parë të vitit, nga 247 në të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Qytetet në mbarë botën po ashpërsojnë rregulloret për skuterët, duke kufizuar numrin e operatorëve, shpejtësinë e tyre dhe numrin e zonave ku ata mund të parkojnë.
Skuterët elektrikë që mund të merren me qira përmes aplikacioneve të smartfonëve kanë funksionuar në Paris që nga viti 2018, por pas ankesave për vendosjen e tyre anarkike, Parisi në vitin 2020 e uli numrin e operatorëve në tre. Ai u dha atyre një kontratë tre-vjeçare, ku kërkonte që shpejtësia e skuterëve të kufizohej në 20 km/orë dhe vendosi zona të caktuara parkimi për skuterët.
Operatorët kanë ofruar rregullore të mëtejshme, duke përfshirë kontrollet e identitetit për t'u siguruar që përdoruesit janë mbi 18 vjeç, rregullimin e targave në skuter në mënyrë që policia të mund të identifikojë shkelësit e trafikut dhe parandalimin e transportit të më shumë se një pasagjeri.
Tre firmat thonë se skuterët ofrojnë një alternativë të mirë përballë metrove të mbushura me njerëz dhe automjeteve ndotëse.
SCAN
Sondazh

Nafta ruse “avullon” nga tregu! - Parashikimet për vitin e ardhshëm. Do të prodhohen 1.4 milionë fuçi në ditë më pak
Prodhimi rus i naftës do të bjerë me 1.4 milionë fuçi në ditë vitin e ardhshëm pasi Bashkimi Europian vendosi një ndalim për eksportet e naftës së papërpunuar......

Pushwoosh, kompania ruse depërtoi në ushtrinë amerikane - Mes “viktimave” janë UEFA dhe partia laburiste britanike
Pushwoosh prezantohet si një kompani me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por faktikisht është një shoqëri teknologjike ruse, që zhvillon kode në mijëra......

Bankat e Eurozonës, në rrezik nga inflacioni - Pritshmëri për rritje të kredive të rënduara, shkak rritja e shpejtë e inflacionit
Bankat e zonës euro mund të regjistrojnw rritje të kredive me probleme, pasi zgjerimi i shpejtë i inflacionit si dhe e normave të interesit po godasin të......

Cilat bashki mbajnë peshën më të madhe të borxheve? - 56.5 mln euro detyrime të papaguara, punët publike bëhen pa fonde
Në fund të Shtatorit 2022, pushteti vendor regjistron një stok të detyrimeve të papaguara kundrejt bizneseve dhe qytetarëve në vlerën e rreth 6.7 miliardë......

Problemet me garat e tenderëve - Në 10 muaj, 654 ankesa nga bizneset. Dominojnë kontestimet për vlerësimin e ofertave
654 ankesa janë depozituar pranë Komisionit të Prokurimit Publik për kontestime në drejtim të hartimit të kritereve dhe dokumenteve të tenderit apo në......

Energjia, “me sytë” nga vetëprodhimi - “Boom” instalimesh, numri i impianteve arrin në 570. 80% zotërohen nga bizneset
Numri i paneleve diellorë të instaluar për vetëprodhimin e energjisë ka pësuar një rritje të ndjeshme, teksa deri në fund të muajit tetor të këtij viti......

Bonot e thesarit tjetër rritje, por me ritëm më të ulët - Instrumentet me afat maturimi 12 mujor arritën normën e interesit 5.83%
Në ankandin e kësaj jave, bonot e thesarit kanë shënuar tjetër rritje, por duke shënuar ngadalësim të trendit në raport me të mëparshmit. Sipas të dhënave të......

AMF, konferencë ndërkombëtare për financat e gjelbra. Drejtori i AMF: Sektori financiar, rol kyç në financimet pro mjedisit
Kreu i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete deklaron se ka ardhur momenti që të ndërgjegjësohemi dhe të mendojmë se si mund t’i bëjmë faktorët......