"Paqja Pozitive", Shqipëria e 59-ta në botë/ Raporti i "Institutit për Ekonomi dhe Paqe": Përkeqësohemi me tre pozicione
"Instituti për Ekonomi dhe Paqe" (Institute for Economics & Peace) ka publikuar së fundmi Raportin Pozitiv të Paqes për vitin 2022 (Positive Peace Report 2022). Ky raport mat qëndrueshmërinë në vende të ndryshme dhe aftësinë që kanë këto vende për të mbrojtur popullatat e tyre për goditje të pafavorshme, si p.sh rëniet ekonomike, kriza politike apo fatkeqësitë natyrore. “Paqja Pozitive” nënkupton gjithashtu dhe prirjen që kanë vendet për t’u rikuperuar pas goditjeve të tilla. Raporti thekson se nivelet e të larta të “Paqes Pozitive” janë të lidhura statistikisht me rritjen më të lartë të PBB që kanë vende të caktuara si dhe nivelin e lartë të mirëqenies së tyre. Në këtë raport gjendet i pozicionuar edhe vendi ynë mes 163 shteteve të tjera të marra në analizë. Shqipëria renditet në vend të 59-të dhe klasifikohet mes vendeve që kanë një nivel të lartë të pozitivitetit. Krahasimisht me raportin e vitit të kaluar shohim se vendi ynë ka rënë me 3 pozicione.
Raporti Pozitiv i Paqes, 2022
Po në krahasim me vendet e rajonit? Në nivel rajonal Shqipëria renditet e treta. I pari është Mali i Zi, i cili renditet në vend të 52-të, ndërsa vendi i dytë në nivel rajoni është Maqedonia e Veriut, e renditur e 56-ta. Shqipëria ka lënë pas me dy pozicione Serbinë, e cila renditet në vend të 61-të. Kosova dhe Bosnje Hercegovina ndjekin në renditje Serbinë, duke u pozicionuar në vend të 77-të dhe 83-të respektivisht. Suedia kryeson këtë indeks duke u renditur e para, ndërsa në vend të fundit gjejmë të renditur vende si Somalia apo Sudani i Jugut.
Raporti Pozitiv i Paqes, 2022
Raportin e plotë mund ta gjeni në linkun më poshtë
Sondazh

Janari konfirmon presionet inflacioniste/ Norma e inflacionit në 3.7%, aq sa në dhjetor, niveli më i lartë që prej 2011-ës
Norma e inflacionit gjatë janarit fiksohet pranë 3.7%, duke mbetur kështu e pandryshuar krahasuar me muajin paraardhës, tregojnë shifrat më të fundit nga......

Sa shpenzojnë shqiptarët për mirëqenien? $371 për frymë në vit, tregu vlen $1.1 mld në vendin tonë, renditemi të 102-tët në botë
Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime në industrinë e mirëqenies, ka publikuar së fundmi......

Kreditë me probleme zbresin në 5.65%/ Niveli më i ulët në 13 vite, në 2021-shin ra me 2.46 pikë përqindje
Norma e huave me probleme ndaj totalit ka zbritur në 5.65% gjatë muajit të fundit të vitit të kaluar, nga 6.2% që ishte gjatë muajit nëntor. Kjo është rënia......

Energjia, sa të varur jemi nga importi? 30.7% e konsumit mbulohet nga jashtë, bie lehtë varësia
Të dhënat e “Agjencisë Europiane të Statistikave”, mbi varësinë nga importet e energjisë, tregojnë se gjatë vitit 2020, Shqipëria importoi 30.7% të energjisë......

Cilat qytete na “mbajnë me bukë”? Fieri, Elbasani dhe Korça! Mbulojnë 33% të konsumit vjetor të drithit, gati sa importi
Konflikti Ukrainë-Rusi së fundmi, por edhe situata gjatë vitit të kaluar me efektin e pandemisë, kanë nxitur një rritje të ndjeshme të çmimit të drithërave në......

Kush kurseu më shumë vjet? Kryeqytetasit, 397 mln euro më shumë në bankë. Korçarët, 3.3 mln euro më pak
“Scan Intelligence Unit” ka analizuar shifrat zyrtare të Bankës së Shqipërisë sa i përket depozitave bankare, për të kuptuar se cilat qytete të vendit kanë......

6.2% e shqiptarëve jetojnë ngushtë/ Korça me përqindjen më lartë të familjeve në kushte mbipopullimi
Në botimin e fundit të Institutit të Statistikave, “Vjetari Rajonal Statistikor 2021”, paraqiten të dhëna mbi shumë tregues, ku ndër të tjera dhe të dhëna mbi......

Në cilat qytete u rrit më shumë kredia? Në Lezhë, Fier dhe Tiranë. Në Durrës ekonomia ka “ngecur”
“Scan Intelligence Unit” ka analizuar shifrat zyrtare të Bankës së Shqipërisë, të përditësuara për tremujorin e fundit të vitit të kaluar, në lidhje me huatë......