Desktop - General - 1
Desktop - General - 4
Shqipëria Postuar më 6 Shtator 2024, 15:09

Nisin ndryshimet në drejtimin e Policisë së Shtetit - Hapet gara për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm

Nga SCAN TV
Nisin ndryshimet në drejtimin e Policisë së Shtetit - Hapet gara

Hamit Yzeiraj/ SCAN

Policia e Shtetit pritet të ketë drejtues të rinj. Njoftimin e bëri ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, në daljen e tij të parë për mediat, 30 ditë pasi mori këtë detyrë. Një ditë pas dorëheqjes së drejtorit të Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku, ministri ka nxjerrë Udhëzimin për fillimin e procedurave të përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe në zbatim të tij, në detyrën e përkohshme të drejtuesit të lartë të Policisë, do të komandohet Zv.drejtori i Përgjithshëm, Sokol Bizhga.

I ftoj të gjithë drejtuesit të Policisë, të cilët janë sipas rangjeve të parashikuara nga ligji të kandidojnë për Drejtor të Përgjithshëm. Nëse e kanë këtë ambicie të mos ngurrojnë. Procesi është i hapur dhe zgjedhja do të jetë e pandikuar nga asgjë tjetër, përveç vlerave individuale të çdo kandidature.

Sipas tij, ligji i ri i sapomiratuar i Policisë së Shtetit është një platformë e shkëlqyer për reformimin dhe modernizimin e mëtejshëm të trupës policore.

Sot, është dita për ta kaluar stafetën tek një tjetër gjeneratë drejtuesish, të cilët falë punës kolosale të bërë deri këtu, nuk do ta fillojnë rrugën e tyre nga gremina e vitit 2013, por nga një lartësi e arritur me mundin e me kohën e një dekade dhe nuk do të kenë asnjë justifikim për të mos e ngjitur Policinë e Shtetit në rangun e trupave më të mira të Bashkimit Europian.

Ministri Ervin Hoxha siguroi se, asgjë nuk do të ndikojë në procesin e përzgjedhjes së drejtuesve, veç meritës dhe integritetit.

 

Sondazh

Poll

Live TV

All - General - 2
Të fundit
Të gjitha lajmet
All - General - 3
Desktop - General - 7

Më të vizituarat