Shqipëria Postuar më 6 Shtator 2024, 12:00

Sa hua u morën për çeljen e një biznesi? - Totali i kredisë arriti në 470 mln euro në fund të muajit korrik

Nga SCAN TV
Sa hua u morën për çeljen e një biznesi? - Totali i

Ledina Elezi/SCAN

Gjithnjë e më pak individë po zgjedhin të marrin kredi për hapjen e një biznesi, që nënkupton se kursimet nga të ardhurat personale vazhdojnë të mbeten burimi fillestar i kapitalit për shumë biznese të vogla. Referuar të dhënave nga Banka e Shqipërisë, deri në fund të muajit korrik të këtij viti, vlera e huave të marra për çeljen e një biznesi kapte shifrën 470 milionë euro. Kjo vlerë ka rënë me 38 milionë euro krahasuar me muajin qershor, ku huaja arrinte në 508 milionë.

Ndërkohë, rreth 962 milionë euro është vlera më e lartë e kredive të aprovuara nga bankat për hapjen e një biznesi të ri nga individët, e regjistruar në muajin gusht 2023. Ndërsa që prej muajit shtator të vitit të kaluar, ku totali i huasë arrinte në 907 milionë, vërehet një tendencë rënëse në vlerë. Nga muaji në muaj, ka një rënie të totalit të huasë me një vlerë prej mesatarisht 30 – 40 milionë euro.

Shumë sipërmarrës preferojnë të përdorin kursimet personale për hapjen e një biznesi të ri, pasi u jep më shumë fleksibilitet dhe liri në mënyrën se si e investojnë dhe menaxhojnë kapitalin e tyre, pa presionin e ripagimit të kredisë. Kreditë kanë rrezikun e detyrimit për të bërë pagesa të rregullta dhe nëse biznesi nuk funksionon ashtu siç pritej, mund të çojë në ngërçe të thella financiare ose falimentim.

Normat e larta të interesit, tarifat, kërkesat strikte të huasë dhe nevoja për kolateral, ndonjëherë stepin shumë individë që të aplikojnë për kredi me qëllim hapjen e një biznesi. Nga ana tjetër, janë sipërmarrësit e mëdhenj ata të cilët preferojnë të përdorin kredi bankare për të aksesuar shuma më të mëdha kapitali.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat