Shqipëria Postuar më 21 Qershor 2022, 13:11

Një shqiptar konsumon 2.5 herë më pak se një europian/ Konsumi individual, në 2021 zgjerohet hendeku me BE, jemi të fundit në kontinent!

Nga SCAN TV

Shqipëria ka zgjeruar me tej hendekun me Europën sa i përket një prej indikatorëve më të rëndësishëm të mirëqenies; konsumit. Të dhënat më të fundit të Agjencisë Europiane të Statistikave tregojnë se, një shqiptar mesatar konsumon sa 39% e një qytetari europian. Vitin pararendës, 2020-ën, kjo normë fiksohej në 40%. Kështu, Shqipëria vijon të jetë sërish vendi i fundit në Europë në këtë drejtim. Madje, shumë më keq se disa vende rajonale.

Të dhënat tregojnë se konsumi aktual për frymë në vendin tonë është plot 2.5 herë më i vogël se ai i një europiani mesatar, një italiani për shembull. Konsumi aktual individual është ndoshta indikatori më i saktë i mirëqenies, pasi shprehet në standardin e fuqisë blerëse, pra i standardizuar sipas nivelit të secilit vend...Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=YWl-c1hXkX4

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat