Nuk ka dalje në pension?! - Shqipëria, mes vendeve me normën më të lartë të punësimit për moshën mbi 65 vjeç

Xhorxhina Deda/ SCAN
Ndryshimet demografike luajnë një rol shumë të rëndësishëm në formësimin e fuqisë punëtore të çdo kombi. Siç dihet, kur një popullsi plaket dhe normat e lindjeve ndryshojnë, oferta e punës pëson gjithashtu transformime bazuar në moshën e fuqisë punëtore. Por cilat janë tendencat e normës së punësimit në vend dhe Europë bazuar në elementin e moshës?
Të dhëna të ndryshme tregojnë se në nivel global plakja e popullsisë është bërë gjithnjë e më evidente. Nga të dhënat e analizuara më herët nga “Scan Intel”, në vitin 2023, grupmosha 60 vjeç e lart zë 23.5% të popullsisë gjithsej në Shqipëri, nga 12% që zinte në vitin 2003. Shifrat tregojnë se harkun kohor të 20 viteve pesha që zë popullsia mbi 60 vjeç ka ardhur vazhdimisht në rritje.
Nga ana tjetër, nisur nga të dhënat e “Eurostat” për vendin tonë, shohim se varësia ndaj të moshuarve po rritet me një ritëm të shpejtë. Në vitin 2002 norma e varësisë ishte 12.3%, ndërkohë që në vitin 2023 ky tregues regjistrohet në 24.4%.
Kur flasim për këtë tregues duhet të kemi parasysh se çfarë shkakton kjo në nivel ekonomie. Një raport varësie gjithmonë e në rritje sjell vështirësi në fondet e pensionit dhe prishjen e balancës kontribues-përfitues dhe po ashtu ndikon e dhe moshën e daljes në pension.
“Scan Intel” këtë herë është ndalur në një tregues të rëndësishëm që nxjerr në pah diferenca mjaft interesante. Kur do të ndalojmë së punuari? Sigurisht që shifrat edhe në këtë rast japin një përgjigje bazuar në treguesit e punësimit. Jemi përqëndruar në normën e punësimit të personave mbi 65 vjeç, për të kuptuar se sa prej tyre janë integruar në treg, duke marrë në konsideratë edhe moshën mesatare të daljes në pension.
Sipas të dhënave të INSTAT, shkalla e punësimit për personat në moshë pensioni vlerësohet në 16.3% në vitin 2023. Që nga vitit 2010, për të cilin “Instituti i Statistikave” disponon të dhënat e fundit, shohim se ky tregues është rritur ndjeshëm.
Le ta analizojmë këtë tregues sipas gjinisë dhe nivelit të arsimit. Shifrat bëjnë me dije se shkalla e punësimit është më e lartë për ato të moshuar të cilët kanë arsim të mesëm, me 17.6%. Ndërkohë, për personat me arsim 8/9 vjeçar dhe ato me arsim të lartë ky tregues regjistrohet në 15.9% dhe 15.7% përkatësisht.
Nga ana tjetër, referuar treguesit sipas gjinisë, shohim se norma më e lartë e punësimit vërehet tek burrat me 22.4%, ndërsa për gratë kjo normë është 10.5%
Por çfarë thonë shifrat krahasuar me vendet e Europës apo Ballkanit?
“Scan Intel” ka analizuar normën e punësimit të të moshuarve në moshë pensioni në vendet e Europës, nga ku rezulton se Shqipëria renditet mes vendeve me normën më të lartë, pas Islandës dhe Estonisë. Mesatarja e Bashkimit Europian për këtë tregues është 6.4%, ndërkohë për Serbinë nomra e të punësuarve mbi 65 vjeç është 9%. Rumania dhe Belgjika janë vendet që renditen në fund të grafikut me shkallën më të ulët.
Theksojmë se kjo rritje e shkallës së të punësuarve mbi 65 vjeç vjen në një moment kur papunësia tek të rinjtë po rritet. Nëse bejmë një përllogaritje të thjeshtë të shifravve zyrtare nga INSTAT, shohim se në vitin që lamë pas dolën nga tregu i punës rreth 21 mijë persona të grupmoshës 15-29 vjeç.
Por përse kjo normë e lartë dhe mbi të gjitha në rritje? Mund të vijë si pasojë e mos plotësimit të nevojave të pensionistëve vetëm nga pensioni, por gjithashtu mund të përmendim edhe të vetëpunësuarit e kësaj grupmoshe në sektorin e bujqësisë. Një arsye tjetër mund të jetë edhe mungesa e fuqisë punëtore në sektorë të veçantë ku shumë persona vijojnë të punojnë edhe pasi dalin në pension.
Sondazh

Bien të ardhurat nga renta minerare - Taksa për naftën dhe mineralet / Në 7 muaj arkëtohen 1.64 mld lekë, 9.9% më pak se vjet
Ola Mitre/ SCAN Të ardhurat nga renta minerare pësuan rënie në 7 muajt e parë të vitit, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të......

Vera 2024, më e nxehta e regjistruar ndonjëherë - Temperaturat rekord rrisin rrezikun e fatkeqësive natyrore
Kristi Ceta/ SCAN Bota po del nga vera e saj më e nxehtë e hemisferës veriore që nga fillimi i regjistrimit të të dhënave, tha shërbimi i monitorimit të......

Tarifë për turistët në “Fontana di Trevi”? - Po konsiderohet hyrja me pagesë në shatërvanin e famshëm
Kristi Ceta/ SCAN Bashkia e Romës po mendon seriozisht të vendosë hyrjen me pagesë në shatërvanin mbresëlënës të Trevit për të luftuar turizmin masiv. I......

Marrëveshja e parë ndërkombëtare për “IA”- BE, SHBA dhe Britania pritet të nënshkruajnë traktatin
Kristi Ceta/ SCAN Marrëveshja e parë ligjërisht e detyrueshme ndërkombëtare e inteligjencës artificiale është e hapur për nënshkrim nga vendet që e kanë......

Sa hua u morën për çeljen e një biznesi? - Totali i kredisë arriti në 470 mln euro në fund të muajit korrik
Ledina Elezi/SCAN Gjithnjë e më pak individë po zgjedhin të marrin kredi për hapjen e një biznesi, që nënkupton se kursimet nga të ardhurat personale......

Ekonomia gjermane, e “paralizuar” - Instituti Ifo nuk parashikon rritje, rreziku i recesionit mbetet i lartë
Kristi Ceta/ SCAN Ekonomia e Gjermanisë ka të ngjarë të ngecë këtë vit, tha instituti Ifo, duke ndryshuar parashikimin e mëparshëm për rritje prej 0.4%.......

Sa biznese u hapën gjatë vitit në Shqipëri? - “Lulëzojnë” sërish të vetëpunësuarit, rreth 65% janë me status “person fizik”
Elisabeta Dosku/ SCAN Perfomanca pozitive e ekonomisë shqiptare përgjatë këtij viti është reflektuar edhe në ndërmarrjen e iniciativave të reja private nga......

BE blen më shumë gaz nga Rusia se nga SHBA - Bien importet nga Uashingtoni në tremujorin e fundit
Kristi Ceta/ SCAN Sipas një studimi të ri të tregut të energjisë, për herë të parë në gati dy vjet, vendet e BE-së importuan më shumë gaz natyror në një......