Dy kopshte publike në Bashkinë e Përmetit pajisen me sisteme diellore fotovoltaike falë financimit të Qeverisë Japoneze

Sot, në dy kopshte publike në Bashkinë e Përmetit u instaluan dy sisteme diellore fotovoltaike, me financim nga Qeveria e Japonisë. Në ceremoninë zyrtare të dorëzimit morën pjesë Ambasadorja e Japonisë në Shqipëri, znj. Kato Kikuko, Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, znj. Monica Merino, Kryetarja e Bashkisë Përmet, znj. Alma Hoxha dhe përfaqësues të tjerë bashkiakë. Ky event shënoi një pikë të rëndësishme në tranzicionin e bashkisë drejt energjisë së qëndrueshme dhe të rinovueshme.
Sistemet e reja diellore të instaluara, me një kapacitet të kombinuar prej 100 kWp, pritet të kursejnë afërsisht 31,428 € në vit në kosto energjie për dy kopshtet. Këto instalime janë pjesë e një projekti më të gjerë që përfshin instalimin e dhjetë sistemeve në ndërtesa publike në Shkodër, Dibër, Klos dhe Përmet, me një total prej 542 kWp. Këto sisteme do të reduktojnë emetimet e karbonit me afërsisht 20,000 ton gjatë 25 viteve të tyre të funksionimit dhe do të ofrojnë energji të pastër për rreth 2,124 fëmijë, zyrtarë publikë dhe qytetarë.
Projekti "Transformimi i tregut për përshpejtimin e energjisë diellore fotovoltaike në Shqipëri", financohet nga Qeveria e Japonisë dhe zbatohet nga UNDP-ja në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencinë për Eficencën e Energjisë, pushtetin lokal dhe OSHEE. Projekti ka për qëllim të përshpejtojë kalimin e Shqipërisë drejt burimeve të energjisë së rinovueshme.
Me një financim prej 859,000 USD nga Japonia, projekti mbështet angazhimet klimatike të Shqipërisë sipas Marrëveshjes së Parisit.
Ambasadorja e Japonisë, Znj. Kikuko, theksoi: “Objektivi i këtij projekti është të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për të reduktuar emetimet e karbonit dhe për t'iu përshtatur ndryshimeve klimatike në një mënyrë të qëndrueshme. Instalimi i sistemeve diellore fotovoltaike në bashkitë e Shqipërisë, përfshirë Përmetin, do të diversifikojë burimet e energjisë së Shqipërisë përtej hidrocentraleve, duke reduktuar kështu varësinë e vendit kryesisht nga një burim i vetëm energjie. Kjo do të garantojë një furnizim të besueshëm me energji elektrike dhe do të lehtësojë rritjen e qëndrueshme ekonomike në vend, duke avancuar gjithashtu Kontributin Kombëtar të Përcaktuar të Shqipërisë (NDC) për ndryshimet klimatike. Kështu, qeveria e Japonisë i dhuroi UNDP-së fondet e nevojshme. Ne organizuam gjithashtu një seminar ndërkombëtar së bashku me UNDP-në për ndarjen e ekspertizës përkatëse me pjesëmarrjen si nga Japonia ashtu edhe nga Shqipëria. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për ekipin e UNDP-së dhe ekipin e bashkisë Përmet për përpjekjet e tyre të përkushtuara gjatë gjithë këtij projekti.”
Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri, znj. Monica Merino, tha: “Ky projekt shënon një përparim të rëndësishëm drejt arritjes së Kontributit Kombëtar të Përcaktuar. Do të reduktojë emetimet e gazeve serrë me mbi 20,000 ton. Nga ky projekt do të përfitojnë drejtpërdrejt më shumë se 2,000 persona. Ne jemi mirënjohës ndaj mbështetjes së çmuar të Japonisë, e cila ndihmon në transformimin e angazhimeve klimatike në veprime konkrete me ndikim të madh. Japonia mbetet një partner kyç në arritjen e përparimeve të rëndësishme drejt një të ardhmeje neto-zero."
Projekti jo vetëm që mbështet instalimin e sistemeve të energjisë diellore, por gjithashtu promovon mbështetje të politikave dhe zhvillimin e aftësive për të rritur penetrimin e energjive së rinovueshme në Shqipëri. Duke shfrytëzuar ekspertizën dhe teknologjinë japoneze, projekti përforcon aftësitë teknike dhe sipërmarrjen në sektorin e energjisë diellore, duke ilustruar bashkëpunimin e suksesshëm ndërmjet Japonisë, UNDP-së dhe aktorëve vendorë në avancimin e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm.
Në përputhje me qëllimet e përcaktuara në COP26, UNDP përmes nismës së premtimit klimatik, rikonfirmoi përkushtimin e saj për të mbështetur vendet në përkthimin e objektivave të Planit të Veprimit të Kontributit Kombëtar të Përcaktuar (NDC) në nisma të zbatueshme. NDC-ja e përmirësuar e Shqipërisë, e dorëzuar në tetor 2021, tregoi një përkushtim të vendosur për reduktimin e emetimeve të gazeve serrë dhe pranimin e zgjidhjeve të energjisë së pastër.
Potenciali transformues i energjisë diellore është tashmë i dukshëm përmes dhjetë projekteve pilot të zbatuara në bashkitë Dibër, Klos, Shkodër dhe Përmet, duke rezultuar në përmirësimin e aksesit në energji diellore për mijëra qytetarë shqiptarë.
Sondazh

Nuk ka dalje në pension?! - Shqipëria, mes vendeve me normën më të lartë të punësimit për moshën mbi 65 vjeç
Xhorxhina Deda/ SCAN Ndryshimet demografike luajnë një rol shumë të rëndësishëm në formësimin e fuqisë punëtore të çdo kombi. Siç dihet, kur një popullsi......

Bien të ardhurat nga renta minerare - Taksa për naftën dhe mineralet / Në 7 muaj arkëtohen 1.64 mld lekë, 9.9% më pak se vjet
Ola Mitre/ SCAN Të ardhurat nga renta minerare pësuan rënie në 7 muajt e parë të vitit, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të......

Vera 2024, më e nxehta e regjistruar ndonjëherë - Temperaturat rekord rrisin rrezikun e fatkeqësive natyrore
Kristi Ceta/ SCAN Bota po del nga vera e saj më e nxehtë e hemisferës veriore që nga fillimi i regjistrimit të të dhënave, tha shërbimi i monitorimit të......

Tarifë për turistët në “Fontana di Trevi”? - Po konsiderohet hyrja me pagesë në shatërvanin e famshëm
Kristi Ceta/ SCAN Bashkia e Romës po mendon seriozisht të vendosë hyrjen me pagesë në shatërvanin mbresëlënës të Trevit për të luftuar turizmin masiv. I......

Marrëveshja e parë ndërkombëtare për “IA”- BE, SHBA dhe Britania pritet të nënshkruajnë traktatin
Kristi Ceta/ SCAN Marrëveshja e parë ligjërisht e detyrueshme ndërkombëtare e inteligjencës artificiale është e hapur për nënshkrim nga vendet që e kanë......

Sa hua u morën për çeljen e një biznesi? - Totali i kredisë arriti në 470 mln euro në fund të muajit korrik
Ledina Elezi/SCAN Gjithnjë e më pak individë po zgjedhin të marrin kredi për hapjen e një biznesi, që nënkupton se kursimet nga të ardhurat personale......

Ekonomia gjermane, e “paralizuar” - Instituti Ifo nuk parashikon rritje, rreziku i recesionit mbetet i lartë
Kristi Ceta/ SCAN Ekonomia e Gjermanisë ka të ngjarë të ngecë këtë vit, tha instituti Ifo, duke ndryshuar parashikimin e mëparshëm për rritje prej 0.4%.......

Sa biznese u hapën gjatë vitit në Shqipëri? - “Lulëzojnë” sërish të vetëpunësuarit, rreth 65% janë me status “person fizik”
Elisabeta Dosku/ SCAN Perfomanca pozitive e ekonomisë shqiptare përgjatë këtij viti është reflektuar edhe në ndërmarrjen e iniciativave të reja private nga......