Të gjithë drejt Tiranës dhe Durrësit/ Dy qarqet e vetme me migracion të brendshëm pozitiv, 10 qarqet e tjera vijojnë "tkurrjen"

Migrimi i brendshëm është një femomen shoqëror përmes të cilit njerëzit zhvendosen nga vendi i tyre i origjinës në një vend tjetër, brenda të njëjtit shtet. “Scan Intelligence Unit” ka analizuar të dhënat e “Vjetarit Rajonal Statistikor” për të nxjerrë në pah shifrat e migracionit të brendshëm sipas qarqeve gjatë vitit 2020. Të dhënat tregojnë se vetëm Tirana dhe Durrësi kanë regjistruar migrim të brendshëm pozitiv. Në Tiranë janë regjistruar 6,112 të ardhur më shumë se të larguar, ndërsa në Durrës janë regjistruar 2,499 të tillë. Të gjitha qarqet e tjera shihet të kenë migracion të brendshëm neto negativ përgjatë 2020-ës. Qarqet në të cilat vërehet numri më i madh i të larguarve sesa të ardhurve, janë Dibra, me 1,845 të larguar më shumë sesa të ardhur dhe Elbasani, me 1,289. Nëse do ta krahasonim këtë tregues me vitin pararendës, shohim se përveç Tiranës dhe Durrësit, gjatë vitit 2019-të, edhe Vlora kishte një migrim të brendshëm pozitiv, me 56 persona të ardhur më shumë se të larguar. Gjatë vitit 2020, qarku i Vlorës, edhe pse me diferenca të vogla, ka regjistruar një koeficient bruto të migrimit të brendshëm negativ. Sa i përket qarqeve me migracion të brendshëm neto negativ më të lartë se të tjerët, shohim se situata nuk ka ndryshuar. Gjatë vitit 2019-të, janë po Elbasani dhe Dibra qarqet me numrin më të lartë të larguarve. Nga një panoramë e përgjithshme shihet se ka rënë numri i të ardhurve apo të larguarve në qarqe, krahasuar me vitin 2019-të, dhe kjo mund të jetë pasojë e pandemisë. Nga të dhënat shohim se tendenca e migrimit lidhet me atë të zhvillimit. Numri më i lartë i të ardhurve është përqëndruar pikërisht në qendrat më të zhvilluara të Shqipërisë. Megjithatë, kjo tendence ka sjellë edhe një zhbalancë të popullsisë, duke krijuar një situatë kaotike, sidomos në kryeqytet.
“Scan Intelligence Unit” ka analizuar gjithashtu dhe koeficientin bruto të migrimit të brendshëm, për vitin 2020. Durrësi dhe Tirana janë qarqet e vetme me një koeficient bruto të migrimit të brendshëm pozitiv, përkatësisht me një shtesë prej 8,4 persona për 1,000 banorë për Durrësin dhe 6,7 për 1,000 banorë për Tiranën. Nga ana tjetër qarqe si Dibra apo Kukësi kanë nivelet më të ulëta të koeficientit bruto të migracionit të brendshëm neto, përkatësisht me -16,1 dhe -11,7 persona për 1,000 banorë.
Sondazh

Rriten me 10.8% fatalitetet në vitin 2021/ Tejkalojnë edhe lindjet. Vlora dhe Berati me rritjen më lartë të vdekjeve
Të dhënat demografike të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), tregojnë se viti 2021 ka rezultuar akoma dhe më fatal sa i përket humbjes së jetëve,......

"Paqja Pozitive", Shqipëria e 59-ta në botë/ Raporti i "Institutit për Ekonomi dhe Paqe": Përkeqësohemi me tre pozicione
"Instituti për Ekonomi dhe Paqe" (Institute for Economics & Peace) ka publikuar së fundmi Raportin Pozitiv të Paqes për vitin 2022 (Positive Peace Report......

Janari konfirmon presionet inflacioniste/ Norma e inflacionit në 3.7%, aq sa në dhjetor, niveli më i lartë që prej 2011-ës
Norma e inflacionit gjatë janarit fiksohet pranë 3.7%, duke mbetur kështu e pandryshuar krahasuar me muajin paraardhës, tregojnë shifrat më të fundit nga......

Sa shpenzojnë shqiptarët për mirëqenien? $371 për frymë në vit, tregu vlen $1.1 mld në vendin tonë, renditemi të 102-tët në botë
Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime në industrinë e mirëqenies, ka publikuar së fundmi......

Kreditë me probleme zbresin në 5.65%/ Niveli më i ulët në 13 vite, në 2021-shin ra me 2.46 pikë përqindje
Norma e huave me probleme ndaj totalit ka zbritur në 5.65% gjatë muajit të fundit të vitit të kaluar, nga 6.2% që ishte gjatë muajit nëntor. Kjo është rënia......

Energjia, sa të varur jemi nga importi? 30.7% e konsumit mbulohet nga jashtë, bie lehtë varësia
Të dhënat e “Agjencisë Europiane të Statistikave”, mbi varësinë nga importet e energjisë, tregojnë se gjatë vitit 2020, Shqipëria importoi 30.7% të energjisë......

Cilat qytete na “mbajnë me bukë”? Fieri, Elbasani dhe Korça! Mbulojnë 33% të konsumit vjetor të drithit, gati sa importi
Konflikti Ukrainë-Rusi së fundmi, por edhe situata gjatë vitit të kaluar me efektin e pandemisë, kanë nxitur një rritje të ndjeshme të çmimit të drithërave në......

Kush kurseu më shumë vjet? Kryeqytetasit, 397 mln euro më shumë në bankë. Korçarët, 3.3 mln euro më pak
“Scan Intelligence Unit” ka analizuar shifrat zyrtare të Bankës së Shqipërisë sa i përket depozitave bankare, për të kuptuar se cilat qytete të vendit kanë......