6.2% e shqiptarëve jetojnë ngushtë/ Korça me përqindjen më lartë të familjeve në kushte mbipopullimi

Në botimin e fundit të Institutit të Statistikave, “Vjetari Rajonal Statistikor 2021”, paraqiten të dhëna mbi shumë tregues, ku ndër të tjera dhe të dhëna mbi shpërndarjen e familjeve sipas sipërfaqes së përdorur për banim. Në vitin 2020, 51,6% e familjeve në Shqipëri jetojnë në banesa, sipërfaqet e të cilave janë nga 51 deri në 90 metra katror. Krahasuar me vitin 2019-të, ky tregues ka rënë me 0.1 pikë përqindje. Gjatë vitit 2020, të dhënat tregojnë se qarku i Gjirokastrës, ka përqindjen më të lartë të familjeve të cilat jetojnë në banesa sipërfaqja e të cilave varion nga 51 deri në 90 metra katror , me 74.1%. Nga ana tjetër, qarku që ka përqindjen më të vogël të familjeve të cilat jetojnë në banesa sipërfaqja e të cilave fillon nga 51-90 metra katror është Lezha, me 46.3%. Po sa përqind e familjeve jetojnë në banesa me sipërfaqë më pak se 50 metra katror? Janë 6.2% e familjeve në Shqipëri, të cilat jetojnë ngushtë, pra në banesa sipërfaqja e të cilave është më pak se 50 metra kator. Qarku i cili regjistron dhe përqindjen më të lartë të familjeve që jetojnë në një hapërsirë të ngushtë prej 50 metrash katror, është qarku i Korçës, me 14.1%. Ndjek qarku i Shkodrës dhe i Beratit, me 10.3% dhe 9.5% përkatësisht. Ndërkohë qarku i Elbasanit ka përqindjen më të ulët të këtij treguesi, krahasuar me 11 qarqet e tjera, me 3.2%. Lezha regjistron përqindjen më të lartë të familjeve të cilat jetojnë në banesa sipërfaqja e të cilave është mbi 130 metra katror, me 9.4%. Berati, ndryshe nga Lezha, është një qark ku familjeve i mungon luksi për të jetuar në një sipërfaqe të gjerë, pra mbi 130 metra katror. Ky është dhe qarku i cili ka përqindjen më të ulët të familjeve që jetojnë mbi 130 metra katror, me 1.5%. Banesat sipërfaqet e të cilave variojnë nga 91 deri në 130 metra katror, renditen në vendin e dytë për sa i përket përqëndrimit të familjeve që jetojnë në to, me 35,8%. Shifrat tregojnë se gjatë viteve është regjistruar një rritje e përqindjes së familjeve në banesa të tilla. Në qarkun e Tiranës është regjistruar përqindja më e lartë e familjeve, që jetojnë në banesa me sipërfaqe 91 - 130 metra katror, me rreth 40%.
“Scan Intelligence Unit” i ka krahasuar të dhënat me vjetarin e vitit të kaluar për të parë se si ka ndryshuar specifikisht përqindja e familjeve që jetojnë në katër katëgoritë e sipërfaqeve të dhëna, sipas qarqeve, për vitin 2020. Nga përpunimi i të dhënave del se në qarqet Dibër dhe Gjirokastër janë regjistruar rritjet më të larta të familjeve që jetojnë në banesa me sipërfaqe me më shumë se 130 metra kator, me 4.5 pikë përqindje për Dibrën dhe 3.1 pikë përqindje për Gjirokstrën. Sa i përket këtij treguesi, në vija të përgjithshme shihet se mbizotërojnë qarqet ku vërehet një rënie e përqindjes së familjeve që jetojnë në banesa me sipërfaqe me më shumë se 130 metra katror.
Nga ana tjetër, vërehet një mbizotërim i familjeve që kanë pësuar rritje të përqindjes së familjeve që jetojnë në banesa me sipërfaqe 91 deri në 130 metra katror. Janë shtatë qarqe që kanë pësuar rrtije, ku rritjen më të madhe e ka pësuar qarku i Shkodrës, me 15.4 pikë përqindje. Nga ana tjetër Gjirokastra është qarku me rënien më të lartë të këtij treguesi, me 13.6 pikë përqindje.
Le të shohim si paraqiten të dhënat sa i përket ndryshimit vjetor të familjeve që jetojnë në banesa me sipërfaqe 50 deri në 90 metra katror. Gjirokastra është qarku që për vitin 2020 ka rritjen më të madhe të familje që jetojnë në një sipërfaqe prej 50-90 metra katror, me 10.4 pikë përqindje, ndjekur nga qarku i Vlorës, me 9.7 pikë përqindje. Qarqe si Kukësi dhe Berati kanë shënuar rënie të përqindjes së këtyre familjeve.
Të dhënat mbi ndryshimin vjetor të familjeve që jetojnë në banesa me sipërfaqe më pak se 50 metra katror nuk janë aq pozitive. Panorama e përgjithshme tregon se janë më të shumtë në numër qarqet në të cilat është rrtiur përqindja e familjeve që jetojnë në kushte mbipopullimi apo ngushtë. Rritjen më të madhe e regjistron qarku i Kukësit me 3.7 pikë përqindje dhe Korça, me 3.3 pikë përqindje. Kujtojmë këtu se Korça ishte dhe qarku që regjistronte përqindjen më të madhe të familjeve që jetonin në sipërfaqe më pak se 50 metra katror, për vitin 2020, krahasuar me qarqet e tjera. Nëse në një banesë me sipërfaqe 50 metra katror jeton një familje e përbërë mesatraisht nga 3.7 persona, atëherë sipërfaqa e llogaritur për një person është 13.5 metra kator. Po në një banesë me sipërfaqe më pak se 50 metra katror? Padyshim që sipërfaqa për person do të jetë më e vogël.
Sondazh

Në cilat qytete u rrit më shumë kredia? Në Lezhë, Fier dhe Tiranë. Në Durrës ekonomia ka “ngecur”
“Scan Intelligence Unit” ka analizuar shifrat zyrtare të Bankës së Shqipërisë, të përditësuara për tremujorin e fundit të vitit të kaluar, në lidhje me huatë......

Depozitat bankare u “frynë” me 861 mln euro/ Në 2021-shin, rritja më e madhe në 10 vite, valuta “dominon” lekun
Depozitat në sektorin bankar gjatë vitit të kaluar kanë prekur shifrën e 1.22 trilionë lekëve, tregojnë shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë, të......

Huaja e re, rekord gjatë 2021-shit! Arriti në gati 2.2 mld euro, sa 15% e PBB. Për blerje banese u rrit me 51%
Huaja e re gjatë dhjetorit të vitit që sapo lamë pas ka prekur nivelin e 41.2 mld lekëve, që është edhe vlera më e lartë mujore e regjistruar përgjatë të......

Pronaret femra sipas qarqeve/ Në Tiranë, Korçë, dhe Shkodër në 2020-ën bizneset e drejtuara nga gratë u rritën më shumë se ato nga burrat
“Scan Intelligence Unit” përpos numrit të biznesmenëve sipas qarqeve, apo dhe ndryshimit vjetor të numrit të bizneseve në Tiranë përgjatë vitit 2021, këtë herë......

Rezerva e BSH u rrit me 1 mld euro në 2021/ Rritja vjetore në 26.1%, hapi më i shpejtë që prej vitit 2015
Rezerva ndërkombëtare e Bankës së Shqipërisë ka rritur në dhjetor të vitit të kaluar shifrën e 4.97 miliardë eurove, nga 3.94 mld euro që ishte në muajin......

Tiranë, ku janë shtuar më shumë bizneset? "Farka" regjistron rritjen më të lartë, "Krraba" me rënie të numrit të subjekteve gjatë vitit 2021
Pandemia e ka shtrirë ndikimin e saj në shumë aktivitete dhe biznese që operojnë në vendin tonë, por pavarësisht kësaj, të dhënat e Bashkisë së Tiranës sa i......

Cilat qarqe kanë më shumë biznesmenë? Fieri, Berati dhe Gjirokastra! Lezha, Kukësi dhe Dibra, në fund të tabelës
“Scan Intelligence Unit” ka analizuar dhe përpunuar të dhënat e Institutit të Statistikave për të kuptuar se sa është raporti i sipërmarrësve me popullsinë.......

Kërkesat për azil me rënie edhe në nëntor/ Pavarësisht tendencës, vijojmë të kryesojmë rajonin me numrin më të lartë
Të dhënat nga "Agjencia për Azil e Bashkimit Europian" (EUAA), tregojnë se edhe muaji nëntor, ashtu si tetori, vijon me rënie të numrit të aplikimeve për azil......