Kursimet e individëve arrijnë në 598 mld lekë - Depozitat e bizneseve me afat njëvjeçar përjetojnë rënien më të madhe

Ledina Elezi/SCAN
Totali i depozitave në sektorin bankar ka përjetuar një rritje të ndjeshme në muajin korrik. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se vlera e depozitave ka arritur në 781 miliardë në fund të shtatëmujorit, pasi shënoi një ulje të konsiderueshme në qershor.
Konkretisht, vetëm depozitat e individëve kapën shifrën 598 miliardë lekë në korrik nga 595 miliardë që ishte në muajin pararendës. Depozitat me afat mbi 2 vjet vazhdojnë të grumbullojnë pjesën më të madhe të kursimeve të shqiptarëve, teksa në korrik kanë regjistruar një rritje me rreth 689 milionë. Kjo për arsye se depozitat afatgjata ofrojnë norma më të mira interesi krahasuar me depozitat afatshkurtra, duke siguruar një kthim më të lartë nga kursimet. Gjithashtu, shumë individë preferojnë t'i depozitojnë paratë e tyre për një afat të gjatë për të arritur qëllime specifike financiare si kursimi për një shtëpi, arsimim apo pension.
Nga ana tjetër, depozitat me afat 6 muaj vijojnë prirjen rënëse, teksa vlera e tyre ka shkuar nga 9.6 miliardë në 9.4 miliardë lekë. Ndërsa depozitat me afat një muaj vazhdojnë të mbeten më pak tërheqëse për qytetarët, kjo për arsye se interesi llogaritet për një periudhë të shkurtër, e për rrjedhojë kthimi i investimit është mjaft i ulët krahasuar me opsionet afatgjata. Maturimi më i shpejtë i depozitës kërkon rinovime shumë të shpeshta ose vendime riinvestimi.
Po për bizneset, si shfaqet ecuria e depozitave?
Depozitat me afat njëvjeçar vazhdojnë të ruajnë shumicën e të ardhurave të bizneseve, duke i siguruar atyre një menaxhim më të mirë të likuiditetit. Megjithatë, vlera e tyre ka pësuar një rënie drastike në fund të muajit korrik, duke zbritur nga 5.7 miliardë në 5.3 miliardë lekë. Ndërsa vlera e lekëve në depozitat pa afat ka shënuar rritjen më të madhe.
Sondazh

Shqiptarët “dynden” drejt Greqisë dhe Turqisë - Zani: U larguan në kërkim të një shërbimi më cilësor turistik
Hamit Yzeiraj/ SCAN Greqia dhe Turqia ngelën destinacionet e preferuara të shqiptarëve për të kaluar pushimet e tyra përgjatë këtij sezoni veror. Përgjatë......

Bien të ardhurat nga renta minerare - Taksa për naftën dhe mineralet / Në 7 muaj arkëtohen 1.64 mld lekë, 9.9% më pak se vjet
Ola Mitre/ SCAN Të ardhurat nga renta minerare pësuan rënie në 7 muajt e parë të vitit, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të......

Nisin ndryshimet në drejtimin e Policisë së Shtetit - Hapet gara për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm
Hamit Yzeiraj/ SCAN Policia e Shtetit pritet të ketë drejtues të rinj. Njoftimin e bëri ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, në daljen e tij të parë për......

Dy kopshte publike në Bashkinë e Përmetit pajisen me sisteme diellore fotovoltaike falë financimit të Qeverisë Japoneze
Sot, në dy kopshte publike në Bashkinë e Përmetit u instaluan dy sisteme diellore fotovoltaike, me financim nga Qeveria e Japonisë. Në ceremoninë zyrtare të......

Nuk ka dalje në pension?! - Shqipëria, mes vendeve me normën më të lartë të punësimit për moshën mbi 65 vjeç
Xhorxhina Deda/ SCAN Ndryshimet demografike luajnë një rol shumë të rëndësishëm në formësimin e fuqisë punëtore të çdo kombi. Siç dihet, kur një popullsi......

Bien të ardhurat nga renta minerare - Taksa për naftën dhe mineralet / Në 7 muaj arkëtohen 1.64 mld lekë, 9.9% më pak se vjet
Ola Mitre/ SCAN Të ardhurat nga renta minerare pësuan rënie në 7 muajt e parë të vitit, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të......

Vera 2024, më e nxehta e regjistruar ndonjëherë - Temperaturat rekord rrisin rrezikun e fatkeqësive natyrore
Kristi Ceta/ SCAN Bota po del nga vera e saj më e nxehtë e hemisferës veriore që nga fillimi i regjistrimit të të dhënave, tha shërbimi i monitorimit të......

Tarifë për turistët në “Fontana di Trevi”? - Po konsiderohet hyrja me pagesë në shatërvanin e famshëm
Kristi Ceta/ SCAN Bashkia e Romës po mendon seriozisht të vendosë hyrjen me pagesë në shatërvanin mbresëlënës të Trevit për të luftuar turizmin masiv. I......