Cilat qytete na “mbajnë me bukë”? Fieri, Elbasani dhe Korça! Mbulojnë 33% të konsumit vjetor të drithit, gati sa importi

Konflikti Ukrainë-Rusi së fundmi, por edhe situata gjatë vitit të kaluar me efektin e pandemisë, kanë nxitur një rritje të ndjeshme të çmimit të drithërave në nivel global, por edhe në Shqipëri, gjë që është reflektuar edhe te konsumatori final me rritjen e çmimit të bukës dhe të gjitha produkteve të brumit. Varësia e Shqipërisë nga importi është në masën 35% të konsumit dhe Rusia qëndron në vend të parë, e ndjekur nga Serbia, Franca dhe Ukraina. Ndërkohë, 65% e kërkesës mbulohet nga prodhimi vendas. Por, cilat janë qarqet e vendit që japin edhe prodhimin më të madh të drithërave? “Scan Intelligence Unit” ka analizuar shifrat zyrtare, për t`i dhënë përgjigje kësaj pyetje.
Shqipëria gjatë vitit 2020, periudha e fundit kur të dhënat janë publike ka prodhuar rreth 684 mijë tonë drithëra, ku përfshihet: gruri, misri, elbi, tagjia dhe thekra. Saktësist ¼ e prodhimit e mban mbi “shpatulla” një qark i vetëm dhe ai është qarku i Fierit. Ky qark ka prodhuar rreth 170 mijë ton drithëra gjatë vitit 2020, ose 25% të totalit të të gjithë vendit. Në vend të dytë ndërkohë ndjek qarku i Elbasanit, me 15% të totalit, ose rreth 100 mijë ton prodhim. Korça ndërkohë mban vendin e tretë, me rreth 12% të totalit. Pra, këto 3 qarqe të vendit duket se zënë më shumë se gjysmën e prodhimit vendas të drithërave. Këto tre qarqe prodhojnë rreth 348 mijë ton drithëra në vit, një shifër që është thuajse sa ajo e importit, që fiksohet në 364 mijë tonë në vit. Në terma më të thjeshtuar, pra duke llogaritur prodhimin vendas dhe importin, tre qarqet në fjalë, Fieri, Elbasani dhe Korça, mbulojnë 33% të konsumit vendas. Vetëm qarku i Fierit mbulon 16.2% të kërkesës vendase. Qarku i Vlorës ndërkohë ndjek në renditje, me rreth 54 mijë ton prodhim në vit, ose 8% të totalit. Renditja pason me Shkodrën, Tiranën dhe Dibrën, me secilën që zë nga 7% të prodhimit vendas. Në vend të fundit të tabelës ndërkohë, gjëjmë Gjirokastrën dhe Kukësin, me nga 2% secila.
Ndërkohë, po të llogarisim vetëm prodhimin e grurit vëmë re se, varësia nga këto tre qarqe “thellohet” edhe më tej, me Fierin që prodhon 29% të totalit, Korçën 20% dhe Elbasanin 16%, për një total prej 65%.
Sondazh

Kush kurseu më shumë vjet? Kryeqytetasit, 397 mln euro më shumë në bankë. Korçarët, 3.3 mln euro më pak
“Scan Intelligence Unit” ka analizuar shifrat zyrtare të Bankës së Shqipërisë sa i përket depozitave bankare, për të kuptuar se cilat qytete të vendit kanë......

6.2% e shqiptarëve jetojnë ngushtë/ Korça me përqindjen më lartë të familjeve në kushte mbipopullimi
Në botimin e fundit të Institutit të Statistikave, “Vjetari Rajonal Statistikor 2021”, paraqiten të dhëna mbi shumë tregues, ku ndër të tjera dhe të dhëna mbi......

Në cilat qytete u rrit më shumë kredia? Në Lezhë, Fier dhe Tiranë. Në Durrës ekonomia ka “ngecur”
“Scan Intelligence Unit” ka analizuar shifrat zyrtare të Bankës së Shqipërisë, të përditësuara për tremujorin e fundit të vitit të kaluar, në lidhje me huatë......

Depozitat bankare u “frynë” me 861 mln euro/ Në 2021-shin, rritja më e madhe në 10 vite, valuta “dominon” lekun
Depozitat në sektorin bankar gjatë vitit të kaluar kanë prekur shifrën e 1.22 trilionë lekëve, tregojnë shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë, të......

Huaja e re, rekord gjatë 2021-shit! Arriti në gati 2.2 mld euro, sa 15% e PBB. Për blerje banese u rrit me 51%
Huaja e re gjatë dhjetorit të vitit që sapo lamë pas ka prekur nivelin e 41.2 mld lekëve, që është edhe vlera më e lartë mujore e regjistruar përgjatë të......

Pronaret femra sipas qarqeve/ Në Tiranë, Korçë, dhe Shkodër në 2020-ën bizneset e drejtuara nga gratë u rritën më shumë se ato nga burrat
“Scan Intelligence Unit” përpos numrit të biznesmenëve sipas qarqeve, apo dhe ndryshimit vjetor të numrit të bizneseve në Tiranë përgjatë vitit 2021, këtë herë......

Rezerva e BSH u rrit me 1 mld euro në 2021/ Rritja vjetore në 26.1%, hapi më i shpejtë që prej vitit 2015
Rezerva ndërkombëtare e Bankës së Shqipërisë ka rritur në dhjetor të vitit të kaluar shifrën e 4.97 miliardë eurove, nga 3.94 mld euro që ishte në muajin......

Tiranë, ku janë shtuar më shumë bizneset? "Farka" regjistron rritjen më të lartë, "Krraba" me rënie të numrit të subjekteve gjatë vitit 2021
Pandemia e ka shtrirë ndikimin e saj në shumë aktivitete dhe biznese që operojnë në vendin tonë, por pavarësisht kësaj, të dhënat e Bashkisë së Tiranës sa i......