Shqipëria Postuar më 21 Qershor 2022, 13:56

Përmirësohet rezultati i maturantëve në anglisht: 3% ngelin dhe 22% morën 10-ta, nota mesatare 7.72!

Nga SCAN TV

3% të maturantëve kanë rezultuar ngelës dhe vetëm 22 % e tyre kanë marrë notën 10 në provimin e parë atë të gjuhës së huaj së maturës shtetërore.  Ku përkatësisht 861 maturantë kanë marrë notën 4 dhe  6650 notën 10.

Ndërkohë krahasuar me një vit më parë rezultate e maturantëve janë më të mira teksa 10 absolute kanë arritur të marrin vetëm 611 maturantë nga 36 që ishin vjet.  Një përmirësim është vërejtur edhe tek studentët mbetës, nëse në 2021numri I të rinjve që shkuan për në vjeshtë  ishte 2199 këtë vit janë 861.

Kalueshmëria për këtë provim të parë të maturës shtetërore është 97.11% ndërsa nota mesatare 7.72.

Ishte ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ajo që zgjodhi të bënte publik lajmin bashkë me linkun e rezultateve, përbri të cilit shkruan se është e kënaqur me rezultatet e para. Ky ishte provimi i parë që dhanë mbi 30 mijë maturantë më 9 qershor. Maturantët pritet të zhvillojnë edhe provimin e fundit atë të lëndëve me zgjedhje.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=t-zJakXcTjg

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat