Paraja në qarkullim, rekord në mars/ Arrin në 380 miliardë lekë, 21 mld lekë më shumë se një vit më parë

Paraja në qarkullim gjatë marsit ka prekur një rekord të ri historik, tregojnë shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë, duke u ngjitur pranë 380 miliardë lekëve, ose 3.14 mld euro. Ky indikator mat të gjithë sasinë e lekut në qarkullim, jashtë dyerve të Bankës së Shqipërisë, pa përfshirë valutat, por vetëm monedhën vendase. Gjatë muajit paraardhës, shkurtit, treguesi fikoshej në rreth 376 miliardë lekë, duke u rritur kështu me rreth 3.97 miliardë lekë, që përkthehen në rreth 32.8 milionë euro. Krahasuar me muajin mars të vitit të kaluar ndërkohë, rritja në terma absolutë fiksohet në rreth 21 miliardë lekë, ose rreth 177 milionë euro.
Ndërkohë, në terma nominalë, ndryshimi mujor i parasë në qarkullim fiksohet në 1.1%, që është rritja më e lartë që prej fundit të vitit të kaluar. Muaji janar i këtij viti ndërkohë ka regjistruar rënie të ndjeshme, ndërsa shkurti një rritje minimale.
Shifrat e marsit tregojnë se treguesi i parasë në qarkullim ka prekur nivelin më të lartë historik.
Sondazh

Migracioni neto, rekord historik/ Viti 2021, me diferencën më të lartë mes të ardhurve dhe të larguarve në një dekadë
Pandemia frenoi numrin e emigrantëve gjatë vitit 2020, por të dhënat më të fundit nga "Instituti i Statistikave" tregojnë se viti 2021 e ka kthyer numrin e......

Pakësohet popullsia e Shqipërisë/ Regjistohen 1.3% më pak banorë, Tirana e vetmja me rritje, Gjirokastra me rënien më të madhe
Popullsia e Shqipërisë më 1 janar të këtij viti ka pësuar rënie me 1.3% dhe regjistrohet në 2,793,529 banorë, ndërkohë që më 1 janar të vitit 2021 kjo shifër......

Ekskluzive/ Moody`s për impaktin e luftës, në Shqipëri: “Shkurtojmë projeksionet, pasiguri e lartë, turizmi do të preket”
“Scan Intelligence Unit” ka siguruar ekskluzivisht raportin më të fundit të Moody`s për Shqipërinë, me një vlerësim në B1 me perspektivë të qendrueshme, të......

A dëmtohet Shqipëria nga vendimi i Kosovës? Ndalimi i eksporteve, Shqipëria importon minimalisht nga Kosova produktet e ndaluara
Qeveria e Kosovës ka marrë së fundmi vendimin për të ndaluar eksportin e disa produkteve ushqimore në vende të rajonit dhe më gjerë, të cilat konsiderohen edhe......

Sa mund të kursejë një shqiptar gjatë jetës? Mesatarisht, jo më shumë se 73 mijë euro, nëse punon 45 vite
Një shqiptar mesatar, sot, merr një pagë neto prej rreth 4,867 eurosh në vit. Po gjatë të gjithë jetës së tij? Mosha e pensionit në vendin tonë tashmë është e......

Pasuria e Elon Musk, e thënë ndryshe/ Një shqiptar do duhej të kishte filluar punë 47 milionë vite më parë për ta arritur
Elon Musk është njeriu më i pasur në botë sot, me një pasuri që vlerësohet sipas "Bloomberg Billionaires Index" në rreth 229 miliardë euro. Ndonjëherë, shifrat......

Rritet pasuria e shqiptarëve, por edhe pabarazia/ 1 në 24 shqiptarë ka më shumë para në bankë se 23 të tjerët së bashku
Depozitat e sigurueshme të individëve në Shqipëri në bankat që operojnë në vendin tonë janë rritur me 8% gjatë vitit të kaluar, për të prekur shifrën e 1.11......

Korrupsioni, ndëshkueshmëria në 19%/ Vetëm 100 raste të regjistruara në 2021-shin. Për shpërdorimin e detyrës, ndëshkueshmëria zbret në 10%
Prokuroria e Përgjithshme ka bërë publik raportin mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2021, i cili ka në fokus drejtimet prioritare, treguesit e......