Sa mund të kursejë një shqiptar gjatë jetës? Mesatarisht, jo më shumë se 73 mijë euro, nëse punon 45 vite
Një shqiptar mesatar, sot, merr një pagë neto prej rreth 4,867 eurosh në vit. Po gjatë të gjithë jetës së tij? Mosha e pensionit në vendin tonë tashmë është e ndryshme për burrat dhe për gratë, por pritet të barazohet në 67 vjeç në vitin 2056. Për këtë arsye po marrim në përllogaritje një moshë pensioni në 67 vjeç. Në rast se shqiptari mesatar do të fillonte të punonte që në moshën 18-vjeçare, atëherë do të punonte për plot 45 vite. Sipas studimeve më të fundit të Bankës Botërore, që janë në linjë edhe me shifrat e sinjalizuara nga Instituti i Statistikave në vendin tonë, një shqiptar mesatar mund të kursejë rreth 27% të pagës së tij. Pra, në rast se do t`i përmbaheshin këtij rregulli të 27%-shit, atëherë, shqiptari mesatar mund të kursejë rreth 1,314 euro në vit. Përgjatë të gjithë jetës së tij aktive në punë me pagë, kjo shifër ngjitet në rreth 59,130 euro.
Por, pagat ndryshojnë dhe kryesisht tendenca është në rritje. “Scan Intelligence Unit” i ka analizuar shifrat, dhe në bazë të një progresioni rezulton se në fund të 45 viteve punë, shqiptari mesatar do të ketë kursyer vetëm 73 mijë euro. Ky progresion është i bazuar në ecurinë e pagave që prej vitit 2014, dhe duke i projektuar pagat e rritura deri në vitin 2059, kur, paga mesatare e një shqiptari në muaj, neto, bazuar në termat e rritjes së 7 viteve të fundit, pritet të jetë rreth 669 euro. Pra, një shqiptar mesatar që ka filluar të punojë në moshën 18 vjeçare në vitin 2014, kur të dalë në pension dhe të jetë 67 vjeç, do të mund të ketë kursyer vetëm 73 mijë euro.
Të dhënat i referohen vitit 2020, pra përpara krizës së shkaktuar nga pandemia, dhe sidomos përpara krizës së çmimeve, domethënë me një normë kursimi të pandryshuar me periudhën përpara krizës, në 27%. Por, pavarësisht se të dhënat i referohen një periudhe disi më të “begatë” për familjet, tregojnë se shqiptari mesatar nuk mund të kursejë dot më shumë se 73 mijë euro gjatë jetës së tij.
Të dhënat i referohen vetëm një përllogaritje të përafërt, maksimale. Pra, është marrë parasysh një vjetërsi pune prej 45 vitesh, që në moshën 18 vjeçare, dhe jo vjetërsia e punës për të arritur pensionin.
Sondazh
Pasuria e Elon Musk, e thënë ndryshe/ Një shqiptar do duhej të kishte filluar punë 47 milionë vite më parë për ta arritur
Elon Musk është njeriu më i pasur në botë sot, me një pasuri që vlerësohet sipas "Bloomberg Billionaires Index" në rreth 229 miliardë euro. Ndonjëherë, shifrat......
Rritet pasuria e shqiptarëve, por edhe pabarazia/ 1 në 24 shqiptarë ka më shumë para në bankë se 23 të tjerët së bashku
Depozitat e sigurueshme të individëve në Shqipëri në bankat që operojnë në vendin tonë janë rritur me 8% gjatë vitit të kaluar, për të prekur shifrën e 1.11......
Korrupsioni, ndëshkueshmëria në 19%/ Vetëm 100 raste të regjistruara në 2021-shin. Për shpërdorimin e detyrës, ndëshkueshmëria zbret në 10%
Prokuroria e Përgjithshme ka bërë publik raportin mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2021, i cili ka në fokus drejtimet prioritare, treguesit e......
Kreditë me probleme, tjetër rënie në shkurt/ Treguesi bie pranë 5.39%, muaji i 13-të me radhë në rënie
Norma e huave me probleme, ka pësuar një rënie të mëtejshme gjatë muajit shkurt, tregojnë të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë. Ky tregues ka zbritur......
Banka Botërore “zhvlerëson” Shqipërinë/ Impakti i luftës, rritja ekonomike ulet me 0.6 pikë, por mund të përkeqësohet edhe më tej
Banka Botërore ka shkurtuar projeksionet e rritjes ekonomike të Shqipërisë këtë vit, me 0.6 pikë përqindje. Në raportin më të fundit për rajonin, ku përfshihet......
Shqiptarët dhe shëndeti online/ 48% e tyre marrin informacion në internet, renditemi ndër të fundit në Europë
“Scan Intelligence Unit” ka përpunuar të dhënat e publikimit më të fundit të “Agjencisë Europiane të Statistiksve” mbi aktivitetet e individëve në internet.......
Sa shtete e kanë legalizuar kanabisin mjekësor? 64! 29 prej të cilave në Europë, vetëm Maqedonia e Veriut nga rajoni
Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama mbi legalizimin e kanabisit për përdorim mjeksor ka patur reagime të shumta mbi këtë vendim. Kjo deklaratë erdhi pas......
Inflacioni “fluturon” në 5.7%/ Në mars, norma më e lartë që prej vitit 2002, falë ushqimeve dhe transportit
Norma e inflacionit gjatë muajit mars është ngjitur pranë 5.7% tregojnë të dhënat më të fundit nga Instituti i Statistikave në lidhje me indeksin e çmimeve të......