Pa diplomë, cilat janë vendet e punës që kërkon tregu? - Bizneset janë në krizë për fuqi punëtore, nga fermerët tek zanatet

Mungesa e fuqisë punëtore është kthyer në një problematikë shumë të madhe për bizneset në mbarë vendin duke sjellë një përmbysje të situatës. Më parë tregu kërkonte më së shumti punonjës të kualifikuar, ndërsa tashmë kërkesa është në rritje për plotësimin e vendeve vakante që nuk kërkojnë një diplomë, apo që i përshtaten më së miri punëkërkuesve të papunë që nuk kanë formimin e duhur.
Në faqen e saj zyrtare, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka të listuara 1577 vende të lira pune nga biznese private por edhe institucione shtetërore në të gjithë vendin.
Ajo që bie në sy është se shumica e pozicioneve vakante nuk kërkojnë një diplomë apo kualifikime të posaçme. Kështu disa nga kategoritë e pozicioneve të tilla janë: punëtor lavanderie; shitës në dyqan; punëtor pastrimi; sistemues malli; roje; picajol; punëtor lavanderie punëtor ambalazhimi; punëtor krahu; punëtor paketimi; punëtor i vendosjes së etiketave me makineri; magazinier; shofer autobusi; recepsionist; sanitar; punëtor krahu pyjesh; fermer blegtorie; rrobaqepës; kamarier; banakier; hidraulik; marangoz; punëtor në baxho qumështi; motorist; tapicier. Shumica e punëdhënësve nuk kërkojnë as eksperiencë tek aplikantët duke marrë përsipër në një farë mënyrë edhe trajnimin e tyre në vendin e punës.
Gjithashtu, në këtë faqe janë të listuar edhe pozicione që kërkojnë arsim të lartë dhe eksperiencë, siç janë infermierë, mjek, inxhinierë kompjuterësh; specialist i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit; kontabilist; inxhinier druri, etj.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Gati planet emergjente për fatkeqësitë natyrore - Hyn në fuqi strategjia kombëtare për zvogëlimin e riskut
Minimizimi i riskut ndaj rreziqeve që vijnë si pasojë e tërmeteve, përmbytjeve, rrëshqitjeve të tokës, zjarreve, aksidenteve teknologjike e deri të sëmundjet......

Dokumenti për integrimin, Qeveria pranon “largimin e trurit” - Kushtet ekonomike, pabarazia, mosbesimi te institucionet, korrupsioni, shërbimet, gjakmarrja
Dokumenti zyrtar i Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrimin Evropian është ndër të paktët ku Qeveria shqiptare pranon fenomenin e largimit të të......

Miliarda dollarë të bllokuara në Rusi - Investitorët e huaj përpiqen të anashkalojnë sanksionet
Miliarda dollarë që u përkasin investitorëve të huaj, aktualisht janë bllokuar në Moskë. Dividentët e aksioneve, interesat e obligacioneve dhe çdo gjë që......

Shënon rënie inflacioni në SHBA - Yellen: Ka ende shumë punë për arritjen e nivelit prej 2%
Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen tha se inflacioni i SHBA-së po ulej, por kishte akoma më shumë punë për të bërë për ta sjellë atë në përputhje me......

Aplikim në ministri për TEC privat - Fuqia e instaluar 170 MW, propozues “GENER 2” dhe grekët e “GEK TERNA”
Pavarësisht se strategji të ndryshme në vend synojnë diversifikimin e burimeve të rinovueshme të energjisë, pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë......

Klima e konsumit në Gjermani po përmirësohet!
Për shkak të pakësimit të frikës nga recesioni, klima e konsumit në Gjermani po përmirësohet për të pestin muaj radhazi. Konsumatorët e vlerësuan situatën......

Probleme të shumta me sigurinë / Tesla-s i është dashur të tërheqë 3.8 milion makina që nga viti 2018
Tesla-s i është dashur të tërheqë 3,800,000 makina që nga viti 2018 për një mori arsyesh, nga defektet e softuerit deri te problemet e drejtimit. Edhe pse......

Turqi: Pritja e gjatë për një vizë gjermane
Qeveria gjermane u premtoi viktimave një mënyrë më të lehtë për të marrë një vizë turistike, por pengesat janë të mëdha. Shumë njerëz në Turqi nuk kanë......