Nafta ruse “avullon” nga tregu! - Parashikimet për vitin e ardhshëm. Do të prodhohen 1.4 milionë fuçi në ditë më pak

Prodhimi rus i naftës do të bjerë me 1.4 milionë fuçi në ditë vitin e ardhshëm pasi Bashkimi Europian vendosi një ndalim për eksportet e naftës së papërpunuar në Rusi. Lajmi u konfirmua nga agjencia ndërkombëtare e energjisë.
Agjencia e energjisë me bazë në Paris, në raportin e saj mujor për naftën, theksoi se ky reduktim do të destabilizojë tregjet e naftës dhe do të rrisë presionin mbi çmimet.
Ndër të tjera në raport thuhet se ndalimi i Bashkimit Europian për importin e naftës bruto ruse dhe ai i aktiviteteve detare do të rrisë presionin mbi çmimet globale të naftës, dhe vecanërisht mbi tregjet që aktualisht janë të konsoliduara.
Bashkimi Europian do të ndalojë shitjen e naftës ruse nga 5 dhjetori si dhe atë të produkteve ruse të naftës nga 5 shkurti i vitit të ardhshëm, duke privuar Rusinë nga të ardhurat e naftës; dhe duke detyruar një nga prodhuesit dhe eksportuesit më të mëdhenj të naftës në botë, të kërkojë tregje të reja.
Për më shumë, nisma e G7-ës, e projektuar si një zgjatje në kohë e embargos së Bashkimit Europian, do të lejojë ofruesit e shërbimeve të transportit detar që të ndihmojnë në eksportin e naftës ruse, por vetëm me çmime më të ulëta. Ky vendim do të hyjë sërish në fuqi në 5 dhjetor.
Kjo do të thotë se Bashkimit europian do t’i duhet të zëvendësojë 1 milion fuçi nafte bruto në ditë dhe 1.1 milon fuçi me produkte nafte. Sipas agjencisë ndërkombëtare të energjisë çmimet do të jenë 70% më të larta në krahasim me një vit më parë, duke kontribuar dhe më shumë në rritjen e inflacionit global.
Agjencia tha se rifillimi i flukseve të tregtisë globale, në një moment që Rusia kërkon të shesë më shumë naftë në tregjet jo-BE dhe ndërsa BE blen nga vende të tjera mund të lehtësojë presionin mbi naftën dhe produktet, por kërkesa e fortë për cisterna më të vogla nafte mund të krijojë probleme.
Agjencia parashikon që kushtet e këqija ekonomike do të bëjnë që konsumi global i naftës të tkurret me gati gjysmë milioni fuçi në ditë në tremujorin e katërt të 2022-shit nga viti në vit, me rritjen e kërkesës që do të ngadalësohet në 1.6 milion fuçi nafte në ditë në 2023-shin nga 2.1 milion fuçi në ditë këtë vit.
Një ekonomi e dobët kineze, energji më e dobët në Europë dhe një dollar më i fortë kanë ndikuar të gjitha mbi konsumin. Por agjencia e rriti pak parashikimin e saj për rritjen e kërkesës kineze për vitin e ardhshëm me 100 mijë fuçi në ditë në 15.7 milionë fuçi në ditë.
SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Pushwoosh, kompania ruse depërtoi në ushtrinë amerikane - Mes “viktimave” janë UEFA dhe partia laburiste britanike
Pushwoosh prezantohet si një kompani me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por faktikisht është një shoqëri teknologjike ruse, që zhvillon kode në mijëra......

Bankat e Eurozonës, në rrezik nga inflacioni - Pritshmëri për rritje të kredive të rënduara, shkak rritja e shpejtë e inflacionit
Bankat e zonës euro mund të regjistrojnw rritje të kredive me probleme, pasi zgjerimi i shpejtë i inflacionit si dhe e normave të interesit po godasin të......

Cilat bashki mbajnë peshën më të madhe të borxheve? - 56.5 mln euro detyrime të papaguara, punët publike bëhen pa fonde
Në fund të Shtatorit 2022, pushteti vendor regjistron një stok të detyrimeve të papaguara kundrejt bizneseve dhe qytetarëve në vlerën e rreth 6.7 miliardë......

Problemet me garat e tenderëve - Në 10 muaj, 654 ankesa nga bizneset. Dominojnë kontestimet për vlerësimin e ofertave
654 ankesa janë depozituar pranë Komisionit të Prokurimit Publik për kontestime në drejtim të hartimit të kritereve dhe dokumenteve të tenderit apo në......

Energjia, “me sytë” nga vetëprodhimi - “Boom” instalimesh, numri i impianteve arrin në 570. 80% zotërohen nga bizneset
Numri i paneleve diellorë të instaluar për vetëprodhimin e energjisë ka pësuar një rritje të ndjeshme, teksa deri në fund të muajit tetor të këtij viti......

Bonot e thesarit tjetër rritje, por me ritëm më të ulët - Instrumentet me afat maturimi 12 mujor arritën normën e interesit 5.83%
Në ankandin e kësaj jave, bonot e thesarit kanë shënuar tjetër rritje, por duke shënuar ngadalësim të trendit në raport me të mëparshmit. Sipas të dhënave të......

AMF, konferencë ndërkombëtare për financat e gjelbra. Drejtori i AMF: Sektori financiar, rol kyç në financimet pro mjedisit
Kreu i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete deklaron se ka ardhur momenti që të ndërgjegjësohemi dhe të mendojmë se si mund t’i bëjmë faktorët......

Vonesat e gjykatave, “hemorragji” për biznesin - Kasmi: Zbardhja e vendimeve, jashtë afateve. Cënohet siguria juridike e sipërmarrjeve
Bizneset dhe qytetarët vuajnë neglizhencën e gjykatave në zbardhjen e vendimeve, të cilat në të shumtën e rasteve bëhen jashtë afateve ligjore. E ndërsa......