Shqipëria afrohet me mesataren europiane/ Shkalla e punësimit 74.1% në 2024 kundrejt 75.8% në BE

Vit pas viti, tregu i punës në Shqipëri po shënon përmirësime të qëndrueshme, sipas statistikave zyrtare. Analiza e “Scan Intel” për grupmoshën 20-64 vjeç tregon se në vitin 2024 shkalla e punësimit arriti 74.1%, duke regjistruar një rritje prej 0.7% krahasuar me vitin e kaluar. Ky përmirësim është veçanërisht i dukshëm kur e krahasojmë me vitet më të hershme: në vitin 2022 shkalla e punësimit ishte 70.4%, ndërsa gjatë viteve 2021 dhe 2020 ajo qëndronte e njëjtë në nivelin e 66.3%.
Nëse i krahasojmë këto të dhëna me mesataren e Bashkimit Europian, rezulton se kjo e fundit ishte 75.8% gjatë vitit 2024, çka tregon se Shqipëria është 1.7 pikë përqindje më poshtë se mesatarja e BE-së, një diferencë gati minimale. Nga ana tjetër, BE-ja paraqitej 2.2 pikë nën objektivin prej 78% të vendosur nga Plani i Veprimit i Shtyllës Europiane të të Drejtave Sociale për vitin 2030.
Pothuajse gjysma (46.5%) e të gjitha rajoneve të BE-së kishin arritur ose tejkaluar objektivin prej 78% të punësimit . Këto 113 rajone përqendroheshin kryesisht në Çeki, Danimarkë, Gjermani, Irlandë, Holandë, Sllovaki dhe Suedi. Edhe nëse merret në konsideratë shkalla e punësimit në Tiranë, ajo rezulton më poshtë se mesatarja e BE-së, por më e lartë se në disa qytete të tjera europiane.
Shumë nga rajonet me shkallë punësimi relativisht të ulët në BE ishin rurale, me popullsi të pakët ose të vendosura në periferi të kontinentit. Ky model ishte veçanërisht i dukshëm në rajonet jugore të Spanjës dhe Italisë, pjesën më të madhe të Greqisë, disa rajone në Rumani dhe në rajonet më të largëta të Francës. Një grup tjetër rajonesh me shkallë të ulët punësimi janë ish-zonat industriale që nuk janë përshtatur ekonomikisht. Disa prej tyre kanë dëshmuar ndikimin negativ të globalizimit në sektorët tradicionalë të ekonomive të tyre.
Live TV
Në nëntor Shqipëria pjesë e pagesave të shpejta TIPS, Guvernatori Sejko: Fitojmë kohë dhe para
Në muajin nëntor Shqipëria hedh hapin e fundit në integrimin e plotë në sistemin europian të pagesave. Këtë e bëri të ditur Guvernatori i Bankës së......
Gjenova, firmoset themelimi i "Fincantieri Albania", Nufi: Hap i rëndësishëm për industrinë detare shqiptare
Në Gjenova të Italisë, në Divizionin e Anijeve Detare të kompanisë FINCANTIERI, u hodh një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit strategjik mes......
Avioni i parë zjarrfikës nis punën për shuarjen e zjarreve/ Rama: Më të fortë e të përgatitur se asnjëherë më parë
Prej afro 48 orësh, flakët vijojnë të përpijnë sipërfaqe të mëdha me pyll me pisha në fshatin Ribaj të Mallakastrës. Zjarri, i cili ka nisur që në mëngjesin......
63 milionë euro taksë pasurie në buxhetin e bashkive/ Himara dhe Cërriku kryesojnë rritjen në gjysmën e parë të vitit
Të ardhurat e pushtetit vendor po njohin një rritje të fortë, duke reflektuar shtimin e arkëtimeve nga taksat dhe tarifat vendore që paguajnë qytetarët dhe......

