Pandemia na "hoqi" 1.7 vite jetë/ Jetëgjatësia mesatare, në Shqipëri, rënia, dy herë më e lartë se në Europë
“Scan Intelligence Unit” vijon me analizën mbi ndikimin e pandemisë në ndryshimin e treguesve demografikë, këtë herë dukë u ndalur te jetëgjatësia në lindje. Treguesi i jetëgjatësisë mat kohën që pritet të jetojë një person duke marrë parasysh normat e vdekshmërisë, në këtë rast për vitin 2020. Të dhënat tregojnë se jetëgjatësia në lindje ka ardhur duke u rritur që nga viti 2011-të deri në vitin 2019-të, për të pësuar një rënie kështu gjatë vitit 2020. Kjo është e ndikuar nga rritja e numrit të vdekjeve prej efektit të pandemisë Covid-19. Në vitin 2020, jetëgjatësia e pritur në lindje për popullsinë e përgjithshme u regjistrua në 77.3 vite, ndërkohë që gjatë viitt 2019-të ishte regjistruar në 79.0 vite. Rënia e jetëgjatësisë së pritur në lindje, nga viti 2019-të në vitin 2020, llogaritet në 1.7 vite. Shifrat tregojnë se, gjatë vitit 2020, jetëgjatësia e pritur në lindje për burrat është 75.2 vite, ndërsa për gratë është 79.6 vite. Kjo do të thotë se gratë priten të jetojnë rreth 4 vite më shumë se burrat. Po si paraqiten këta dy tregues krahasuar me vitin 2019-të? Për burrat, jetëgjatësia në lindje, në vitin 2019-të, ishte 77.6 vite, duke rënë kështu me rreth 2.4 vite gjatë 2020-ës. Nga ana tjetër, për gratë, ky tregues në vitin 2019-të ishte 80.6 vite, duke rënë kështu në 2020-ën me 1 vit.
Jetëgjatësia e pritur në lindje
Shifrat e jetëgjatësisë në lindje sipas gjinisë dhe qarkut, tregojnë se në vitin 2020, qarku me jetëgjatësinë më të lartë të pritur në lindje për burra ishte ai i Tiranës, me 77,1 vite, ndërsa qarku me treguesin më të ulët të jetëgjatësisë ishte ai i Gjirokastrës, me 72,6 vite. Në të njëjtin vit, qarku me jetëgjatësinë më të lartë të pritur në lindje për gratë ishte ai i Tiranës, me 82,5 vite, ndërsa qarku me treguesin më të ulët të jetëgjatësisë ishte ai i Korçës, me 76,9 vite.
Jetëgjatësia në lindje sipas qarqeve dhe gjinisë, 2020
“Scan Intelligence Unit”, bazuar në të dhënat e “Agjencisë Europiane të Statistikave”, ka analizuar gjithashtu ndryshimin e jetëgjatësisë nga viti 2019-të në vitin 2020, në vendet e Europës, për të kuptuar ndikimin e pandemisë më gjerë. Sipas shifrave të paraqitura dhe në grafik është Litenshtejni vendi i cili ka pësuar rënien më të lartë të jetëgjatësisë në lindje, me 2.4 vite. Vendi i dytë me rënien më të lartë të jetëgjasisë në lindje është Shqipëria, ndjekur nga Spanja, me 1.6 vite. Nëse renditja do të përfshinte vetëm shtetet e Bashkimit Europian, do të ishte vendi ynë i pari në renditje me rënien më të lartë të jetëgjatësisë në lindje. Ndërkohë mesatarja e Bashkimit Europian për vitin 2020 regjistrohet në 80.8 vite. Krahasuar me vitin 2019-të, treguesi i jetëgjatësisë në lindje, ka rënë me 0.8 vite. Rrjedhimisht, mund të themi se norma e vdekshmërisë për vendin tonë dhe ndikimi i pandemisë kanë lënë shenja më të dukshme se në vendet e tjera. Edhe pse me ndryshime fare të vogla, janë tre vende në të cilat është rritur jetëgjatësia në lindje. Këto vende janë Norvegjia me 0.3 vite, dhe Finlanda e Danimarka, me 0,1 vit secili.
Kujtojmë se autoritetet shqiptare janë akuzuar vazhdimisht përgjatë pandemisë për mos raportim të saktë të shifrave të vdekjeve nga covid-19, ose për metodologji jo të saktë. Shifrat e fataliteteve tregojnë se pandemia ka shkaktuar ndjeshëm më shumë vdekje se shifrat zyrtare, ç`ka do të thotë se rënia e nivelit të jetëgjatësisë në vendin tonë mund të jetë më e lartë se 1.7 vite.
Sondazh

Fitimi i bankave, niveli më i lartë prej 2017-ës/ Shpenzimet u rritën me një hap më të shpejtë se të ardhurat
Të ardhurat neto të bankave, ose fitimi, gjatë vitit të kaluar ka prekur shifrën e 21.6 miliardë lekëve, tregojnë shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë.......

Në cilin qark ka më shumë martesa? Në Lezhë! 8 martesa për 1000 banorë, por ranë me 30% në 2020-ën. Tirana, e fundit, me vetëm 5.2 për 1000 banorë
Nga shumë analiza të kryera nga “Scan Inteligence Unit”, vihet re se pandemia ka ndryshuar shumë tregues dhe sidomos ato demografikë. Sipas të dhënave të......

Të gjithë drejt Tiranës dhe Durrësit/ Dy qarqet e vetme me migracion të brendshëm pozitiv, 10 qarqet e tjera vijojnë "tkurrjen"
Migrimi i brendshëm është një femomen shoqëror përmes të cilit njerëzit zhvendosen nga vendi i tyre i origjinës në një vend tjetër, brenda të njëjtit shtet.......

Rriten me 10.8% fatalitetet në vitin 2021/ Tejkalojnë edhe lindjet. Vlora dhe Berati me rritjen më lartë të vdekjeve
Të dhënat demografike të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), tregojnë se viti 2021 ka rezultuar akoma dhe më fatal sa i përket humbjes së jetëve,......

"Paqja Pozitive", Shqipëria e 59-ta në botë/ Raporti i "Institutit për Ekonomi dhe Paqe": Përkeqësohemi me tre pozicione
"Instituti për Ekonomi dhe Paqe" (Institute for Economics & Peace) ka publikuar së fundmi Raportin Pozitiv të Paqes për vitin 2022 (Positive Peace Report......

Janari konfirmon presionet inflacioniste/ Norma e inflacionit në 3.7%, aq sa në dhjetor, niveli më i lartë që prej 2011-ës
Norma e inflacionit gjatë janarit fiksohet pranë 3.7%, duke mbetur kështu e pandryshuar krahasuar me muajin paraardhës, tregojnë shifrat më të fundit nga......

Sa shpenzojnë shqiptarët për mirëqenien? $371 për frymë në vit, tregu vlen $1.1 mld në vendin tonë, renditemi të 102-tët në botë
Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime në industrinë e mirëqenies, ka publikuar së fundmi......

Kreditë me probleme zbresin në 5.65%/ Niveli më i ulët në 13 vite, në 2021-shin ra me 2.46 pikë përqindje
Norma e huave me probleme ndaj totalit ka zbritur në 5.65% gjatë muajit të fundit të vitit të kaluar, nga 6.2% që ishte gjatë muajit nëntor. Kjo është rënia......