Në cilat qytete u rrit më shumë kredia? Në Lezhë, Fier dhe Tiranë. Në Durrës ekonomia ka “ngecur”

“Scan Intelligence Unit” ka analizuar shifrat zyrtare të Bankës së Shqipërisë, të përditësuara për tremujorin e fundit të vitit të kaluar, në lidhje me huatë sipas rretheve, për të kuptuar se ku është rritur më shumë dhe ku më pak kreditimi përgjatë vitit të kaluar. Në vend të parë, me rritjen vjetore më të lartë, me plot 15.8% gjëjmë Lezhën. Huaja i referohet portofolit të kredisë si stok total dhe jo si hua e re. Në vend të dytë pas Lezhës ndjek Tirana, me një rritje vjetore të portofolit të kredisë prej 14.2%. Mesatarja ndërkohë fiksohet në 9.5%. Në vend të tretë në terma rritje vjetore të portofolit të kredisë renditet Fieri, me 11% rritje. Ndërkohë, dy vendet e fundit, pra ato me rritjen më të vogël janë Durrësi dhe Shkodra, me nga 6.2%.
Ndërkohë, po të shohim ndryshimin e portofolit të kredisë për individët me qëllim blerje banese vëmë re se renditja nuk ndryshon. Lezha është në vend të parë, me një rritje prej 19.5%, ndjekur nga Tirana me 17.5% rritje dhe Fieri në vend të tretë me 11.8% rritje. Durrësi dhe Korça mbajnë dy vendet e fundit, me 6.2% dhe 7.6% respektivisht.
Sa i përket ndryshimit vjetor të porotofolit të kredisë konsumatore për individët vëmë re Fieri mban vendin e parë, me 11% rritje, ndjekur nga Korça, me 10.5% rritje, dhe Vlora me 9%. Ndërkohë, në vendet e fundit gjejmë Lezhën, me 6.7% rritje dhe Shkodrën, me vetëm 2.8% rritje.
Nga ana tjetër, po të shohim vetëm portofolin e kredisë për biznesin gjatë vitit 2021, vëmë re se në tre qarqe është në rënie; Elbasan, Durrës dhe Fier. Në Elbasan rënia fiksohet në -7.9%, në Fier me -1%, ndërsa në Durrës me -0.04%. Rritja më e madhe ndërkohë vihet re në Shkodër me 10.3% dhe në Vlorë me 10%. Sa i përket kryeqytetit, protofoli i kredisë për biznesin është rritur me 9.1% gjatë vitit të kaluar.
Sondazh

Depozitat bankare u “frynë” me 861 mln euro/ Në 2021-shin, rritja më e madhe në 10 vite, valuta “dominon” lekun
Depozitat në sektorin bankar gjatë vitit të kaluar kanë prekur shifrën e 1.22 trilionë lekëve, tregojnë shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë, të......

Huaja e re, rekord gjatë 2021-shit! Arriti në gati 2.2 mld euro, sa 15% e PBB. Për blerje banese u rrit me 51%
Huaja e re gjatë dhjetorit të vitit që sapo lamë pas ka prekur nivelin e 41.2 mld lekëve, që është edhe vlera më e lartë mujore e regjistruar përgjatë të......

Pronaret femra sipas qarqeve/ Në Tiranë, Korçë, dhe Shkodër në 2020-ën bizneset e drejtuara nga gratë u rritën më shumë se ato nga burrat
“Scan Intelligence Unit” përpos numrit të biznesmenëve sipas qarqeve, apo dhe ndryshimit vjetor të numrit të bizneseve në Tiranë përgjatë vitit 2021, këtë herë......

Rezerva e BSH u rrit me 1 mld euro në 2021/ Rritja vjetore në 26.1%, hapi më i shpejtë që prej vitit 2015
Rezerva ndërkombëtare e Bankës së Shqipërisë ka rritur në dhjetor të vitit të kaluar shifrën e 4.97 miliardë eurove, nga 3.94 mld euro që ishte në muajin......

Tiranë, ku janë shtuar më shumë bizneset? "Farka" regjistron rritjen më të lartë, "Krraba" me rënie të numrit të subjekteve gjatë vitit 2021
Pandemia e ka shtrirë ndikimin e saj në shumë aktivitete dhe biznese që operojnë në vendin tonë, por pavarësisht kësaj, të dhënat e Bashkisë së Tiranës sa i......

Cilat qarqe kanë më shumë biznesmenë? Fieri, Berati dhe Gjirokastra! Lezha, Kukësi dhe Dibra, në fund të tabelës
“Scan Intelligence Unit” ka analizuar dhe përpunuar të dhënat e Institutit të Statistikave për të kuptuar se sa është raporti i sipërmarrësve me popullsinë.......

Kërkesat për azil me rënie edhe në nëntor/ Pavarësisht tendencës, vijojmë të kryesojmë rajonin me numrin më të lartë
Të dhënat nga "Agjencia për Azil e Bashkimit Europian" (EUAA), tregojnë se edhe muaji nëntor, ashtu si tetori, vijon me rënie të numrit të aplikimeve për azil......

Buka, nga është e varur Shqipëria? Importi i drithërave zë 35% të kërkesës, çmimet u rritën me 21% vjet, Rusi-Ukrainë zënë gjysmën
Konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë ka nxitur një rritje të ndjeshme të çmimit të drithërave në nivel global, që mund të theksohet edhe më tej nëse ky konfilkt......