Janari konfirmon presionet inflacioniste/ Norma e inflacionit në 3.7%, aq sa në dhjetor, niveli më i lartë që prej 2011-ës

Norma e inflacionit gjatë janarit fiksohet pranë 3.7%, duke mbetur kështu e pandryshuar krahasuar me muajin paraardhës, tregojnë shifrat më të fundit nga Instituti i Statistikave. Pavarësisht kësaj, çmimet e konsumit regjistrohen në një rritje prej 1.3% krahasuar me muajin dhjetor. Norma e inflacionit prej 3.7% tregon se presionet inflacioniste mbeten të pranishme në ekonominë shqiptare dhe se është tejkaluar objektivi i Bankës së Shqipërisë, për një normë pranë 3%. Vetëm pak ditë më parë, guvernatori Sejko deklaroi se inflacioni këtë vit do të vijojë të mbetet mbi objektivin e institucionit, me çmimet që do të vazhdojnë të rriten, gjë e cila pritet të sjellë edhe një rritje graduale të normave të interesit në muajt në vijim.
Norma prej 3.7% e rritjes vjetore të çmimeve të konsumit është më e larta në më shumë se një dekadë, që prej vitit 2011, sinjalizojnë shifrat zyrtare nga Instituti i Statistikave. Në këtë normë, kontributin më të madh e kanë dhënë çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +2,35 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transport” me +0,48 pikë përqindje, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,38 pikë përqindje. Vetëm grupi “Mallra dhe shërbime të ndryshme” ka dhënë një kontribut negativ në normën e inflacionit gjatë janarit të këtij viti, me -0,03 pikë përqindje.
Sa i përket ndryshimit të çmimeve sipas grupeve kryesore, krahasuar me janarin e një viti më parë, në vend të parë në terma rritje gjejmë “Transportin”, me 9 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 6,7 %, “Argëtim dhe kulturë” me 3,5 %, “Komunikimi” me 3,3 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 3,0 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,1 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,9 %, “Veshje dhe këpucë” me 1,2 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,8 % dhe “Shërbimi arsimor” me 0.5 %. Ndërsa, grupi “Mallra dhe shërbime të ndryshme” u ul me 0,4 %, pasuar nga grupi “Shëndeti” me -0,1 %.
Brenda grupit të ushqimeve, çmimet e nëngrupit “zarzavate, përfshirë patatet” u rritën me 17,0 %, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyrna” me 9,1 %, “fruta” me 8,5 %, “bukë dhe drithra” me 6,0 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe mbëlsira” me 5,5 %, “mish” me 3,1 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,0 %, etj.
Krahasuar me muajin paraardhës ndërkohë, vëmë re se, rritjen më të madhe e regjistrojnë sërish ushqimet, me 3.3% rritje, ndjekur nga “pije alkoolike dhe duhan”, me 0.8%.
Sondazh

Sa shpenzojnë shqiptarët për mirëqenien? $371 për frymë në vit, tregu vlen $1.1 mld në vendin tonë, renditemi të 102-tët në botë
Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime në industrinë e mirëqenies, ka publikuar së fundmi......

Kreditë me probleme zbresin në 5.65%/ Niveli më i ulët në 13 vite, në 2021-shin ra me 2.46 pikë përqindje
Norma e huave me probleme ndaj totalit ka zbritur në 5.65% gjatë muajit të fundit të vitit të kaluar, nga 6.2% që ishte gjatë muajit nëntor. Kjo është rënia......

Energjia, sa të varur jemi nga importi? 30.7% e konsumit mbulohet nga jashtë, bie lehtë varësia
Të dhënat e “Agjencisë Europiane të Statistikave”, mbi varësinë nga importet e energjisë, tregojnë se gjatë vitit 2020, Shqipëria importoi 30.7% të energjisë......

Cilat qytete na “mbajnë me bukë”? Fieri, Elbasani dhe Korça! Mbulojnë 33% të konsumit vjetor të drithit, gati sa importi
Konflikti Ukrainë-Rusi së fundmi, por edhe situata gjatë vitit të kaluar me efektin e pandemisë, kanë nxitur një rritje të ndjeshme të çmimit të drithërave në......

Kush kurseu më shumë vjet? Kryeqytetasit, 397 mln euro më shumë në bankë. Korçarët, 3.3 mln euro më pak
“Scan Intelligence Unit” ka analizuar shifrat zyrtare të Bankës së Shqipërisë sa i përket depozitave bankare, për të kuptuar se cilat qytete të vendit kanë......

6.2% e shqiptarëve jetojnë ngushtë/ Korça me përqindjen më lartë të familjeve në kushte mbipopullimi
Në botimin e fundit të Institutit të Statistikave, “Vjetari Rajonal Statistikor 2021”, paraqiten të dhëna mbi shumë tregues, ku ndër të tjera dhe të dhëna mbi......

Në cilat qytete u rrit më shumë kredia? Në Lezhë, Fier dhe Tiranë. Në Durrës ekonomia ka “ngecur”
“Scan Intelligence Unit” ka analizuar shifrat zyrtare të Bankës së Shqipërisë, të përditësuara për tremujorin e fundit të vitit të kaluar, në lidhje me huatë......

Depozitat bankare u “frynë” me 861 mln euro/ Në 2021-shin, rritja më e madhe në 10 vite, valuta “dominon” lekun
Depozitat në sektorin bankar gjatë vitit të kaluar kanë prekur shifrën e 1.22 trilionë lekëve, tregojnë shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë, të......