BE blen më shumë gaz nga Rusia se nga SHBA - Bien importet nga Uashingtoni në tremujorin e fundit

Kristi Ceta/ SCAN
Sipas një studimi të ri të tregut të energjisë, për herë të parë në gati dy vjet, vendet e BE-së importuan më shumë gaz natyror në një tremujor nga Rusia sesa nga Shtetet e Bashkuara. Nga prilli në qershor, Bashkimi Evropian bleu më shumë se 12.7 miliardë metra kub gaz nga Rusia dhe 12.3 miliardë nga SHBA, sipas raportit të konsulencës Bruegel me qendër në Bruksel.
Pavarësisht se dërgesat nga Rusia ranë pak në krahasim me tremujorin e parë të 2024, ato nga SHBA ranë më shumë, zbuloi kërkimi. Norvegjia mbetet furnizuesi më i madh i gazit për BE-në me 23.9 miliardë metra kub në tre muajt e dytë të vitit.
Rusia mbante këtë pozicion deri në pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022, pas të cilit shumë shtete të BE-së reduktuan importet nga Rusia. Sipas statistikave të qeverisë gjermane, vendi nuk blen më gaz nga Rusia. Megjithatë, në të gjithë BE-në, Rusia ka arritur në vendin e dytë në listën e furnizuesve, duke kaluar përpara SHBA-së. Destinacionet importeve nuk janë të qarta nga të dhënat.
Kohët e fundit, opozita gjermane ka kërkuar vazhdimisht një ndalim të importit të gazit rus në nivel të Bashkimit Evropian.
"Evropianët po mbështesin Ukrainën me miliarda dhe njëkohësisht po paguajnë miliarda në arkën e luftës së Putinit. Kjo nuk është as e përgjegjshme, as e arsyeshme dhe as e besueshme," thonë përfaqësuesit e opozitës.
Gjithashtu është kërkuar një shtesë në çmimin e gazit të importuar nga Rusia për të rritur ndihmën financiare dhe ushtarake për Ukrainën.
Sondazh

Konkurrueshmëria e produkteve shqiptare në BE - Gonxhja: Po punohet që bizneset tona të përmbushin standardet europiane
Diamila Leka/SCAN Konkurrueshmëria dhe rritja e aksesit në tregje të produkteve shqiptare me standard europiane ishte tema kryesore e mbledhjes së Këshillit......

Michel Barnier, kryeministri i ri i Francës - Ish-negociatori i BE për Brexit emërohet nga Presidenti Macron
Kristi Ceta/SCAN Presidenti francez Emmanuel Macron emëroi Michel Barnier, ish-negociatorin e Bashkimit Evropian për Brexit-in, si kryeministër të tij të ri......

Trafiku, do të monitorohen 200 km rrugë - Balluku: Përfshihen 3 akse, të dhënat do shërbejnë edhe për projektet e ardhshme rrugore
Ola Mitre / SCAN Në Qendrën Kombëtare të Monitorimit të Trafikut po kryhen punimet e fundit për instalimin e sistemeve kompjuterike, përmes së cilave do të......

Ҫelet ekspozita e fotografisё sociale nё galerinё “Gocat” - “Fondacioni Mane” mbёshtet komunitetin e artistёve
Saimira Dako/ SCAN Galeria e re e artit bashkëkohor në Tiranë, krijuar nga Fondacioni Mane, është tashmë një destinacion i rëndësishëm për artistët dhe ata......

Zhvillimi i turizmit nxiti konsumin e cigareve në vend - 257 ton, të zhdoganuara gjatë gushtit. Shuperka: Po importohen produkte të reja
Hamit Yzeiraj/ SCAN TV Shqiptarë të etur për të konsumuar cigare dhe turistë të huaj të shumtë në vend ka nxitur importin e cigareve në vend. (Grafik 1)......

Licencohen 198.6 MW energji diellore - Prodhimi i energjisë nga centralet fotovoltaike, 8 licenca të reja gjatë vitit 2024
Ola Mitre / SCAN Viti 2024 ka shënuar zhvillime në drejtim të licencave të dhëna për prodhimin e energjisë nga dielli dhe kapacitetit që pritet të......

Administrata publike bëhet më e “lakmuar” - Rritet numri i të punësuarve. Cilat institucione kanë shtuar staf?
Elisabeta Dosku/ SCAN Administrata publike është “rritur” me mbi 600 punonjës që nga muaji shkurt i këtij viti. Në aktin normativ të miratuar së fundmi nga......

Shpallet lista e fituesve të subvencioneve në bujqësi - Nga mbi 15 mijë aplikantë që kaluan fazën e parë, financohen rreth 4300 fermerë
Elisabeta Dosku/ SCAN Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka shpallur listën përfundimtare të aplikantëve që do të përfitojnë mbështetje me......