Pagat në shtet ushtruan “presion” mbi sektorin privat - Si ndahet pesha e tatimit mbi pagat? Të ardhurat rishikohen në rënie

Elisabeta Dosku/ SCAN
Reforma e rritjes së pagave në administratë ka ushtruar presion pozitiv edhe në sektorin publik, duke “detyruar” kompanitë që të rishikojnë pagat e punonjësve të tyre. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se përgjatë periudhës 7-mujore, të hyrat nga tatimi mbi të ardhurat personale janë realizuar në vlerën e 38.1 miliardë lekë me një rritje prej 5.1 miliardë lekë ose 15.3% më shumë se 7-mujori 2023, si dhe 2% më shumë se plani i 7-mujorit 2024. Por sa ka ndikuar zëri i pagave në këtë perfomancë?
Referuar të dhënave të financave, të ardhurat nga tatimi mbi pagën nga sektori publik u realizuan me rritje +21.4%, në krahasim me 7-mujorin e vitit 2023, rritje e çka reflekton në mënyrë direkte rritjen e pagave të ndërmarrë në mesin e vitit të kaluar dhe përgjatë këtij viti, duke qenë se vendimi hyri në fuqi në muajin Korrik.
Ndërsa të ardhurat nga tatimi mbi pagën nga sektori privat u realizua me rritje +14.9%, në krahasim me 7-mujorin e vitit 2023, duke kontribuuar në këtë mënyrë në rritjen e të ardhurave nga ky tatim. Shifra tregon se pavarësisht rritjes më të ulët, sërish ndjehet një diferencë pozitive në raport me vitin e kaluar.
Referuar aktit normativ të miratuar së fundmi për ndryshme në buxhetin e vitit 2024, pavarësisht nga ky trend pozitiv, tatimi mbi të ardhurat personale është parashikuar me ulje për të ardhurat biznesore, bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e ligjit, i cili fuste në skemën e taksimit nga 1 janari i vitit 2024 shërbimet profesionale. Për këtë arsye, këto të ardhura të projektuara për muajt gusht-dhjetor 2024, rishikohen me ulje me -1.5 miliardë lekë më pak.
Sondazh

5 metër kub ujë në muaj falas për familjet në nevojë - Në 6 muaj kompensohen 12,324 familje, efekti financiar 12.5 mln lekë
Ola Mitre / SCAN 12,324 familje në nevojë janë kompensuar për sasinë minimale jetike të ujit, që nga muaji prill i këtij viti. Sipas të dhënave nga......

Kursimet e individëve arrijnë në 598 mld lekë - Depozitat e bizneseve me afat njëvjeçar përjetojnë rënien më të madhe
Ledina Elezi/SCAN Totali i depozitave në sektorin bankar ka përjetuar një rritje të ndjeshme në muajin korrik. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se......

Shqiptarët “dynden” drejt Greqisë dhe Turqisë - Zani: U larguan në kërkim të një shërbimi më cilësor turistik
Hamit Yzeiraj/ SCAN Greqia dhe Turqia ngelën destinacionet e preferuara të shqiptarëve për të kaluar pushimet e tyra përgjatë këtij sezoni veror. Përgjatë......

Bien të ardhurat nga renta minerare - Taksa për naftën dhe mineralet / Në 7 muaj arkëtohen 1.64 mld lekë, 9.9% më pak se vjet
Ola Mitre/ SCAN Të ardhurat nga renta minerare pësuan rënie në 7 muajt e parë të vitit, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të......

Nisin ndryshimet në drejtimin e Policisë së Shtetit - Hapet gara për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm
Hamit Yzeiraj/ SCAN Policia e Shtetit pritet të ketë drejtues të rinj. Njoftimin e bëri ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, në daljen e tij të parë për......

Dy kopshte publike në Bashkinë e Përmetit pajisen me sisteme diellore fotovoltaike falë financimit të Qeverisë Japoneze
Sot, në dy kopshte publike në Bashkinë e Përmetit u instaluan dy sisteme diellore fotovoltaike, me financim nga Qeveria e Japonisë. Në ceremoninë zyrtare të......

Nuk ka dalje në pension?! - Shqipëria, mes vendeve me normën më të lartë të punësimit për moshën mbi 65 vjeç
Xhorxhina Deda/ SCAN Ndryshimet demografike luajnë një rol shumë të rëndësishëm në formësimin e fuqisë punëtore të çdo kombi. Siç dihet, kur një popullsi......

Bien të ardhurat nga renta minerare - Taksa për naftën dhe mineralet / Në 7 muaj arkëtohen 1.64 mld lekë, 9.9% më pak se vjet
Ola Mitre/ SCAN Të ardhurat nga renta minerare pësuan rënie në 7 muajt e parë të vitit, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të......