E-Banking, shqiptarët të fundit në Europë/ Vetëm 5% e përdorin internetin për transaksione financiare online

Vetëm 5% e individëve që kanë llogari bankare e kanë përdorur “E-Baniking” në Shqipëri gjatë vitit 2021. Të dhënat nga “Agjencia Europiane e Statistikave” të publikuara në formën e një ankete mbi “Aktivitetet në Internet”, tregojnë se kjo është përqindja më e ulët ndër të gjitha vendet e Europës. Mesatarja e Bashkimit Europian për individët të cilët e kanë përdorur këtë shërbim gjatë vitit 2021 është 58%. Shifrat tregojnë se krahasuar me vitet e tjera, kjo përqindje ka ardhur duke u rritur edhe pse në nivele fare të vogla. Që nga viti 2018-të kur “Eurostat” disponon të dhëna për Shqipërinë, përqindja e individëve që e përdorin internetin për të kryer transaksione financiare apo pagesa online, është rritur me 3 pikë përqindje. Gjatë vitit 2018-të dhe 2019-të përqindja e individëve që e përdornin “E-Banking” ishte 2%, për të arritur në 4% gjatë vitit 2020.
“Scan Intelligence Unit” i ka krahasuar këto të dhëna me vendet e rajonit si dhe me vendet e Europës. Vendi ynë renditet i fundit në rajon, por edhe në Europë. Mali i Zi po ashtu ka ka një përqindje të ulët, duke u renditur një vend para Shqipërisë me 8% të individëve të cilët e kanë përdorur internetin për të kryes pagesa apo veprime financiare online. Ndër vendet e rajonit, përqindjen më të lartë të këtij treguesi, gjatë vitit 2021, e ka Maqedonia e Veriut me 27%, ndjekur nga Serbia, me 21%. Bosnje Hercegovina regjistron vetëm 13% të individëve që kanë përdorur shërbime financiare online gjatë vitit 2021. Nëse do të merrnim në krahasim vendet e Europës, Norvegjia mban vendin e parë, me 96%, ndjekur nga Islanda dhe Danimarka, me 95% secila.
E-banking, ose bankingu online i referohet kryerjes së veprimeve bankare nëpërmjet internetit, pra nëpërmjet një kompjuteri apo celulari. Veprimet bankare variojnë nga ato më të thjeshtat, si verifikim i gjendjes dhe i balancës, e deri te pagesat e faturave apo transferimi i parave. E-banking vlerësohet si një mënyrë me më pak kosto, dhe me më shumë siguri për kryerjen e veprimeve bankare, dhe nga ana tjetër kursen shumë kohë. Për këtë arsye, renditja e Shqipërisë në fund të Europës në këtë drejtim tregon se ky segment ka hapësira të ndjeshme për përmirësim, duke sjellë përfitime jo vetëm për sektorin dhe individët, por edhe për ekonominë në tërësi. Bankingu online favorizon edhe përdorimin e parasë virutale, dhe tranizicionin nga paraja cash. Sipas Bankës së Shqipërisë, kalimi i ekonomisë sonë, nga paraja fizike, drejt asaj virtuale i kursen Shqipërisë deri në 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vit.
Sondazh

Ekonomia shqiptare, e varur nga konsumatori familjar/ Kontribuon me 80% në PBB, norma e tretë më e lartë në Europë, mesatarja globale në 63%
Të dhënat më të fundit nga Instituti i Statistikave në lidhje me Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit tonë gjatë 2020-ës, vitit të pandemisë, japin një......

Sa vlen tregu i vezëve në Shqipëri? 28 mln euro xhiro vjetore dhe vetëm 370 mijë euro fitime, analiza e 20 kompanive
Aktiviteti i kompanive të cilat operojnë me rritjen e pulave dhe prodhimin e vezëve kohët e fundit po përballet me rrezikun që vjen nga gripi i shpendëve. Ky......

“Fatura” e luftës në Shqipëri, 0.4% e PBB-së/ BERZH ul projeksionet për rritjen ekonomike, Shqipëria më pak e zhvlerësuara në rajon
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim është e para ndër institucionet ndërkombëtare që ka përditësuar projeksionet sa i përket rritjes ekonomike që prej......

Universiteti, tendenca drejt "zanateve"/ Mjekësia, inxhinieria, informatika, biznesi, me rritjen më të lartë të regjistrimeve, socialet me rënie
Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se në vitin akademik 2021-22 kanë vazhduar studimet në të gjithë programet e arsimit të lartë 123,880 studentë.......

Familjet shqiptare, 223 mln euro më pak konsum/ Impakti i pandemisë, konsumi ra mesatarisht me 242 euro në vit për familje gjatë 2020-ës
Viti i pandemisë, ai 2020, i ka hequr familjeve shqiptare rreth 27 miliardë lekë në formë konsumi. Të dhënat më të fundit nga Instituti i Statistikave në......

Energjia elektrike, rekord kreditimi/ Shkurti, 6 herë më e lartë se mesatarja historike, kredia e re për sektorin
Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë në lidhje me kreditimin sipas aktiviteteve tregojnë se disa prej tyre kanë prekur rekorde. Kështu, shifrat e......

Shqiptarët, ata që kursejnë më shumë në rajon?! Banka Qendrore e Austrisë: Rreth 30% e shqiptarëve kursejnë rregullisht mbi 300 euro në muaj
“Scan Intelligence Unit” ka analizuar të dhënat e raportit të Bankës Qëndrore të Austrisë, i cili ka në fokus kryesor integrimin ekonomik të Europës. Ky raport......

Çmimi i arit “fryn” rezervën e Shqipërisë/ Rezerva e Bankës së Shqipërisë “kapërcën” për herë të parë nivelin e 5 mld euro
Rezerva Ndërkombëtare e Bankës së Shqipërisë ka prekur një rekord të ri historik gjatë muajit shkurt të këtij viti, duke “thyer” për herë të parë nivelin e 5......