Çmimi i arit “fryn” rezervën e Shqipërisë/ Rezerva e Bankës së Shqipërisë “kapërcën” për herë të parë nivelin e 5 mld euro

Rezerva Ndërkombëtare e Bankës së Shqipërisë ka prekur një rekord të ri historik gjatë muajit shkurt të këtij viti, duke “thyer” për herë të parë nivelin e 5 miliardë eurove. Kështu, gjatë muajit shkurt, rezerva e Bankës Qendrore të vendit fiksohej pranë 5.015 miliardë eurove, sinjalizojnë shifrat më të fundit nga institucioni. Gjatë muajit janar të këtij viti, rezerva fiksohej pranë 4.98 miliardë eurove. Pra, në harkun e një muaji, rritja në terma nominalë fiksohet pranë 0.4%, dhe pranë rreth 34 milionë eurove në terma absolutë.
Duke parë shifrat, vëmë re se rezerva në ar është rritur ndjeshëm, deke prekur gjithashtu një rekord të ri historik. Në janar, rezerva e Bankës së Shqipërisë në shufra ari fiksohej pranë 141 milionë eurove, ndërkohë që në shkurt të këtij viti është ngjitur në rreth 161 milionë euro, pra rreth 20 milionë euro më shumë. Kjo ecuri duket të jetë rrjedhojë e drejtpërdrejtë e rritjes së çmimit të arit në tregjet ndërkombëtare. Në fund të muajit janar, çmimi i arit në tregje fiksohej në $1796 për onz, ndërkohë që ditën e fundit të muajit shkurt tregtohej pranë $1900 për onz. Pikërisht ky “kapërcim” i çmimit të arit në tregje duket të ketë nxitur edhe “fryrjen” e rezervës së Bankës së Shqipërisë gjatë muajit shkurt, dhe jo në vetvete transaksionet e institucionit për të rritur rezervën.
Madje, shifrat tregojnë se rezerva e Bankës së Shqipërisë në monedha dhe depozita është pakësuar gjatë shkurtit, duke zbritur në 1.95 miliardë euro, nga 2.15 miliardë që ishte gjatë muajit janar. Nga ana tjetër, rezerva në formën e titujve të borxhit është rritur në 2.57 mld euro, nga rreth 2.34 miliardë euro që ishte gjatë shkurtit, sinjalizojnë shifrat zyrtare të Bankës së Shqipërisë.
Kujtojmë se gjatë vitit të kaluar, rezerva e Bankës së Shqipërisë rritej me rreth 1 mld euro, dhe me hapin më të shpejtë që prej vitit 2015.
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Pandemia ndryshon strukturën e ekonomisë/ “Real estate” i zë vendin industrisë përpunuese. Administrata publike, industrisë gjithsej
Tashmë, me publikimin më të fundit të Institutit të Statistikave në lidhje me vlerësimin paraprak të Prodhimit të Brendshëm Bruto gjatë vitit 2020, kemi një......

Ekonomia shqiptare u rrit me 8.54% në 2021-shin/ T4 sinjalizon “Ndërtimin” dhe “Pasuritë e Paluajtshme” si “lokomotivën” e ekonomisë
Ekonomia shqiptare vlerësohet të jetë rritur me një normë prej 8.54% gjatë vitit të kaluar, thotë Instituti i Statistikave, duke regjistruar kështu rritjën më......

Tiranë, shtohen borxhet ndaj UKT/ Familjarët borxhlinj pakësohen, por rriten institucionet
Të dhënat me frekuencë mujore të raportuara nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT), tregojnë se për muajin Janar të këtij viti gjendja debitore ndaj UKT-së......

"Tkurren" depozitat e shqiptarëve/ Bien me rreth 45 mln euro në shkurt. Në lekë, rënia më e madhe që prej 2019-ës
Depozitat në sektorin bankar janë tkurrur gjatë muajit shkurt të këtij viti, tregojnë shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë. Kështu, totali i depozitave......

Kreditimi konfirmon “vrullin”/ Huaja e re arrin në 18.3 mld lekë në shkurt, rekord kredia për blerje banese
Gjatë shkurtit të këtij viti, sektori bankar ka dhënë 18.36 miliardë lekë kredi të re, duke regjistruar një rritje në terma vjetorë. Gjatë shkurtit të vitit......

Më shumë pasagjerë në shkurt/ Rritet edhe volumi i mallrave, hekurudhat të vetmet me rënie
Numri i fluturimeve gjatë muajt shkurt të vitit aktual është rritur me 86.8%, krahasuar me shkurtin e vitit që lamë pas, tregojnë të dhënat e “INSTAT”, mbi......

“Industria nxjerrëse” i zë vendin “energjisë elektrike”/ Renditet e para ndër investimet e huaja në Shqipëri gjatë 2021-shit, rritet “real estate”
Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë në lidhje me investimet e huaja direkte tregojnë se, “Industria nxjerrëse” ka marrë vendin e parë sa i përket flukseve......

Energjia, ku e mbështesim furnizimin? Hidrokarburet, burimi kryesor, me 49.5% të peshës. Varësia nga importet, 35.9%
“Scan Inelligence Unit” ka analizuar shifrat e “ Agjencisë Europiane të Statistikave” për të kuptuar se cilat janë produktet energjitike që përbëjnë energjinë......