Bien të ardhurat nga renta minerare - Taksa për naftën dhe mineralet / Në 7 muaj arkëtohen 1.64 mld lekë, 9.9% më pak se vjet

Ola Mitre/ SCAN
Të ardhurat nga renta minerare pësuan rënie në 7 muajt e parë të vitit, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave për periudhën janar – korrik të këtij viti u arkëtuan rreth 1.64 mld lekë lekë apo 9.9% më pak se e njëjta periudhë e vitit 2023, kur u arkëtuan rreth 1.82 mld lekë. Kjo ulje e të ardhurave duket se reflekton uljen e çmimit të naftës, në tregjet ndërkombëtare. Kjo pasi, kompanitë paguajnë në shtet rentën minerare, që përllogaritet mbi vlerën e tatueshme të të ardhurave nga aktiviteti i nxjerrjes së naftës dhe mineraleve.
Ulja mund të shkaktohet edhe nga rënia e prodhimit, por të paktën kompania shtetërore e naftës Albpetrol raporton sasi thuajse të njëjta prodhimi për vitin 2024, në raport me vitin që shkoi. Ndërkohë, të dhënat nga Bankers Petroleum, që ushtron aktivitetin në fushën më të madhe naftëmbajtëse, të Patos Marinzës nuk janë bërë publike. Edhe sasia e mineraleve të prodhuar gjatë periudhës 7-mujore nuk është publikuar ende.
Gjithsesi, në vitin 2021 hynë në fuqi ndryshimet ligjore që përjashtuan nga taksa e rentës minerare për një periudhë 3-vjeçare mineralet metalore që përpunohen në vend dhe eksportohen në formën e nënprodukteve minerare, çka ndikon në uljen e të ardhurave. Për hidrokarburet, renta minerare llogaritet duke aplikuar një normë prej 10 për qind të vlerës së tregut të naftës dhe gazit, të nxjerra në territorin e Republikës së Shqipërisë. Për kromin, bakrin dhe hekur-nikelin, ajo është në masën 6%, ndërsa për mineralet e tjerë varion nga 4%-10%.
Sondazh

Nisin ndryshimet në drejtimin e Policisë së Shtetit - Hapet gara për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm
Hamit Yzeiraj/ SCAN Policia e Shtetit pritet të ketë drejtues të rinj. Njoftimin e bëri ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, në daljen e tij të parë për......

Dy kopshte publike në Bashkinë e Përmetit pajisen me sisteme diellore fotovoltaike falë financimit të Qeverisë Japoneze
Sot, në dy kopshte publike në Bashkinë e Përmetit u instaluan dy sisteme diellore fotovoltaike, me financim nga Qeveria e Japonisë. Në ceremoninë zyrtare të......

Nuk ka dalje në pension?! - Shqipëria, mes vendeve me normën më të lartë të punësimit për moshën mbi 65 vjeç
Xhorxhina Deda/ SCAN Ndryshimet demografike luajnë një rol shumë të rëndësishëm në formësimin e fuqisë punëtore të çdo kombi. Siç dihet, kur një popullsi......

Bien të ardhurat nga renta minerare - Taksa për naftën dhe mineralet / Në 7 muaj arkëtohen 1.64 mld lekë, 9.9% më pak se vjet
Ola Mitre/ SCAN Të ardhurat nga renta minerare pësuan rënie në 7 muajt e parë të vitit, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të......

Vera 2024, më e nxehta e regjistruar ndonjëherë - Temperaturat rekord rrisin rrezikun e fatkeqësive natyrore
Kristi Ceta/ SCAN Bota po del nga vera e saj më e nxehtë e hemisferës veriore që nga fillimi i regjistrimit të të dhënave, tha shërbimi i monitorimit të......

Tarifë për turistët në “Fontana di Trevi”? - Po konsiderohet hyrja me pagesë në shatërvanin e famshëm
Kristi Ceta/ SCAN Bashkia e Romës po mendon seriozisht të vendosë hyrjen me pagesë në shatërvanin mbresëlënës të Trevit për të luftuar turizmin masiv. I......

Marrëveshja e parë ndërkombëtare për “IA”- BE, SHBA dhe Britania pritet të nënshkruajnë traktatin
Kristi Ceta/ SCAN Marrëveshja e parë ligjërisht e detyrueshme ndërkombëtare e inteligjencës artificiale është e hapur për nënshkrim nga vendet që e kanë......

Sa hua u morën për çeljen e një biznesi? - Totali i kredisë arriti në 470 mln euro në fund të muajit korrik
Ledina Elezi/SCAN Gjithnjë e më pak individë po zgjedhin të marrin kredi për hapjen e një biznesi, që nënkupton se kursimet nga të ardhurat personale......