Pakësohet popullsia e Shqipërisë/ Regjistohen 1.3% më pak banorë, Tirana e vetmja me rritje, Gjirokastra me rënien më të madhe

Popullsia e Shqipërisë më 1 janar të këtij viti ka pësuar rënie me 1.3% dhe regjistrohet në 2,793,529 banorë, ndërkohë që më 1 janar të vitit 2021 kjo shifër regjistrohej në 2,829,741 banorë. "Instituti i Statistikave" përmes të dhënave tregon se gjatë vitit 2021 për herë të parë është regjsitruar një shtesë natyrore negative, ku vdekjet kanë tejkaluar lindjet me 3,296 banorë. Nga ana tjetër po ashtu numri i personave që janë larguar nga Shqipëria regjsitrohet shumë herë më i lartë se numri imigrantëve. Numri i imigrantëve në vitin 2021 ishte 9.195 persona dhe numri i emigrantëve ishte 42.048 persona. Migracioni neto ka pësuar një rritje në vlerë absolute, krahasuar ne një vit më parë në 32,853 banorë të larguar më shumë se sa të ardhur. Në total, në Shqipërinë e vitit 2021 regjistrohen 36.212 banorë më pak.
Mosha mesatare e regjistruar më 1 janar të vitit 2022 është 38.2 vjeç, duke pësuar një rritje nga 37.6 vjeç që ishte më 1 janar të vitit 2021. Gjatë vitit 2021 lindën 27.284 foshnja, duke pësuar një rënie prej 2,8 %, krahasuar me një vit më parë. Numri i vdekjeve në 2021 ishte 30.580 persona, duke patur një rritje prej 10,8 %. Këto rezultate vijnë si pasojë e ndikimit të pandemisë në numrin e popullsië, por gjithashtu edhe për shkak të emigracionit të lartë që është regjistruar vitet e fundit.
“Scan Intelligence Unit” gjithashtu e ka analizuar këtë tregues sipas qarqeve. Të dhënat tregojnë se i vetmi qark i cili ka pësuar rritje të popullsisë është ai i Tiranës, me 0.8%. Nga ana tjetër rënien më të madhe të popullsisë e ka regjistruar qarku i Gjirokastrës, me 4.7%, ndjekur nga qarku i Beratit me 3.7% dhe ai i Dibrës me 3.6%. theksojmë se qarku i Gjirokastrës ka dhe peshën më të vogël ne totalin e popullsië së Shqipërisë me vetëm 55,278 banorë. Rënien më të ulët e regjistron Durrësi me 0.2% banorë më pak në vitin 2021, krahasuar me vitin 2020.
Sondazh

Ekskluzive/ Moody`s për impaktin e luftës, në Shqipëri: “Shkurtojmë projeksionet, pasiguri e lartë, turizmi do të preket”
“Scan Intelligence Unit” ka siguruar ekskluzivisht raportin më të fundit të Moody`s për Shqipërinë, me një vlerësim në B1 me perspektivë të qendrueshme, të......

A dëmtohet Shqipëria nga vendimi i Kosovës? Ndalimi i eksporteve, Shqipëria importon minimalisht nga Kosova produktet e ndaluara
Qeveria e Kosovës ka marrë së fundmi vendimin për të ndaluar eksportin e disa produkteve ushqimore në vende të rajonit dhe më gjerë, të cilat konsiderohen edhe......

Sa mund të kursejë një shqiptar gjatë jetës? Mesatarisht, jo më shumë se 73 mijë euro, nëse punon 45 vite
Një shqiptar mesatar, sot, merr një pagë neto prej rreth 4,867 eurosh në vit. Po gjatë të gjithë jetës së tij? Mosha e pensionit në vendin tonë tashmë është e......

Pasuria e Elon Musk, e thënë ndryshe/ Një shqiptar do duhej të kishte filluar punë 47 milionë vite më parë për ta arritur
Elon Musk është njeriu më i pasur në botë sot, me një pasuri që vlerësohet sipas "Bloomberg Billionaires Index" në rreth 229 miliardë euro. Ndonjëherë, shifrat......

Rritet pasuria e shqiptarëve, por edhe pabarazia/ 1 në 24 shqiptarë ka më shumë para në bankë se 23 të tjerët së bashku
Depozitat e sigurueshme të individëve në Shqipëri në bankat që operojnë në vendin tonë janë rritur me 8% gjatë vitit të kaluar, për të prekur shifrën e 1.11......

Korrupsioni, ndëshkueshmëria në 19%/ Vetëm 100 raste të regjistruara në 2021-shin. Për shpërdorimin e detyrës, ndëshkueshmëria zbret në 10%
Prokuroria e Përgjithshme ka bërë publik raportin mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2021, i cili ka në fokus drejtimet prioritare, treguesit e......

Kreditë me probleme, tjetër rënie në shkurt/ Treguesi bie pranë 5.39%, muaji i 13-të me radhë në rënie
Norma e huave me probleme, ka pësuar një rënie të mëtejshme gjatë muajit shkurt, tregojnë të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë. Ky tregues ka zbritur......

Banka Botërore “zhvlerëson” Shqipërinë/ Impakti i luftës, rritja ekonomike ulet me 0.6 pikë, por mund të përkeqësohet edhe më tej
Banka Botërore ka shkurtuar projeksionet e rritjes ekonomike të Shqipërisë këtë vit, me 0.6 pikë përqindje. Në raportin më të fundit për rajonin, ku përfshihet......