Desktop - General - 1
Desktop - General - 44
Shqipëria Postuar më 14 Tetor 2025, 12:58

“400 mln euro nga projektet me BE” - Manjani: Letrat e qëllimit treguan përpjekjet e para për të forcuar lidhjet ekonomike

Nga Ledina Elezi

“400 mln euro nga projektet me BE” - Manjani: Letrat e qëllimit

Nga letrat e qëllimit që u nënshkruan në ditën e parë të Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, pritet të zbatohen projekte në një vlerë prej 400 milionë eurosh në fushën e inteligjencës artificiale, energjisë së pastër dhe industrisë automative.

Në panelin e parë të ditës së dytë, Zëvendësministrja e Ekonomisë, Olta Manjani u shpreh se ky forum nxiti më tepër bashkëpunimin ekonomik mes BE dhe Ballkanit Perëndimor.

“Synimi i këtij forumi është që të forcojë lidhjet ekonomike ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor dhe mendoj se dita e parë ishte shumë e suksesshme për sa i përket kësaj, sepse u ndërmorr përkushtimi i  parë nga kompanitë në rajon, të cilët nënshkruan letra qëllimi për projekte që do të zbatohen vitin e ardhshëm në një vlerë prej 400 milionë eurosh dhe ashtu siç e tha Presidentja e Komisionit, ne presim që me këtë investim do të tërheqim miliona”, u shpreh Zëvendësministrja.  

Sipas saj, integrimi evropian kërkon investime në infrastrukturë, sektorin privat dhe në kapitalin njerëzor.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë treguar një potencial të lartë për t'u integruar me sistemet financiare të Bashkimit Evropian. Ballkani Perëndimor duhet të avancojë së bashku si rajon dhe ky ishte një mesazh i rëndësishëm i ditës së parë të Konferencës, që do të thotë se integrimi evropian është një proces i drejtuar nga kapitali që kërkon investime të koordinuara në infrastrukturë, rritjen e sektorit privat dhe zhvillimit të kapitalit  njerëzor që është me të vërtetë një nga burimet më të rëndësishme që kemi në një rajon me shumë burime të tjera të çmuara që duhet t'i ruajmë”, tha Manjani.

Ky forum shërbeu si një mundësi e mirë për të tërhequr investime të huaja direkte, nxitur inovacionin dhe përshpejtuar konvergjencën ekonomike.

Live TV

All - General - 2
Të fundit
Të gjitha lajmet
All - General - 3
Desktop - General - 7

Më të vizituarat