Shqipëria Postuar më 21 Qershor 2022, 14:01

Nënkomision Parlamentar për mbikëqyrjen e KLSH - Shalsi: Na është kërkuar nga partnerët. miratohet projektrezoluta për raportin 2021

Nga SCAN TV

Kuvendi do të ketë një nënkomision parlamentar që do i dedikohet tërësisht ndërveprimit me Kontrollin e Lartë të Shtetit. Lajmi është bërë public nga Kreu i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë Eduard Shalsi gjatë votimit të projektrezolutës për rekomandimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin ku jemi.

Raporti vjetor i KLSH ka përfunduar procesin e shqyrtimit në Komisionet Parlamentare. Në 158 auditime të kryera gjatë vitit 2021 në 205 institucione, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar një dëm ekonomik dhe të ardhura të munguara në Buxhetin e Shtetin me vlerë rreth 740 milionë dollarë.

Pjesa më e madhe e e kësaj shume i takon efekteve negative e të ardhurave të munguara në buxhetin e shtetit, që prekin shumën totale prej 55.4 miliardë lekësh, afërisht 550 milionë dollarë. Pjesa tjetër prej 19.1 miliardë lekësh, apo afërisht 190 milionë dollarë është konstatuar në  formën e pastër të dëmit ekonomik.

Lorenc Rabeta / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=kOvn6j3h20E

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat