Pasuria e Elon Musk, e thënë ndryshe/ Një shqiptar do duhej të kishte filluar punë 47 milionë vite më parë për ta arritur
Elon Musk është njeriu më i pasur në botë sot, me një pasuri që vlerësohet sipas "Bloomberg Billionaires Index" në rreth 229 miliardë euro. Ndonjëherë, shifrat në vetvete nuk e ilustrojnë dot më së miri rëndësinë dhe peshën që kanë. Për këtë arsye, “Scan Intelligence Unit” është përpjekur ta përkthejë dhe ilustrojë këtë shifër, pra pasurinë e Elon Musk në realitetin shqiptar. Një Shqiptar mesatar, bazuar në të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave fiton rreth 4867 euro neto në vit. Në terma më të thjeshtuar, mund të themi se, për të grumbulluar pasurinë e Elon Musk, shqiptari mesatar do të duhej të kishte filluar punë plot 47 milionë vite më parë, në një epokë kur njeriu i sotëm nuk ekzistonte, dhe kur vlerësohet se ka jetuar ndoshta paraardhësi më i largët i homo-sapiensit, IDA, një krijesë primate, rreth 58 cm e gjatë.
Edhe pasuria e shqiptarëve vlerësohet në nivele të ngjashme. Sipas raportit më të fundit të "Credit Suisse", pasuria financiare e një shqiptari mesatar fiksohet në 4863 euro. Në terma më të thjeshtuar, nëse pasuria e një shqiptari do të ishte sa gjatësia e hapit të njeriut, atëherë, pasuria e Elon Musk do të ishte sa distanca e të gjithë perimetrit të tokës, pra e një udhëtimi 360 gradë në të gjithë diametrin e globit. Thënë edhe më ndryshe, në rast se pasuria e një shqiptari mesatar do të ishte sa diametri i një qelize mesatare të njeriut, pasuria e Elon Musk do të ishte e barabartë me distancën nga Sheshi Skënderbej në Tiranë, deri në qendër të Kombinatit.
Sondazh
Rritet pasuria e shqiptarëve, por edhe pabarazia/ 1 në 24 shqiptarë ka më shumë para në bankë se 23 të tjerët së bashku
Depozitat e sigurueshme të individëve në Shqipëri në bankat që operojnë në vendin tonë janë rritur me 8% gjatë vitit të kaluar, për të prekur shifrën e 1.11......
Korrupsioni, ndëshkueshmëria në 19%/ Vetëm 100 raste të regjistruara në 2021-shin. Për shpërdorimin e detyrës, ndëshkueshmëria zbret në 10%
Prokuroria e Përgjithshme ka bërë publik raportin mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2021, i cili ka në fokus drejtimet prioritare, treguesit e......
Kreditë me probleme, tjetër rënie në shkurt/ Treguesi bie pranë 5.39%, muaji i 13-të me radhë në rënie
Norma e huave me probleme, ka pësuar një rënie të mëtejshme gjatë muajit shkurt, tregojnë të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë. Ky tregues ka zbritur......
Banka Botërore “zhvlerëson” Shqipërinë/ Impakti i luftës, rritja ekonomike ulet me 0.6 pikë, por mund të përkeqësohet edhe më tej
Banka Botërore ka shkurtuar projeksionet e rritjes ekonomike të Shqipërisë këtë vit, me 0.6 pikë përqindje. Në raportin më të fundit për rajonin, ku përfshihet......
Shqiptarët dhe shëndeti online/ 48% e tyre marrin informacion në internet, renditemi ndër të fundit në Europë
“Scan Intelligence Unit” ka përpunuar të dhënat e publikimit më të fundit të “Agjencisë Europiane të Statistiksve” mbi aktivitetet e individëve në internet.......
Sa shtete e kanë legalizuar kanabisin mjekësor? 64! 29 prej të cilave në Europë, vetëm Maqedonia e Veriut nga rajoni
Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama mbi legalizimin e kanabisit për përdorim mjeksor ka patur reagime të shumta mbi këtë vendim. Kjo deklaratë erdhi pas......
Inflacioni “fluturon” në 5.7%/ Në mars, norma më e lartë që prej vitit 2002, falë ushqimeve dhe transportit
Norma e inflacionit gjatë muajit mars është ngjitur pranë 5.7% tregojnë të dhënat më të fundit nga Instituti i Statistikave në lidhje me indeksin e çmimeve të......
E-Banking, shqiptarët të fundit në Europë/ Vetëm 5% e përdorin internetin për transaksione financiare online
Vetëm 5% e individëve që kanë llogari bankare e kanë përdorur “E-Baniking” në Shqipëri gjatë vitit 2021. Të dhënat nga “Agjencia Europiane e Statistikave” të......