Korrupsioni, ndëshkueshmëria në 19%/ Vetëm 100 raste të regjistruara në 2021-shin. Për shpërdorimin e detyrës, ndëshkueshmëria zbret në 10%

Prokuroria e Përgjithshme ka bërë publik raportin mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2021, i cili ka në fokus drejtimet prioritare, treguesit e kriminalitetit, aktivitetet si dhe rekomandimet. “Scan Intelligence Unit” ka përpunuar të dhënat e këtij raporti duke u përqënduar kryesisht në analizën e veprave penale për vitin 2021. Analiza përfshin numrin e proceduarave gjithsej sipas llojit të veprës penale si dhe normën e ndëshkueshmërisë, pra sa të dënuar janë për secilën vepër bazuar në totalin e rasteve. Të dhënat tregojnë se ka një normë të ulët të ndëshkueshmërisë për disa vepra penale të cilat konsiderohen si problem për shoqërinë shqiptare. Për veprën penale të korrupsionit norma e ndëshkueshmërisë është 19%, pra nga 100 raste të regjistruara gjithsej, vetëm 19 prej tyre janë dënuar. Nga ana tjetër, për veprën penale “Shpërdorim detyre” po ashtu regjistrohet një normë e ulët ndëshkueshmërie, prej vetëm 10.4%, nga 594 raste gjithsej, vetëm 62 të dënuar. “Pastrimi i parave” e ka patur normën e ndëshkueshmërisë për vitin 2021 në 7%. Nga 301 raste të regjistruara gjithsej janë dënuar 21 persona. Po të shohim normën e ndëshkueshmirëisë për vepra të tjera penale, si ato me taksat dhe tatimet apo prodhimi dhe kultivimi i narkotikëve, norma e ndëshkueshmërisë ngjitet mbi 30%, ndërkohë që për vepra të tjera kundër rendit dhe sigurisë publike, norma e kalon nivelin e 50%. Dënimet jo domosdoshmërisht i referohen procedimit të regjistruar në të njëjtin vit, por shërbejnë si referencë për të kuptuar nivelin e ndëshkueshmërisë.
Shifrat tregojnë se numri më i lartë i rasteve gjithsej është regjistruar për veprën penale “Vjedhja e Pasurisë”. Gjatë vitit 2021, janë regjsitruar 7,729 raste gjithsej për këtë vepër penale. Megjithëse krahasuar me vitin 2020 kjo shifër ka pësuar rënie, përsëri mbetet në një nivel të lartë krahasuar me veprat e tjera që pasojnë. “Vepra penale kundër rendit dhe sigurisë publike”, vijon në renditje si vepra e dytë me numrin më të lartë të rasteve gjithsej. Gjatë vitit 2021 janë regjistruar 5,730 raste për këtë vepër penale. “Prodhimi dhe kultivimi i narkotikëve” zë vendin e tretë me numrin më të lartë, duke regjsitruar 2,008 raste. Siç dihet problemet me pronat dhe veprat penale kundër tyre, kanë vijuar për vite me radhë të jenë prezente në shoqërinë shqiptare duke mbushur gjykatat. Shifrat e raportit bëjnë me dije se për llojin e veprës penale “Regjistrim juridik i tokës” regjistrohen 1,957 raste gjithsej, duke e renditur atë të katërtën si veprën me më shumë raste gjatë vitit 2021. Veprat penale në fushën e falimentimit nuk kanë regjistruar asnjë rast përgjatë vitit 2021. Nga ana tjetër, po ashtu veprat me më pak raste janë “Veprat penale kundër lirisë së besimit”, “Krime kundër rendit kushtetues” si dhe “Krime kundër jetës shkaktuar me pakujdesi”.
Sondazh

Kreditë me probleme, tjetër rënie në shkurt/ Treguesi bie pranë 5.39%, muaji i 13-të me radhë në rënie
Norma e huave me probleme, ka pësuar një rënie të mëtejshme gjatë muajit shkurt, tregojnë të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë. Ky tregues ka zbritur......

Banka Botërore “zhvlerëson” Shqipërinë/ Impakti i luftës, rritja ekonomike ulet me 0.6 pikë, por mund të përkeqësohet edhe më tej
Banka Botërore ka shkurtuar projeksionet e rritjes ekonomike të Shqipërisë këtë vit, me 0.6 pikë përqindje. Në raportin më të fundit për rajonin, ku përfshihet......

Shqiptarët dhe shëndeti online/ 48% e tyre marrin informacion në internet, renditemi ndër të fundit në Europë
“Scan Intelligence Unit” ka përpunuar të dhënat e publikimit më të fundit të “Agjencisë Europiane të Statistiksve” mbi aktivitetet e individëve në internet.......

Sa shtete e kanë legalizuar kanabisin mjekësor? 64! 29 prej të cilave në Europë, vetëm Maqedonia e Veriut nga rajoni
Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama mbi legalizimin e kanabisit për përdorim mjeksor ka patur reagime të shumta mbi këtë vendim. Kjo deklaratë erdhi pas......

Inflacioni “fluturon” në 5.7%/ Në mars, norma më e lartë që prej vitit 2002, falë ushqimeve dhe transportit
Norma e inflacionit gjatë muajit mars është ngjitur pranë 5.7% tregojnë të dhënat më të fundit nga Instituti i Statistikave në lidhje me indeksin e çmimeve të......

E-Banking, shqiptarët të fundit në Europë/ Vetëm 5% e përdorin internetin për transaksione financiare online
Vetëm 5% e individëve që kanë llogari bankare e kanë përdorur “E-Baniking” në Shqipëri gjatë vitit 2021. Të dhënat nga “Agjencia Europiane e Statistikave” të......

Ekonomia shqiptare, e varur nga konsumatori familjar/ Kontribuon me 80% në PBB, norma e tretë më e lartë në Europë, mesatarja globale në 63%
Të dhënat më të fundit nga Instituti i Statistikave në lidhje me Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit tonë gjatë 2020-ës, vitit të pandemisë, japin një......

Sa vlen tregu i vezëve në Shqipëri? 28 mln euro xhiro vjetore dhe vetëm 370 mijë euro fitime, analiza e 20 kompanive
Aktiviteti i kompanive të cilat operojnë me rritjen e pulave dhe prodhimin e vezëve kohët e fundit po përballet me rrezikun që vjen nga gripi i shpendëve. Ky......