Buka, nga është e varur Shqipëria? Importi i drithërave zë 35% të kërkesës, çmimet u rritën me 21% vjet, Rusi-Ukrainë zënë gjysmën

Konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë ka nxitur një rritje të ndjeshme të çmimit të drithërave në nivel global, që mund të theksohet edhe më tej nëse ky konfilkt përshkallëzohet. Gjatë vitit 2020, Shqipëria ka prodhuar rreth 684 mijë ton drithëra, ndërkohë që ka importuar rreth 364 mijë ton. Pra, importi zë afërsisht rreth 35% të kërkesës vendase të drithërave, çka do të thotë se një krizë e mundshme në arenën ndërkombëtare do të kishte ndikim të ndjeshëm edhe në tregun vendas, ku që gjatë vitit të kaluar u vu re një rritje e konsiderueshme e çmimit të bukës si pasojë e shtrenjtimit të çmimeve në import. Por, si ka ndryshuar çmimi i drithërave në import në vendin tonë gjatë vitit të kaluar krahasuar me vitet e kaluara? Gjatë 2021-shit, sipas shifrave të analizuara dhe përpunuara nga “Scan Intelligence Unit” një kilogram drithëra u importua për një shifër mesatare prej 37 lekësh për kilogram, ndërkohë që në vitin 2020, kjo vlerë fiksohej pranë 30.59 lekëve për kilogram, pra në rritje me thuajse 21%, gjë që më pas u reflektua edhe në tregun vendas, me rritjen e çmimit të bukës dhe produkteve të tjera me bazë drithërat, kryesisht prodhime brumi. Sipas indeksit të çmimeve të konsumit, çmimi i bukës dhe drithërave gjatë vitit të kaluar u rrit me rreth 6%. Çmimi prej rreth 37 lekësh për kilogram rezulton të jetë më i larti që prej vitit 2012, kur fiksohej në rreth 38 lekë për kilogram. Shifrat e importeve të drithërave, si në vlerë ashtu edhe në peshë janë publike nga Instituti i Statistikave që prej vitit 2005, kur edhe regjistrohet çmimi më i ulët, me vetëm 15 lekë për kilogram.
Por, cfarë thotë gjeografia e importeve të drithërave? Në vend të parë, si vendi ku Shqipëria importon më shumë drithëra është Rusia, që zë rreth 41.2% të totalit në vlerë, dhe rreth 45.5% në peshë, nga 39.1% në vlerë që zinte në 2020-ën, apo 43.2% në peshë. Në vend të dytë ndjek Serbia, me rreth 36.2% të totalit të importeve në peshë, Franca me 3.5%, dhe Ukraina me rreth 2.93%. Pra, këto katër shtete zënë rreth 88% të totalit të importeve të drithërave në vendin tonë, dhe me përjashtim të Francës, tre shtetet e tjera përbëjnë kërcënim për përmbushjen e kërkesës si pasojë e paqëndrueshmëirsë që përfaqësojnë në arenën gjeopolitike. Kujtojmë se në janar të vitit të kaluar Rusia vendosi të dyfishojë taksën e eksportit të grurit dhe disa drithërave të tjera, me efekt prej muajit mars, çka për rrjedhojë rriti kostot edhe në tregun vendas.
Sondazh

Turizmi vendas, ku shkojnë shqiptarët? Në Vlorë dhe Durrës për pushime, në Tiranë, Korçë dhe Gjirokastër për biznes
Vjetari Rajonal, përpos shumë treguesve të rëndësishëm statistikorë të ekonomisë shqiptare ka gjithashtu dhe të dhëna mbi turizmin. “Scan Intelligence Unit” ka......

Energjia e rinovueshme, 45% e totalit/ Eurostat: Shqipëria e para në rajon, vetëm transporti zhgënjen
Publikimi më i fundit i “Agjencisë Europiane të Statistikave” mbi statistikat e energjisë së rinovueshme, tregon se energjia që vjen nga burimet e rinovueshme......

Instituti i Vienës për ekonominë shqiptare/ Projeksionet, më optimiste se ato të BB. Ekonomia u rrit me 8.2% vjet, do rritet me 4.2% këtë vit
Instituti i Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare ka publikuar projeksionet më të fundit për vendet e Europës qendrore, lindore dhe juglindore, mes të......

Transporti, ende larg parakrizës/ Pasagjerët në rënie krahasuar me 2019-ën, por rriten mallrat
Të dhënat e INSTAT përmes publikimit “Statistikat e Transportit”, bëjnë me dije se në Dhjetor të vitit 2021, numri i fluturimeve të kryera është 2.408, duke u......

Pandemia rriti kriminalitetit e të miturve/ Zënë 8% të totalit të autorëve, nga 3.1% në 2019-ën, Tirana e para, me një normë në 14%
Kriminaliteti i të miturve është padiskutim një prej fenomeneve më shqetësuese në një shoqëri. Shifrat më të fundit nga Instituti i Statistikave në lidhje me......

Turizmit i munguan 2.47 mln vizitorë/ Krahasimi i 2021-shit me 2019-ën, vetëm hyrjet nga Kosova në rritje
Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri gjatë vitit të kaluar fiksohet në 5.69 milionë, nga 2.66 milionë që ishte gjatë vitit pararendës, në......

Shqipëria, hapa pas me korrupsionin/ Humbet 6 pozicione në raportin e “Transparency International”, renditet e 110-ta në botë
Shqipëria ka bërë hap pas sa i përket korrupsionit, thotë raporti më i fundit i “Transparency International”, “Indeksi i perceptimit të korrupsionit 2021”, që......

Çfarë përdorin shqiptarët për ngrohje?/ Mbi 1 në 2 familje, me dru zjarri. Kryeqytetasit, durrsakët dhe vlonjatët, me energji elektrike
Gjatë ditëve të ftohta të dimrit të gjithë drejtohemi drejt burimeve të ndryshme të ngrohjes për të sigurar një ambient më të ngrohtë dhe për t’u mbrojtur nga......