Shqiptarët dhe shëndeti online/ 48% e tyre marrin informacion në internet, renditemi ndër të fundit në Europë

“Scan Intelligence Unit” ka përpunuar të dhënat e publikimit më të fundit të “Agjencisë Europiane të Statistiksve” mbi aktivitetet e individëve në internet. Mes shumë të dhënave të tjera, një ndër to është edhe informacioni që mund të marrin individët online lidhur me kujdesin shëndetësor. Ky publikim vjen në formën e një ankete, ku bën pjesë dhe vendi ynë. Shifrat tregojnë se gjatë vitit 2021, 48% e shqiptarëve kanë kërkuar informacion mbi shëndetin online. Krahasuar me vitin 2020, ky tregues ka pësuar rritje me 7 pikë përqindje. Që nga viti 2018-të kur “EUROSTAT” disponon të dhëna për vendin tonë, ky tregues ka ardhur duke u rritur gradualisht, nga 30%, në 48%. Megjithatë, rritjen me të madhe e regjistron nga viti 2020, në vitin 2021 dhe kjo shihet të jetë pasojë e nevojës për t'u informuar mbi pandeminë e shkaktuar nga Covid-19. Mesatarja e Bashkimit Europian, gjatë vitit 2021, për personat të cilët kanë kërkuar informacion shëndetësor online është 55%.
Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria renditet e parafundit, ndërsa në fund gjejmë të pozicionuar Bosnje Hercegovinën, me 45% të individëve që janë informuar online mbi shëndetin. Në vend të parë me përqindjen më të lartë renditet Serbia, me 56%, ndjekur nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi me nga 50% secili vend. Nëse do ta krahasonim me vendet e Europës, Shqipëria renditet ndër të fundit. Përqindjen më të ulët të individëve që kanë kërkuar informacion shëndetësor online mes vendeve të Europës e ka Bullgaria, me 36%, ndjekur nga Rumania dhe Gjermania, me 40% dhe 45% përkatësisht. Në vend të parë me përqindjen më të lartë është Finlanda, e cila regjistron 80% të individëve që kanë përdorur internetin për të kërkuar informacion shëndetësor online gjatë vitit 2021.
Sondazh

Sa shtete e kanë legalizuar kanabisin mjekësor? 64! 29 prej të cilave në Europë, vetëm Maqedonia e Veriut nga rajoni
Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama mbi legalizimin e kanabisit për përdorim mjeksor ka patur reagime të shumta mbi këtë vendim. Kjo deklaratë erdhi pas......

Inflacioni “fluturon” në 5.7%/ Në mars, norma më e lartë që prej vitit 2002, falë ushqimeve dhe transportit
Norma e inflacionit gjatë muajit mars është ngjitur pranë 5.7% tregojnë të dhënat më të fundit nga Instituti i Statistikave në lidhje me indeksin e çmimeve të......

E-Banking, shqiptarët të fundit në Europë/ Vetëm 5% e përdorin internetin për transaksione financiare online
Vetëm 5% e individëve që kanë llogari bankare e kanë përdorur “E-Baniking” në Shqipëri gjatë vitit 2021. Të dhënat nga “Agjencia Europiane e Statistikave” të......

Ekonomia shqiptare, e varur nga konsumatori familjar/ Kontribuon me 80% në PBB, norma e tretë më e lartë në Europë, mesatarja globale në 63%
Të dhënat më të fundit nga Instituti i Statistikave në lidhje me Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit tonë gjatë 2020-ës, vitit të pandemisë, japin një......

Sa vlen tregu i vezëve në Shqipëri? 28 mln euro xhiro vjetore dhe vetëm 370 mijë euro fitime, analiza e 20 kompanive
Aktiviteti i kompanive të cilat operojnë me rritjen e pulave dhe prodhimin e vezëve kohët e fundit po përballet me rrezikun që vjen nga gripi i shpendëve. Ky......

“Fatura” e luftës në Shqipëri, 0.4% e PBB-së/ BERZH ul projeksionet për rritjen ekonomike, Shqipëria më pak e zhvlerësuara në rajon
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim është e para ndër institucionet ndërkombëtare që ka përditësuar projeksionet sa i përket rritjes ekonomike që prej......

Universiteti, tendenca drejt "zanateve"/ Mjekësia, inxhinieria, informatika, biznesi, me rritjen më të lartë të regjistrimeve, socialet me rënie
Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se në vitin akademik 2021-22 kanë vazhduar studimet në të gjithë programet e arsimit të lartë 123,880 studentë.......

Familjet shqiptare, 223 mln euro më pak konsum/ Impakti i pandemisë, konsumi ra mesatarisht me 242 euro në vit për familje gjatë 2020-ës
Viti i pandemisë, ai 2020, i ka hequr familjeve shqiptare rreth 27 miliardë lekë në formë konsumi. Të dhënat më të fundit nga Instituti i Statistikave në......