Shqipëria Postuar më 21 Qershor 2022, 14:07

“Paketa antikrizë nuk e zgjidh rritjen e çmimeve” - Preçi: Politika sociale reale për shtresat në nevojë, indeksim pagash

Nga SCAN TV

Të ardhurat shtesë në buxhetin e shtetit duhet të shpërndahen në formën e politikave të qëndrueshme sociale që targetojnë shtresat në nevojë.

Në një intervistë për SCAN TV, eksperti i ekonomisë Zef Preçi, thekson se paketa anti krizë është e pamjaftueshme për të adresuar nevojat e qytetarëve përballë rritjes së pandalshme të çmimeve. Ndërsa sugjeron që politikat sociale të nisin me përcaktimin e minimumit jetik.

Nga ana tjetër, Preçi e shikon indeksimin e pagave si një proces të përvitshëm që duhet të ndryshimet në inflacion. Sipas tij në këto kushte është i domosdoshëm rishikimi, për të ruajtur qëndrueshmërinë në konsum.

Eksperti sugjeron se duhet t’i kushtohet një vëmendje e veçantë edhe politikave për mbështetjen e biznesit, pasi në këndvështrimin e tij,  produktiviteti ka rënë ndjeshëm.

Elisabeta Dosku / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=4JTVrq1bKGI

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat